Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një kufomë e pakallur, simbol i një cikli të neveritshëm politik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Një kufomë e pakallur, simbol i një cikli të neveritshëm politik
opinion

Një kufomë e pakallur, simbol i një cikli të neveritshëm politik

Published: May 12, 2025
Shpërndaje

Në çdo zgjedhje, opozita ka hyrë me të njëjtën shpresë, me të njëjtën llogari dhe me të njëjtin rezultat: Edi Rama fiton. Dhe arsyeja kryesore ka një emër të vetëm: Sali Berisha.

Për një popull që kërkon ndryshim, është absurde të futesh në garë me të njëjtët karikatura politike që kanë dështuar dhjetëra herë dhe të presësh një përfundim të ri.

Berisha është një ekuacion i kalbur politik: gjithmonë del keq e më keq, por militantët e verbër vazhdojnë t’i japin vlerë, siç fanatikët që luten para një ikone.

- Publicitet -

Sali Berisha është humbësi më i madh në historinë politike të Shqipërisë. I rrethuar nga familja e tij, nga një grusht besnikësh që nuk kanë as idetë dhe as guximin të përballen me të, ai sot nuk drejton opozitën; ai e pengon atë. Ai nuk është më alternative, ai është pengesë.

Opozita ka vdekur, por s’po e varrosin

Berisha është një kufomë politike që refuzon të varroset. Ai ka humbur gjithçka: zgjedhjet, besimin, mbështetjen ndërkombëtare, moralin publik. Ka fituar vetëm një gjë: urrejtjen e heshtur të atyre që do të donin ta rrëzonin Ramën, por e kanë të pamundur me këtë kufomë mbi shpinë.

Nëse Rama është armiku politik i opozitës, Berisha është sabotatori i brendshëm i saj. Ai është njeriu që i dhuron Ramës fitoren, pastaj ankohet për vjedhje. Ai është njeriu që zhduk çdo zë të ri, vetëm për të qëndruar vetë në majë të një mali të djegur.

Asnjë qytetar normal nuk e përtyp më hipokrizinë e Berishës kur akuzon Ramën për familjarizim, korrupsion, oligarki. Sepse në çdo pasqyrë që ngre, shfaqet vetë surrati i tij; me Jamarbrin, Argitën, Shkëlzenin, ‘ndërkombëtarët’ me porosi dhe marrëveshjet e pazarit.

Ai që i hapi rrugën Ramës në 2013, sot është sponsori kryesor i mbajtjes së tij në pushtet në 2025.

Përfundimi është i qartë: Saliu nuk mund të fitojë më, por ai as nuk lejon të fitojë dikush tjetër

Ai nuk është më thjesht humbës. Ai është simboli i një cikli të neveritshëm politik, që ka mbërthyer Shqipërinë në vendnumëro. Dhe shqiptarët që ende hyjnë në këtë ekuacion absurd, duke menduar se herën tjetër do jetë ndryshe, janë viktima të një mashtrimi që quhet “kult i vdekjes Berisha”.

Berisha nuk është “baba i demokracisë”. Ai është murtaja e opozitës, një hapësirë politike e domosdoshme për shëndetin e një shoqërie demokratike, që ky rrangallë e ka marrë peng.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Arben Tashko says:
    May 13, 2025 at 6:46 pm

    E vertete, edhe Zoti eshte ne hall.
    Perendia do ti ndihmoje shqiptaret.
    Por ATO e kane ndare mendjen.
    nje pjese do Ramen dhe pjesa tjeter
    Berishen.
    ___________________________________________

    Pse Zoti nuk mund te na ndihmoje, Z. Tarifa:
    ___________________________________________

    Ky Zot tolerant nuk po mundet ta kuptoje
    se si pas 33 vite tranzicioni ky popull, nuk
    mund te gjeje personalitete te tjera, qe duhet
    te gjejne rruge te reja per te dal nga carku i t
    e kaluares qe na ka mberthyer e nuk po dalim
    dot.

    Zoti e di se nje njerezit duan gjera te ndryshme
    qe perjashtojne njera tjetren. Kush fiton beson
    se e e arriti qellimin me forcat e veta. ATO qe
    deshtojne thone se ja vodhen votat. Ato nuk i
    luten Zotit.

    PSE?

    Shumica jane ATEISTE dhe nuk besojne asgje
    me perjashtim te interesit te tyre personal.
    Ne kete situate, perendia e madhe konkludon
    se ATO nuk jane te interesuar tek ndihma e tij.

    ATO duan qe zotin ta kene personal. Qe te beje
    ate qe ATO duan vete. Por Zoti i perket te gjitheve
    dhe nuk mund t´ja plotesoje deshirat te gjitheve.

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    May 13, 2025 at 7:56 pm

    O milet, nigjoje ket Arben Tashkon se ky nuk ha mut kot.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?