Në një intervistë para disa kohësh Xhelil Gjoni, numri dy i regjimit komunist në fundin e tij, tha hapur atë që opinioni publik e kuptoi me kalimin e viteve: Se ndërrimi i sistemeve është dirigjuar plotësisht nga figurat kryesore të regjimit me në krye ish Presidentin Alia.
Nga arkiva e gazetës DITA kemi shkëputur këtë intervistë me Skënder Gjinushin, akrualisht, akademik i tërhequr nga politika aktive, ish-Ministër i Arsimit në vitet e teatrit politik të ndërrimit të sistemeve.
Profesor Gjinushi pyetet fillimisht nga gazetarja Mira Kazhani: “Para se t’ju pyes për versionin tuaj, është pak e çuditshme pse ju nuk e keni përmendur që keni qenë me Sali Berishën në Qytetin Studenti, teksa dihet që ju dhe Lisien Bashkurti keni negociuar me studentët…”
Ai përgjigjet: “Unë s’e kam fshehur kurrë, por nuk e di si e pse mediat dhe persona të caktuar e kanë censuruar një fakt të tillë. Më vjen shumë habi që është ky perceptim dhe ju mendoni kështu. Madje sot më pyesni për çfarë të doni. Unë do ju tregoj fakte dhe ju pastaj konkluzionet nxirrini vetë…”
Mes të tjerash ai tregon:
“…Më thanë që ata të dy kishin ardhur të protestonin se ishin dhunuar studentët. Kjo ishte fraza që dëgjova. Ndërkohë që po rregulloheshim nëpër makina, na thanë se shoku Xhelil kërkonte Saliun. Saliu u ngjit, zbriti dhe pastaj shoku Sali që supozohej do vinte me ne, i hipi makinës së Xhelilit. Tani ai e pranon vetë se nga aty ka ikur te Ramizi. Në mbrëmje shkuam sërish në Q.Studenti dhe aty mora vesh që ishte caktuar Saliu për të negociuar”.
DITA: Zoti Gjoni thotë të vërtetën apo ka shtrembërime faktesh siç pretendon Arben Imami?
Skënder Gjinushi: Ka thënë absolutisht të vërtetën!
DITA: Pra gjithçka qenka dirigjuar nga Ramiz Alia dhe të tjerët. Ju ishit pjesë?
Skënder Gjinushi: Unë kam qenë disa herë në atë kohë në Q.Studenti. Për herë të parë e kujtoj që ka qenë ditë e shtunë dhe jam thirrur nga Adil Çarçani, për të inspektuar punimet në Q.Studenti, sepse në atë kohë ishin ndërtuar shumë godina dhe kishte një vëmendje të ministrisë për Qytetin. U çudita pak që duhet të shkonim kështu papritur, për të inspektuar punimet. Kemi qenë unë, Adil Çarçani dhe ministri i Ndërtimit Ismail Ahmeti. Pamë edhe atë kaldajën dhe aty kemi marrë vesh që një grup studentësh kërkonin takim. Jemi ndaluar te një godinë vajzash. Mund të them që ndihej që ziente diçka. E vërteta është që ka patur nja dy a tre studentë që po e ngrinin zërin më shumë. Ironizonin me kushtet, me të ftohtin. Por nuk bëhet fjalë që të ketë pasur ndonjë acarim, të jenë lëshuar sharje. T’i them këto se kam lexuar lart e poshtë plot sajesa të kësaj natyre. Ka qenë vetëm një vajzë, e cila i dha një sens politik çështjes; ajo i tha Adil Çarçanit pasi iu drejtua me respekt dhe i foli për kushtet, diçka të tillë: “Ka thënë Foto Çami që këto masat i merrni sa për sy e faqe të botës”. Në të vërtetë këtë e kish thënë dikush, por jo Foto Çami. E kish thënë një tjetër, po pak rëndësi ka. Aty jam ngritur unë e i kam thënë asaj vajzës që edhe po e ka thënë këtë Foto Çami, këtu je duke folur me kryeministrin. Dhe nëse e ka thënë Foto Çami, shumë gabim ka bërë. Por kaq ishte biseda, nuk është se ajo studentja doli më hapur duke folur për ndonjë ndryshim më të madh. Por nuk ishte histori investimesh në Q.Studenti, se atje po investohej sa nuk ishte investuar në 20 vjet.
