Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një kënetë madhështore, sërish
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Një kënetë madhështore, sërish
KryesoreLajmi i funditopinion

Një kënetë madhështore, sërish

Published: March 16, 2025
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Rikthimi i presidentit Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë ka ndikuar tashmë ndjeshëm politikbërjen, dhe jo vetëm, në mbarë botën. Qasja e tij, shpesh jokonformiste drejt përmbushjes së objektivave, është kthyer në burim frymëzimi për shumë liderë aktualë dhe ata aspirues, njëkohësisht.

- Publicitet -

Është afërmendësh që modelet e suksesit, aq më shumë të këtij kalibri, të inspirojnë. Në prag zgjedhjesh e në vendin ku dielli lind përtej Atlantikut nuk kishte si të ishte ndryshe, por imitimi i “fenomenit Trump” në politikën shqiptare është minimalisht i paarritur.

Kryeministri Rama në kërkim të një mandati të katërt, çfarë nuk e ka edhe fort të pamundur, e ka përqendruar diskursin e vet në “kënetë”. Një përkthim i drejtpërdrejt i “swamp” që z. Trump e ka përdorur për t’iu referuar establishmentit të instaluar në Uashington, që, sipas tij, rivalët presidencialë i përkisnin dhe përfaqësonin.

Me fjalë të tjera “swamp” i Trumpit përcaktonte një pakicë e fuqishme që drejtonte në hije dhe gërryente nga brenda vendin. Ata individë që ia dilnin të merrnin pozicione të rëndësishme në administratë ose ishin pjesë e kënetës e i shërbenin, ose mbyteshin në baltovinë ose largoheshin pa u ndjerë.

E premtimi i tij për Amerikën madhështore kalonte pikërisht nga të zhbërit e kënetës.

Që në vitin e largët 2013, kur z. Rama erdhi në pushtet, do të jetë përballur me një lloj “kënete” nuk e dyshoj. Por ajo që bën përshtypje është se përgjatë 12 viteve në pushtet me tepsi e timon në dorë, ai nuk paska arritur ta zhbëjë, atë që e quan këneta e bufit.

Madje edhe vetë ai duhet të ndihet i zhytur thellë, ndryshe nuk kanë si shpjegohen prurjet pompoze të herë pas hershme në pozicione të rëndësishme të individëve që kanë pak ose aspak të bëjnë me politikën.

Një trazim ujrash, paçka se në shumicën e rasteve largohen pa bujë.

Përpjekje për t’iu shmangur kënetës të trashëguar a të formuar në këto vite pushtet duhet të jetë edhe përbërja e listave të kandidatëve për deputet me një shumicë dërrmuese emrash të rinj. Veçse nuk është fort e qartë nëse të shmangurit apo ata të shtrënguarit fort janë kënetarët e vendit tonë.

Edhe zoti Berisha me koalicionin shumëpartiak, që i ngjan nje trupe teatrale amatore nga ata që nuk i bën bashkë arti por mungesa e aktorëve, e ka fort për zemër “kënetën”. Pjesë e diskursit të tij prej modelit amerikan apo si kundërpërgjigje ndaj rivalit në Shqipëri, zhbërja e kënetës si objektivë opozitare do qëndronte, nëse si në rastin e presidentit Trump ai do vinte rishtazi në politikë.

Por z. Berisha është ndryshe. Ai është ndër krijuesit dhe, padyshim, individi më i qëndrueshëm i elitës politike shqiptare – establishmentit – post-diktaturë.

Dhe lista që ai sot propozon për zhbërjen e kënetës është një listë ku veçanarisht “të sigurtët” janë thuajse aq të kahershëm në këtë profesion sa ai vetë. E ndonëse në një kohë të shkuar mund të kenë shkëlqyer, fatkeqësisht, sot, me pozat e sforcuara dhe mandatet e qokave, trupa, dukshëm, po luan pa skenar.

E pak rëndësi ka nëse kanë qenë ndonjëherë pjesë e kënetës së vjetër a jo; që këto vite janë kthyer në moçal, si uji që nuk rrjedh, s’ka dyshim.

Një tjetër referencë e liderëve tanë politikë që ia marrin hua z. Trump është diskursi mbi ngjarjen e 6 Janarit 2021 në Capitol. Janë të etur që çdo zhvillim në vend ta paralelizojnë me të. Kryeminitri Rama bën një lidhje pak të çuditshme mes kësaj ngjarjeje dhe arrestimit të kryebashkiakut Veliaj, tre muaj para zgjedhjeve.

Ndërsa z. Berisha bllokimin gjysmak të Tik-Tokut për një periudhë kohore duket se do t’i japë zë e peshë. Duke thirrur fëmijët e adoleshentët të protestojnë para kryeministrisë për platformën, jo për moshatarët e përcëlluar, në përvjetorin e Gërdecit.

