Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kjo është lista e pronave pa fund: Si u bë milionere në euro mamaja rrobaqepëse e zyrtarit të lartë të AKSHI-t
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Kjo është lista e pronave pa fund: Si u bë milionere në euro mamaja rrobaqepëse e zyrtarit të lartë të AKSHI-t
InvestigimLajmi i fundit

Kjo është lista e pronave pa fund: Si u bë milionere në euro mamaja rrobaqepëse e zyrtarit të lartë të AKSHI-t

Published: February 12, 2026
Shpërndaje

Në vitin 2021, Sokol Parllaku, një mik i afërt i Daniel Shimës krijon kompaninë “Premium Glass”. I njëjti person, prej vitit 2015 zotëronte edhe kompaninë tjetër “Alu Glass”.

Të dyja me fushë operimi në tregtinë e xhamave, prodhimin e dyerve, dritareve alumini etj. Deri këtu, gjithçka duket krejt normale.

Por papritur, nëna e Daniel Shimës, Merita, futet si aksionere me 60 % të kuotave në kompaninë “Premium Glass”. Ajo bëhet kontrolluese e paketës dërrmuese të aksioneve dhe merr vendimmarrjen në kompani për gjithçka.

- Publicitet -

Merita Shima, bleu edhe 40 % të aksioneve në kompaninë e themeluar nga Parllaku për vetëm 40 mijë lekë të reja, duke u bërë kështu pronare e vetme.

Për një kompani të re, pa aktivitet, me kapital 100 mijë lekë, kjo në dukje ngjason diçka në përputhje me tregun.

Pas kësaj “Premium Glass” dhe kompania tjetër “Alu Glass” e themeluar nga miku i Daniel Shimës, nisin një fushatë të gjerë blerje trojesh. Këto lëvizje pasohen siç do shohim më poshtë me zhvillimin e pronave me ndërtime.

Investimet nisin në 2020 me blerjen e dy apartamenteve në një prej zonave luksoze në Tiranë, pranë kompleksit Delijorgji. Apartamentet me sipërfaqe 160 metër katrorë secili, shërbejnë si zyra.

Në mars 2021, kompania e zotëruar nga Merita Shima blen 3 mijë metër katrorë tokë në zonën e Kasharit. Në të njëjtën zonë, përmes kompanisë tjetër, blihen 7100 metër tokë duke e çuar totalin në 10 mijë metër.

Ne qershor 2021, subjekti i kontrolluar nga Merita Shima blen sërish një tjetër sipërfaqe toke prej 3.600 metrash në Dobresh.

Ish rrobaqepësja nuk ndalet. Në shkurt 2021 subjekti blen 2200 metër tokë në zonën e Prushit, në periferinë e Tiranës. Në prill dhe në Maj të vitit 2021 blejnë dy parcela me hapsirë 3 mijë metër katrorë në total në “Rrugën Koxhasë” në Durrës ku sigurojnë edhe leje ndërtimi.

Në vitin 2022 blen 3 parcela në zonën e Kasharit me sipërfaqe përkatësisht 2400, 14500 dhe 3700 metër katrorë me vlerë rreth 700 mijë euro.

Pas investimit në toka, kompanitë e lidhura me ish nëndrejtorin e AKSHIT Daniel Shima futen fort në sektorin e ndërtimimt.

Në Mars të vitit 2022, “Alu Glass”, dhe “Premium Glass”, marrin leje nga Bashkia e Tiranës për godinë 8 kate mbi tokë dhe 1 nëntokë.

Në 5 nëntor 2021, kompania “Premium Glass” nënshkruan një kontratë-sipërmarrje me subjektin Nova Konstruksion. Kontrata parashikon plot 9 apartamente dhe 14 poste parkimi. Vlera në kontratë është plot 869.400 euro.

Në korrik 2024, në tokat e blera në njësinë 14 në Tiranë, kompanitë e Shimës sigurojnë një leje për godinë 16 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë.

Trualli ishte në emrin e “Alu Glas”, ndërsa përfaqësimin për sigurimin e lejes e kreu kompania me lidhje në pushtetin lokal “Son Engineering & Construction” e zotëruar nga Erind Bejleri. Subjekti zhvillues i kullës ishte kompania “Terra Construction”, sërish me aksioner Sokol Parllakun, mikun e Shimës.

Në prill 2024 ky grup blen një tjetër truall në rrugën Him Kolli në Tiranë për 770 mijë euro.