DITA: Pse, sistemi do ndryshohej pse nuk kishte investime në Qytetin Studenti? Ishte kaldaja që nuk punonte tek studentët, që do rrëzonte një regjim?
Skënder Gjinushi: Sigurisht që jo. Ua kam thënë edhe atëherë studentëve: Po jeni për kushtet e Q.Studenti, jeni më mirë se Shqipëria, po jeni për kushtet e Shqipërisë atëherë është tjetër gjë dhe hajde dhe flasim se ishte koha që duhej dhe pikë. Sistemi kish marrë rrugën me kohë.
DITA: Ju ishit të vetëdijshëm si kabinet qeveritar që kishte ardhur fundi i atij sistemi? E diskutonit këtë me njëri-tjetrin?
Skënder Gjinushi: Ka qenë një Enver Halili*, ju jeni e re dhe s’e kujtoni, por ai ishte njeriu i afërt i Ramizit dhe vinte na maste pulsin neve se çfarë mendonim. Dhe kam diçka që më duhet ta rrëzoj absolutisht, se nuk ishte kjo histori studentësh. Pse sipas jush e kishin kuptuar këtë gjë më mirë studentët dhe nuk e kuptonin intelektualët?! Ka vend ku të rrijë?! Do s’do, më me përvojë sesa ata ishim, kishim parë më shumë. Për shumë specifika, kishim vetë detyrim të reflektonim më shumë. Realiteti është se në të gjitha shtresat e popullsisë kish njerëz që e kuptonin ndryshimin dhe kishte nga ata që e kishin me urgjencë, dhe kishte që e kishin edhe me avash-avash.
DITA: Ju si e mendonit?
Skënder Gjinushi: Unë dihet sesi e mendoja. Se në mënyrë qesharake, shumë i janë referuar gazetave të kohës të cilat siç jua thashë, ishin të kontrolluara. Unë e kam thënë në Kuvendin e Shqipërisë, 1 muaj para lëvizjes studentore, ku kam folur hapur për ekonomi tregu, për pluralizëm politik dhe emigracion të ligjshëm. Fakti është që ka bërë shumë jehonë ky fjalim, por më i prekshëm ishte pjesa e deklaratës për emigracionin dhe këtë e ka thënë Alfons Gurashi, ndërsa “Zëri i Popullit” e ka çensuruar të nesërmen. Nëse disa mburren që kanë bërë ndonjë artikull dhe që nuk ishte kaq i avancuar, artikullin tim e censuruan ndonëse isha ministër Arsimi. Ky fjalim ishte dhe një nga kreditet që në ambientet studentore unë atëherë isha i mirëpritur. Kur ka nisur lëvizja studentore, jam lajmëruar nga Pirro Kondi dhe hera e parë që kam takuar Azem Hajdarin ka qenë një mbrëmje, ku më kujtohet se nuk pranonin të ndiznin dritat se kishin frikë se filmoheshin. Nuk mbaj mend se nga iku rektori në një çast, dhe kam parë me sy të lirë që mund të ishin rreth 200 a 300 vetë, dhe një oficer i prapavijës. Aty hymë në dialog, unë me ata. Ata thoshin se e mbështesnin Ramiz Alinë, dhe jo ftohja e jo ngrohja. Aty kam njohur për herë të parë Azem Hajdarin, i cili mbante një xhup të zi dhe më ofroi mikrofonin duke më thënë, ‘folu ti ministër, se ty të dëgjojnë’. Atëherë nuk është se dinim shumë edhe nga këto të folurat si në mitingje. Në një moment, Azemi ka thënë, ikim drejt sheshit Skënderbe; dhe i thashë: Mirë, do ikni, po ç’do bëni atje? Atje nuk ka asnjë veç Skënderbeut! Tani atje s’ka këmbë njeriu. Më kujtohet që thonin, ‘mbështesim Ramizin kundër merimangës’, e këto historitë kështu. Por nuk ishte ndonjë hata. Ishin reagime të lokalizuara dhe vetëm ata të vijës së parë ishin më të informuar, dihet! U sugjerova që të qëndronim në sheshin e tyre dhe të dialogonim aty. Dmth, nuk dija se çfarë mund të flitej me një turmë por kishte edhe spontanitete. Erdhi njëri dhe thirri “Para, para”, dhe ç’të bënim? Ecëm para, unë si ministër dhe studentët. Nazarko thotë që në atë kohë ka ecur në krahun tim; nuk e kujtoj me siguri, se kush i mban mend të gjitha, por prapë them mirë se paskam edhe dëshmitar. Por sigurisht kam edhe studentët e mi të matematikës si ai Fundo, që del ndonjëherë, por këta të matematikës janë edhe më të zgjuar disi.