Por asnjëra palë nuk përmend se 21 Janari i mohuar dhe i zvarritur për turp është ngarja me më shumë ngjashmëri me atë në Capitol. Jo vetëm se qëlluan të ndodhin në të njëjtin muaj, me një dekadë në mes.
Prandaj kur sheh këto manipulime patetike dhe servile të suksesit të zotit Trump, qoftë nga njëra palë e qoftë nga tjetra, pa përmendur alternativat të zhurmshme dhe anoreksike të partive rë vogla, minimalisht neveritesh. Të pezmaton mungesa e vizionit.

Pret se cili sloganin “Make America Great Again” do ta përvetësojë në termat e “një kënete madhështore, sërish”.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Se nuk i lejojne komentet nga tos tarifa pranej says:
    March 17, 2025 at 12:12 am

    Mir Xhafa, ka ngren buk ne ate sistem, ne podium duke duartokitur udheheqjen madje. Dhe po ha edhe ne kete, nismetar i reformave paçka se i doli pak vllai me probleme ligjore po he se ska gje se ne shqiperi jemi.

    Reply
  • Dursakja says:
    March 17, 2025 at 1:44 am

    Bravo Edona llukaçaj!
    Ky për mendimin tim është një artikull
    që i vlen për informim qartësisht të saktë çdo qytetari dhe në veçanti çdo politikani shqiptar pa dallim nga bindjet politike.

    Reply
  • demo says:
    March 17, 2025 at 1:50 am

    C`kemi nga fshati? Koprative hesapi. C`thote kryetari? I lumt Ai derr ,,Trapi.

    Reply
  • Sinqeritet says:
    March 17, 2025 at 2:11 am

    Lukacaj cfare mendon ti konkretisht te behet?
    Per te mos thene ku ishe asgjekundi (ne kenete) ku do te shkosh asgjekundi (ne kenete)

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 17, 2025 at 9:28 am

    OK-ZonjaEdona:
    Ju përgëzoi për shëmbujt e goditur për të vën në HOSTEN 2 protagonistët AKTUAL në politikë me TOG-FJALSHIN KËNETË,ku njëri(sipa meje)kërkon të pastroi KËNETËN & tjeri ta ndoti më shumë Atë si dikur KIOSKATA e Lanës e gjithë Shqipërisë sipas vizionit të tij SHPELLAR.
    Edhe sot po citoi:
    Tre jan farkeqsit kryesore në këtë vënd:
    1.NON GRATA i rekomanduar nga R.Alia me imponim të Tropojanit Elez Biberaj(që sot po qan për mbylljen e VOA) i skenarit KATOVICA,ku edhe pas vdekjes së tij po plotëson Amenatin e tij 100 %.,duke mbajtur në copën e PD 70 % Spiun e Komunist të Enverit & 30 % Spiun Sërb,Grek..me vjerrën Milica kolonele e UZNO(UDB),ku Lirikës(Sllobodanka)i ndryshoi emrin sikurse Dl.e tij nga 1 korrik në 15 tetor 1944,jo pa qëllim.
    -Mao Kinez thoshte: Po fole,shkrove..thuai,shkroi të gjitha..! Dhe këtë e presim vetëm nga DITA me artileri më të rëndë.
    2.DREJTËSIA e kapur prej tij 1992.Pasi bajga e derrit nuk mundej të bëhej petulla për Shqipëtarët e vuajtur nga 1912.
    Edhe në këtë rast 2 bailozët politikë patën “meritën” kryesore.Në vënd që të nxirrnin NOKAUT juristët 6 mujor,në 2016 votuan ligjin me 100 % të qorrave deputet(ku syresh po shikojnë me sy të zgurdulkuar nga dritaret e burgut)për ti hedhur hi syve popullit ku bijtë e tyre po vuajnë burgjeve me shumë vite pa u GJYKUAR.!
    Tashmë e ka mare femra uratën.Rama po vështron si kalojnë në shtrungë si delet në stan të tijtë duke i shkelur syrin A.Dumanit,ndërsa Non Grata(nuk dua ti përmënd emrin qëkurse më futi në burg për votat 1996),po kërkon me insistim të kthej në detyra të ventinguarit 80 % të korruptuarit e mëdhej të tipit Gjin GJONI koka e korrupsionit Nr.2 pas familjes Nr.1 SHEIK me 60 banesa edhe në Europ,ku GJ.GJONI shpëtoi nga KONFLIKTI edhe me Amerikanin DONALD LU.!
    Nëse nuk krijohet GJYKATË ND/KOMBËTARE si në Kosovë,Magjistratët Berishist jo vetëm nuk do kthejnë popullit pasurin e grabitur mbi 500 mild.$,por do të vjedhin edhe atë që ka mbetur,duke detyruar të migrojnë edhe pesionistët e gjorë.!
    Populli në 11 Maji le të zgjedhi vet se kush i jep SHPRESË.Unë do votoi për atë që nuk ka VRAR NË GËRDEC,21 JANAR,TROPOJË,SHKODËR,VLORË,PËRMET,GJIROKASTËR,OTRANTO..NË GJITHË SHQIPËRINË MBI 20.000.!
    3.MEDJET 99% KAZAN:Ustai që u kthye përsëdyti K.Ministër në 2005,kapi PUSHTETIN E 4 HELMUES TË KUNDËRSHTARIT,PAS PUSHTETIT TË 3 QË MBAN NË DORË ÇEKIÇIN E NDËSHKIMIT,ku si President Arrestoi F.Nanon e KO.
    E Ndërsa E.Rama po mbahet me deputetë e Ministra si ÇAKALLI,Non Grata po bën kërdinë si UJKU me drejtësinë e Medjet duke i nxirë punën e
    Mirë të bërë në 12 vite.
    Kështu,përveç REP.TV,GAZETAVE DITA+TEMA..Ai futi nën TUTELË MBI 800 TV,GAZETA,PORTALE,FB,TIKTOK,MESENXHER,WUATSAP..Ku me qytetarin DIXHITALB shikon nga BIRRA E ÇELSIT TË DERËS ÇDO KUNDËRSHTAR NË SHQIPËRI,BALLKAN,EUROPË,AZI,AFRIKË,AMERIKË..NË GJITHË PLANETIN.!
    Ky mjeran politikë ndonse është i padëshirueshëm me shumicë nga faktori nd/Kombëtar,ku edhe Komisonierja e BE nuk e takoi,I mban shpresat të TRAMPI AMERIKAN si vëllau SIAMEZ në bombardimin e KAPITOL & TË SHQUP..për turpin e tyre.
    Dhe nëse TIRANI ynë ka kën dhe është fatkeqsi për Kombin Shqipëri-Kosovë,KATRANI TRAMP po kthehet në fatkeqsi për BOTËN,me përjashtim të Kremlinit-Putinit.!!
    ZOTI E SHPËTOFTË SHQIPËRINË & BOTËN.
    FLM DITA.