Në periudhën 2022 deri në Shkurt 2025, ata rikthehen në rrugën “Koxhas” në Durrës ku përmes transaksioneve blejnë disa parcela me sipërfaqe në total prej 24.500 metrash katrorë.

Në të gjitha, pyetja që mbetet pa pargjigje është se nga erdhi burimi i parave për prona që kalojnë vlerën miliona euro?

Në 7 Dhjetor 2022, pasi kompania e “Premium Glass” e zotëruar nga nëna e Daniel Shimës kishte lidhur kontrata për prona me vlerë miliona euro, ish rrobaqepësja vendos të shesë aksionet.

Blerësi është i njëjti person, ortaku Sokol Parllaku. Aksionet u shitën për 100 mijë lekë të reja, edhe pse, siç zbuluam, subjekti zotëronte asete me vlerë miliona euro.

Tërheqja de-Juro ndodh në momentin kur SPAK kishte nisur hetime për disa tendera në AKSHI dhe me sa duket, Shima po kërkonte të fshihte gjurmët.

Lëvizja e fundit ndodh në 20 nëntor 2025 ku Sokol Parllaku rimerr atributet e deleguara të administratorit tek Redvin Marku. Kjo ndodh pikërisht kur nën zë, po vlonte dosja e bujshme e “AKSHI-t” që u finalizua në Dhjetor 2025 me masat e sigurisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • xyz says:
    February 12, 2026 at 8:02 am

    Kapitalizëm tipik. Shit shtrenjtë e bli lirë. Çfarë ka këtu për tu çuditur?! Nga dolën paratë – pyet “Dita”. Nga bankat, nga droga, nga krimi, etj etj. Pislliku nuk ka brirë. Një miku im më thoshte dikur se kështu është bërë edhe Amerika!!!

    Reply
    • Aldrin says:
      February 12, 2026 at 2:20 pm

      Me duket se i ka shitur lire fare ato kapitalet. Per 100 mije leke te reja. Prona qe vlejne miliona euro.
      Ai miku jot me siguri eshte Ramuti, se kete po thote, kur vjedhin jashte, pse te mos vjedhim ne brenda.
      Kurvat si puna e atij mikut tend, i qajne hallin Amerikes.
      Po si nuk mori shembull te mire ky Ramuti per demokracine, po kopjoi tepke gjerat me te keqia te kesaj bote?

      Reply
  • Dursakja says:
    February 12, 2026 at 8:09 am

    Mbrojtja e atdheut nuk bëhet me slogane, por duke mbajtur njerëzit në vendin e tyre me dinjitet, punë dhe siguri. Heshtja përballë shkatërrimit të vendit është bashkëfajësi

    Reply
  • K R says:
    February 12, 2026 at 8:28 am

    Cfare turpi
    Me e keqja qe disa edhe e justifikojn

    Reply
  • Berlin says:
    February 12, 2026 at 8:30 am

    me mir do te ishte te na thoni se me ke in ndante leket kjo rrobaqepse, pra kujt i ka shkelur ne kallo ky zyrtar i lart i qeverise PS?

    Reply
  • demo says:
    February 12, 2026 at 8:39 am

    Gjynaf i shkreti Daniel!Ky rezulton edhe i rrembyer.eshtu dukesh djale i mire ti Daniel,por plumbi kokes te shpeton.Qesh mire kush qesh i fundit!

    Reply
  • Patriot says:
    February 12, 2026 at 3:12 pm

    Sa mire tani po na dele nje organizate pensionistesh super milionere si kjo, nena Mones, Lalit etj. Kote ankohen pensionistsat sepse ja ku eshte fondi I tyre.

    Reply
  • Pensionisti i Rruges se Elbasanit says:
    February 12, 2026 at 3:15 pm

    Peshku qelbet nga koka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh pas Ramës?
  • Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai paraqitet në SPAK
  • Protesta dhe festa e 35-vjetorit të PS në të njëjtën orë. Rama: S’është provokim
  • Historia nuk jep “waiver”
  • Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas

Komentet e Fundit

  1. Ana on Historia nuk jep “waiver”
  2. fshatari.pafshat on Çfarë ndodh pas Ramës?
  3. Haka Tekizoti on Historia nuk jep “waiver”
  4. Hysni Lekaj on Historia nuk jep “waiver”
  5. demo on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?