DITA: Çfarë ndodhi më tej?
Skënder Gjinushi: Pastaj kanë filluar të këndojnë disa këngë patriotike dhe vargje, ‘mjaft me robëri, o e mjera Shqipëri’, që Saliu thotë ishin thirrje për armë. Në fakt jo. Pas pak kohe, studentët kërkuan takim me Ramiz Alinë. U vendos që një përfaqësi të takohej me Ramiz Alinë. Aty mora vesh që ishin shpërndarë një pjesë e tyre me shkopinj. Në fakt “duheshin rrahur” një çikë, që të rritej presioni se e kishin marrë me shumë qetësi, se tjetër logjikë s’kish ajo rrahje (qesh). Pyeta se çfarë ndodhi që u krijua kjo atmosferë dhe më thanë që kish humbur revolja e një oficeri. Se ça përralle ishte kjo, nuk e mora vesh asnjëherë. Të nesërmen bëhej një mbledhje qeverie dhe atë ditë bëhej mësim se në atë kohë zëvëndësoheshin ditët e festave. Na njoftuan se ata kishin dalë prapë dhe këtë herë pranë ambasadës italiane. Unë isha në zyrën time, kur më mori dikush që as sot s’e kam gjetur se kush më mori, ndonëse ishte numër që merrej vetëm nga zyrat kryesore – dhe më thotë që duhet të jesh në Q.Studenti për gjysmë ore, sepse do të shkojë atje shoku Ramiz në një takim me studentët. Kur nisem, afër ambasadës franceze dallova që rruga ishte tullë, e zbrazët. Nuk më pëlqeu boshatisja. Nisem tek konviktet dhe vijnë me vrap. Isha në një pozicion jo shumë komod, sepse në fund të fundit isha anëtar i qeverisë. Ndala makinën dhe takova studentët, të cilët disa ishin rrahur e më tregonin, shiko ç’na bënë. Kuptohej që sa më shumë kohë kalonte, vinin këta kryesorët. I pyeta, çfarë kërkoni? Se ngrohje-ftohjen s’e kërkoni te policët. Po kishte kështu, lëvizje spontane. Erdhi njëri e thoshte, “shiko ç’më bënë” dhe përmendi fjalën, “diktatura”. Dëgjo, – i thashë, – deri tek shkopi e guri quhet demokraci, po hyri plumbi quhet diktaturë.
Vendosëm që do i prisja në një takim dhe u largova. Pasdite na kërkuan në komitetin e partisë (të Tiranës) dhe kur shkoj atje, dukej alarm i madh. Hyr e dil. Më kujtohet që Xhelili (Gjoni) qe shumë i tensionuar, i merakosur për ndonjë dalje të situatës nga duart, dhe aty gjeta kohë për të treguar një histori që u shkonte përshtat rrethanave. “Ishte njëri në mbledhje organizate dhe u çua e tha: “Po qe e nevojshme, do marrim armët e do mbrojmë pushtetin”. Hë e shikon – më tha ai (Xhelili). Prit, i thashë, se pas 10 minutash ishte ngritur nga vendi ai dhe e kishin pyetur: Ku po shkon, të marrësh armët? Jo, ishte përgjigjur, “u çova se po shkoj pak në banjë, se prostata…”. Ma kishin thënë në vërtetë këtë histori. Populli ka humor edhe në çaste të vështira. Xhelili më tha që duheshin takuar studentët. I thashë që i kisha takuar edhe mbrëmë, dhe i shpjegova se janë turmë pa kokë. Më tha që atë natë do vinin edhe Saliu me Besnik Mustafajn. Më thanë që ata të dy kishin ardhur të protestonin se ishin dhunuar studentët. Kjo ishte fraza që dëgjova. Ndërkohë që po rregulloheshim nëpër makina, na thanë se shoku Xhelil kërkonte Saliun. Saliu u ngjit, zbriti dhe pastaj shoku Sali që supozohej do vinte me ne, i hipi makinës së Xhelilit. Tani ai e pranon vetë se nga aty ka ikur te Ramizi. Në mbrëmje shkuam sërish në Q.Studenti dhe aty mora vesh që ishte caktuar Saliu për të negociuar. Diçka kuptova, qëkur na rrëshqiti. Në darkë nuk ndodhi ndonjë gjë. Të paktën për t’u mbajt mend. Të hënën më thonë, do të shkosh tek Ramizi. Shkova aty tek-pullë. Më tha që kishte lënë një takim doktor Berisha. Më tha që të merrja edhe doktorin dhe i thashë, “ku ta gjej?”