    Reply
  • Cajupi says:
    March 17, 2025 at 12:14 pm

    Te dy palet jane fajtore per shnderrimin e Tiranes politike ne kenete (rrofte K/ministri yne poliglot qe na i perktheu ne shqip kete metafore te bukur te Trampit) dhe te Shqiperise.
    Keneten nuk mund ta thajne ata qe e krijuan, sepse keneta i mban gjalle, dhe i bashkon te dyja palet nw nje front te perbashket.
    Sali Berisha qe eshte pergjegjesi kryesor per krijimijn e “kenetes”, Ilir Meta etj. nuk mund te denohen asnjehere REALISHT, sepse asnjeri nga politikanet tane nuk guxon ta nxjerre ate ne gjyq, sepse ai si koka e mafjes politike qe drejton vendin tone prej thuajse 40 vjetesh ka ne dore ta hedhe ne ere kete mafje.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    March 20, 2025 at 5:42 pm

    ______________________________

    SHQIPERIA DO BEHET,
    PATJETR DO BEHET.
    ______________________________

    Ka shume keneta qe duhen thare.
    Por Shqiperia dhe Tirana nuk eshte
    nje Kenete Madheshtore.

    Fatkeqesia eshte se infeksjonet e
    ujrave te qelbura kane penetruar ne
    trurin e shume politikaneve e njerezve
    te thjeshte.

    Kur nje numur i madh individesh qe
    kane pushtet ne aktivitete te ndryshme
    e ku secili beson vetem ne interesin
    personal dhe ne asgje tjeter, punet
    nuk mund te shkojne ne rregull.

    Disa parti te zhytyra pjeserisht ne kenete
    per shume vite, bile dekada, nuk mund te
    akuzoje partite e reja se jane te inkluduar
    ne kenetat e tyre, qe nuk jane te izoluara,
    por komunikojne me njera tjetren.

    Ne se nje lider i nje “Parties te Re” ka bashkpunuar
    me “Antare te Families se Tij” qe i jane dedikuar
    kauzes se tij dhe kane patur mendime kritike
    per problemet te ndryshme qe nuk funksjonojne
    sic duhet, eshte plotesisht normale qe te jene
    Antare te Partise: “Shqiperia do behet”.

    Idete e Adriatik Lapaj nuk u krijuan Brenda nje Nate.
    ATO ide jane te lidhura me menyren se si Ai eshte
    edukuar qe ne Moshe te Re ne gjirin e families se Tij.

    Adriatik Lapaj duhet te mbroje te drejten e familjes
    se tij, qe ka kontribuar dhe duan te vazhdojne te
    kontribojne ne partine e cila:

    Beson se “Shqiperia do behet” nje vend i civilizuar
    dhe produktive ne bashkepunim te thelle me Aleatin
    tone strategjik.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Zoti Bideja”, deputetët e PD i bllokojnë foltoren dhe fyejnë Ardit Bidon
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?