Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
Lajmi i funditopinion

Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?

Published: November 8, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka konfirmuar zyrtarisht përmes një shkrese të 6 nëntorit – të firmosur nga drejtuesi Klodjan Braho – se ka regjistruar procedimin penal nr. 97 lidhur me projektet e diskutueshme turistike në Zvërnec, Rrjoll dhe Divjakë-Karavasta.

Kallëzimi, i dorëzuar më 12 gusht nga një grup ekspertësh dhe protestuesish, mbështetet te gjetjet e “The Albanian Files” dhe “Dosjet e KKT-së”, duke denoncuar një model të përsëritur ku ndryshohen ligjet, miratohen instrumente të posaçme dhe jepen leje përmes Këshillit Kombëtar të Territorit, të kryesuar nga vetë kryeministri Edi Rama.

- Publicitet -

Në fokus të kallëzimit për vepra penale si shpërdorimi i detyrës apo grupi i strukturuar kriminal janë raste të bujshme si resorti “Blue Borgo” në Baks-Rrjoll (lidhja e të cilit me statusin e investitorit strategjik kontestohet), masterplani “Kingscoast” brenda parkut të Divjakë-Karavastasë, apo zhvillimet në Zvërnec përmes kompanive offshore me pronarë të fshehur.

​Megjithatë, regjistrimi i procedimit penal në këtë fazë nuk garanton një kthesë të fortë ndëshkimore. Deri më tani, as kryeministri Edi Rama dhe as ndonjë prej funksionarëve apo biznesmenëve të përmendur nuk rezulton të jetë regjistruar nominalisht si person nën hetim apo si i pandehur.

Kjo lë të hapur pikëpyetjen nëse “Albanian Files” do të kalojë nga një hetim mbi faktin te përgjegjësitë e mirëfillta penale të individëve, apo do t’i bashkohet listës së gjatë të dosjeve pa emra në SPAK, të cilat shpesh përdoren më shumë si alibi për të krijuar perceptimin e hetimit sesa për të çuar drejtësinë deri në fund.

​Precedentët e kaluar rrisin skeptizmin publik, siç ishte rasti i hetimeve ndaj Belinda Ballukut — e cila kontrollon prej vitesh një buxhet prej miliardë eurosh dhe ku SPAK prodhoi një dosje, çuditërishr pa ASNJË masë sigurie.

Në rastin e “Albanian Files”, nëse Prokuroria e Posaçme nuk arrin të thyejë këtë logjikë dhe të ndjekë zinxhirin e vendimmarrjes deri në nivelet më të larta, ekziston rreziku real që kjo nismë e bujshme të përfundojë thjesht si një tjetër skedar që prodhoi debate, por jo përgjegjësi penale.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  • Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor
  • Kushtetuesja, vendim për rastet e Vetingut që ktheu Strasburgu, zgjatet mandati i vëzhguesve ndërkombëtarë
  • Ҫ’ne lidhje me qytetarin!
  • Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës
  2. Moll on Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës
  3. Gani USA on Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës
  4. Diana on “Nuk mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten”
  5. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?