. Ramizi më tha se ai kish 3 orë që ishte në zyrën e Xhelilit. Dëgjojini, tha. Erdhi pas pak edhe Saliu, i cili rrinte si nxënësi para mësuesit, kokëulur. Kështu rrinte ai. Unë e pyeta se çfarë qëndrimi do mbahet, cili është pozicioni ynë. Ramizi u kthye nga Saliu dhe i tha: Si e the ti, Sali? Iu referua Saliut për takimin me intelektualët. Saliu s’po përgjigjej. I thashë unë që Saliu ka thënë (neve s’na kishin ftuar në atë takim të intelektualëve, nuk na kishin konsideruar të rëndësishëm ne grupin e ministrave që kishim mendimin tjetër) se masat e ndërmarra kohët e fundit janë më të avancuara se psikologjia shoqërore. Ideja e Saliu kishte qenë se partia po ecte më shpejt sesa populli.
-Atëhere, – tha Saliu, – tani jo më. Dhe atëhere ai e kishte fjalën për 3 muaj më parë. Aty kuptohej se kishte ndërruar skema. Ose të paktën kështu e lexova unë.
DITA: Troç zoti Gjinushi, lëvizja studentore ishte e dirigjuar nga regjimi i kohës. U zgjodhën studentët apo ishte diçka spontane?
Skënder Gjinushi: Tashmë pakënaqësia ishte e akumuluar. Presioni i lindjes kish mbërritur këtu. Tani vërtet Ramiz Alia nuk i parapriu, por as nuk frenoi me gjak. Unë gjithmonë kam bërë një krahasim mes Ramizit dhe Saliut. Ramizi ka luajtur gjithmonë me balona dhe e di gjithmonë kur duhej lëshuar peri. Ndërsa Saliu s’ka luajtur, dhe sa më shumë i fryn era, aq më shumë mban litarin pas pemës dhe i këputet. Balona të mëson shumë politikë.
DITA: Pse ja dha perin e pushtetit Ramiz Alia, doktor Berishës? Ai nuk i rrëfeu kurrë motivet që e çuan në atë përzgjedhje. Pse vallë e qepi gojën udhëheqësi i fundit komunist?
Skënder Gjinushi: Atë unë nuk e di. Mundet t’ja kenë servirur, ndoshte lobe të caktuara. Mundet të ketë qenë një zgjedhje personale. Unë këtë s’e di.
DITA: A e ke takuar më vonë Ramiz Alinë? Ke pasur kuriozitet ta pyesësh? Psh, ju ishit i ri dhe ministër Arsimi në atë kohë. Një figurë që fliste për ekonominë e tregut dhe pluralizmin. Studentët nëse është siç thoni ju, ju pëlqenin. Dhe Berisha shfaqet nëpër makinat e aparatit të regjimit. Pak e çuditshme.
Skënder Gjinushi: Nuk e di pse unë edhe të tjerë si Ismail Ahmeti psh, u anashkaluam. E kam pyetur njëherë Ramizin. I kam thënë që nëse e ka njohur më parë se çfarë është Saliu dhe e ka zgjedhur, i ka borxhe të mëdha këtij vendi. Nëse ja kanë servirur, është tjetër gjë. Ai më tha që jo, nuk ishte kështu. Por e ndjeva që nuk ishte i sinqertë dhe se nuk donte të fliste.
DITA: Ju vetë çfarë mendoni. E keni një ide në kokë? Çfarë gjeti tek Berisha që ju s’e kishit…
Skënder Gjinushi: Ne në atë kohë mendonim se Berisha ishte si lëngu i parë i fasuleve. Që ishte zgjedhur sa për fasadë dhe se ishte energjik dhe i përshtatshëm për frymë mitingjesh. Tani që nuk rezultoi lëngu i parë i fasuleve, mendoj që Berishën ja kanë servirur Ramizit. Arsyet dhe kush, këtë unë nuk e di vërtet.
DITA: Po krijimin e PD-së e kontrolloi gjithashtu regjimi, siç thotë dhe zoti Gjoni?
Skënder Gjinushi: A ju shkon në mendje se ka ndonjë regjim që nuk ushtron kontroll mbi një lëvizje? Aq më tepër, mbi një lëvizje që e kish zgjedhur vetë që të ishte e tillë. Sistemi kish marrë fund dhe studentët ishin alternativa më e paqtë. Ramiz Alia nuk ishte dot një Gorbaçov, por ka meritën e tij të një qetësie dhe që siguroi një kalim të butë pa viktima. Në çdo vend, studentët dhe minatorët janë ata që mund të bëjnë ndryshimet. E dini pse? Sepse ata kanë solidaritet. Në Shqipëri, disidenca nuk ishte e organizuar. Nuk bëhej bashkë. Nuk kishte fare. Më kujtohet, gjatë takimit me opozitën, ku ajo antikomunistja e thekur Mesila Doda thotë që unë kam dalë nga banja e Ramizit. Ka të drejtë ajo, se në fakt mbajti gjallë grevën e urisë. Por gënjen dhe ka folur në emër të Saliut, kur e ka thënë diçka të tillë; se e para e punës, ai takimi është bërë në një korridor. Nga cila banjë do dilja unë?! Gjithsesi më kujtohet nga ai takim, që ka qenë një numër i revistës “Shkenca dhe Jeta” me foton e bustit të Enverit dhe Azemi i ka thënë Ramizit: Nesër do e rrëzojmë këtë, duke e treguar me dorën që kthehej përmbys. Ik se s’merr vesh ti, i tha Ramizi. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Ishin të gjitha shenjat që kjo ishte një skemë. Mund të kishte dhe të papritura, por koha tregoi që gjithçka shkoi në paqe.
DITA: M’u duk sikur e kishit peng që nuk ju ka zgjedhur ju Ramiz Alia?
Skënder Gjinushi: Jo, nuk po them për vete. Po në atë kohë kishte intelektualë dhe ndoshta Ismail Ahmeti do kish qenë një zgjedhje e mirë. Dhe diçka tjetër, se më kujtohen gjërat kështu. Kaq aq shumë, sa nuk del koha as një intervistë. Kemi qenë diku unë, Gramoz Pashko dhe Lisien Bashkurti. Aty kam parë për herë të parë edhe futjen në skenë të Gramozit. Erdhi Berisha dhe u foli atyre të dyve, dhe pashë që mua s’më vuri re. Iu drejtua atyre duke u thënë: “Ti Gramoz dhe Lisien, do uleni të shkruani programin e PD-së”. Kur më pa që isha aty, m’u duk se nuk i pëlqeu.
DITA: Programin i PD është bërë në shtëpinë e të ndjerit Gramoz Pashko. Janë edhe pamjet filmike. Të jetë e mundur që kudo të jetë dora e regjimit?
Skënder Gjinushi: E vini në dyshim…?!
Tere levizjet per ndryshimin e sistemit jane drejtuar direkt nga Ramiz Alia duke shfrytezuar organet dhe agjentet speciale te sigurimit te shtetit. PD ishte krijese e tij madje edhe drejtuesit e saj dhe statuti. Po te mos drejtohej me shume zgjuaresi ky ndryshim nga Ramizi, mund te behej kasaphane me humbje te medha jetesh. Shteti kishte tera mundesite te shtypte me lehtesi çdo levizje proteste opozitare por, me urdher te Ramizit, nuk e beri. Po keshtu edhe me 2 prill 1991, ishte Ramizi qe nuk lejoi arrestimet.Vendi ishte ne uri te plote, mungonin dhe tere ushqimet kryesore. Burgjet ishin plot e plot dhe shteti nuk kishte as buke tiu jepte te burgosurev. Populli ishte tashme i lodhur nga varferia qe sollen reformat injorante e ideologjike te tufezimit socialist etj. etj. dhe deshprimi i tij mund te shperthente me violence.
Eee mor Gjinush! Kishte rene gradacioni i pleqve te Birose. Gjithe Ato beteja me pucistet e Ushtrise,me Ujkun e Corrushit,me Zagaret e Ministrise Brendshme,,kishte rene gradacioni,.Ishin bere lecke fare.I trembi edhe ajo vrasja e Causheskut.
Prandaj si Ay i mnyturi pas fijes barit u mbajten te Berisha.Berisha u rreshqiti,kur i pa te mbytur,,U vuri shqelmin,U be vete Diktator,kriminel,Hajdut, Rrofte Sude Kadena,Rroftie Rrapo Rrapushi,rrofte Shemsija dhe Zani Caushi,qe shpetuan shtetin nga Bisha!
Akoma edhe me kete ne ekran dhe gazeta?!
Gjinushi ka qene me komunist se Enveri. Dogmatik dhe mediokerr (ndryshe nga iluzioni qe ka krijuar) nuk do te “luftonte” kurre kunder sistemit qe e beri dhe po e mbante minister. Ai kishte nje kolltuk te ngrohte dhe te sigurte, perse duhej t’i vinte zjarrin!? Ai luftoi me cdo menyre per te frenuar levizjen kunder sistemit. Me kujtohen vetullat e tij te ngysura dhe shikimi vrastar (oh te na rruac bithen o Qinush) qe kercenonin nen pushtetin e regjimit qe gjoja “e di se c’te bej une ty!?” E megjithate i eci mire qinushit. Kolltukaxhiu nuk pati fare inerci. E nderroi flamurin me shpejtesine e drites dhe nga persekutor u be i persekutuar. Gjinushi eshte nje kameleon i lindur, oportunist i djallezuar qe gjeti “shtegun” duke perfituar here nga budallalleku e here nga miresia e here nga interesat e te tjereve. Njerez si ky verme nuk i vlejne askujt, por i tille eshte sot sistemi. Askush nuk ka vemendje as tek koherenca dhe as meritokracia. Babezia eshte futur kudo si nje semundje qe nuk lë kohe te gjykosh panoramen e pergjithshme. Ec perpara o qinush, merr rroga e fonde ne Akademi, shi lëmë sa kohe ka mungese te pergjithshme ndergjegjeje.
Ramizi dha pushtetin me garanci se nuk do preken komunistet . Shtetet e quintit me Ameriken ne krye ia perzgodhen Berishen mbai perkthyeme artikulin e tij ne Liberation!
E kujt I plasi bytha pas 35 vjetesh se c’fare ka ndodhur.
Ne na iku drita e syve dhe mua me pelcet bytha per sharabajgat e tipit Skender Gjinushi.
Zoti do t’i denoje keta,edhe rende, ,sepse kane mallkimin e popullit,te fukarajt.
Zoti eshte me fukarane.
Sharabajgat e Skender Gjinushit projektuan me Ramis Aline ,Nexhmie Hoxha ,Fatos Nano dhe Fullani I bankes kete pamje qe ka Shqiperia sot.
Ja kane rekomanduar Ramizit? Po kush tjeter pervec Xhelil Gjonit dhe Vito Kapos?
Sic thoshte korrieri Berishes,Ylli Rakipi: Berisha edhe sot ka pusullat me porosite e Vitos ne xhepat e xhaketes.
Ata maloko-Amerikanet e Zerit te Amerikes vertet mund te kene pasur parapelqim ne blerje per Berishen,por Berisha u imponua dhe kurrkush brenda levizjes nuk e mberthey prej xhakete:Ndal beg se ka hendek.
Pakenaqesia kish kulmin,nuk kishte ushqimet bazike per popullin prej vìtesh e ishte edhe me keq ne fund te 1990,por Sigurimi dhe organet e tjera te dhunes funksiononin shume mire biles me te mobilizuar nga situata.Ss mund te mendohej se mund te beheshin arranxhimet kryesore si protestat,levizja drejt bllokut apo sheshit qendror pa drejtimin e Rregjimit.Saliu shkurt u vendos nga Alia Qesharakja eshte se eshte akoma ne krye.Nuk i gjeni nje te dyte ne Europe qe te kete 34 vite lider ne pozite apo opozite.
Besoj qe shqiptaret e dine kete version tregimi, por Ti zoti Gjinushi do te duhet te kishe trteguar me sinqeritet qe Shqiperia kishte shkuar ne buze te gremines dhe berisha u vu ne kete pozicion nga Amerikanet qe te kishin aty njeriun e tyre kur germadhat te binin perfund.
Berisha sic thoni ju “Lengu i pare e groshes” tregoi se ishte ” kocka ne groshe” qe e ktheu pushtetin te gjithe per vete duke ju kundervene e dhe ju.Ndaj themi ne qe” rrite qenin dhe te ha per kembesh”