Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një maskaradë që dihet pse…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Një maskaradë që dihet pse…
AnalizaLajmi i fundit

Një maskaradë që dihet pse…

Published: January 7, 2024
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Është i dashur viti i ri në Shqipëri. Jo vetëm se është festa që na bën bashkë të gjithë, përtej bindjeve a pabindjeve fetare, politike dhe grupimeve sociale. As thjesht se vijnë emigrantët e mbushen rrugët me më të rinj e shumëkujt i shuajnë disi mallin e hallin skamjes.

- Publicitet -

Është i dashur sepse, si në mbarë botën, shënon një fillimi të ri, rindez shpresën për ditë më të bukura.

Për një atmosfetë të këndshme e të zgjatur feste, ditët që lamë pas, pati organizime të shumta. Në qendrën e pothuajse çdo qyteti u vendos një pemë, paçka se në ndonjë, si në Lezhë, nuk u fiksua mirë dhe xhinglat u vërviten si drone kërcënues mbi kokën e qytetarëve.

Dritat ndriçuan tej e tej sheshet kryesore dhe nuk munguan as thashethemet, si në Shkodër ku “gojët e liga” pretenduan se ishin llampat e vjetshme të vendosura për t’u dukur më shumë e për të bërë më fort dritë.

Për të parë festën tonë erdhën edhe shumë turistë. I 10 milionti na bindi se ishim ndërkombëtarizuar, si kurrë më parë. Paçka se një shumicë e këtyre vizitorëve kishin buxhet veç për ca qofte e 2 krikëlla birrë dhe netët i kalonin me valixhe në dorë te “Skëndërbeu” ose në karriget e lëna jashtë të kafeneve të Tiranës.

Përtej të gjithave, ne, si ngahera, donim të besonim në një fillim të ri, të mbarë. Por edhe këtë vit si prej dekadash, festa u shenjua nga e njëjta çështje, muzikë palezetshme dhe bajate për veshët tanë.  Vëmendja e opinionit publik u vërvit rreth vendit ku ish-kryeministri Berisha do të ishte natën e ndërrimit të viteve.

Me një tërkuzë varavingosh në gjykatë, prokurori e kuvendin e tymnajës, do vendosej nëse Berisha do ishte në rehatinë e shtëpisë së vet, si kinse i arrestuar apo si kinse i paarrestuar. Do vendosej nëse ai do i lexonte fjalimin e papërditësuar në 30 vite një grushti ndjekësish – realë a virtualë – me megafon e letër në dorë nga ballkoni i shtëpisë apo nga shkallët e selisë.

Me pak fjalë, do vendosej nëse ai do vazhdonte rrugëtimin e vet të tatëpjetshëm si tash sa vjet apo…si gjithmonë.

Haptazi, nuk do doja kurrë të shihja asnjë ish-kryeministër, ish-president a pushtetar të vendit tim të gjykohej, të ishte i padëshirueshëm familjarisht – qoftë edhe në ndonjë cep të botës, jo më në SHBA e MB -, të përmendej për afera korruptive a çfarëdolloj krimi. Vetëm aludimi të bën të të vijë keq për vendin tonë e këtë popull.

Por është shumë më e dhimbshme të shohësh, se si një politikan shumë i rëndësishëm i kësaj epoke me cic mice mosbindjeje civile të imagjinuar, me retorikën e kahershme të viktimizimit dhe me një vetëpozicionim si “njeriu i ri” që edhe Marksi do ia kishte zili vijon protagonizmin edhe sot.

Një maskaradë e cila, ndër vite, vihet në skenë herë podiumesh, herë foltoresh e herë ballkonesh e verandash, me të njëjtën demagogji, është e qartë se përse zotit Berisha i vlen. Dihet edhe se ai do ta vijojë deri në frymën e fundit, si kadavër politike a lider historik. Por, dukshëm, po i vlen fort edhe atyre që mbajnë pushtete e po qeverisin të patrazuar (si Berisha dikur), teksa ish-kryeministri përpëlitet në ballkonin e vet të lirisë.

Po po, përtej të gjithave, ne e mbyllëm vitin e vjetër me Berishën dhe e filluam të riun me të, me të njëjtin refren bajat e të stonuar.

Si për të na thënë se fillimet e reja janë po aq të vjetëruara sa gjithmonë, aq të ndritura sa tre dekada e ca post-diktaturë, aq risi sa një sorollatje te “rruga e Salës”, aq të paqarta sa një vendim gjykate në fund të dhjetorit e aq shpresëdhënëse sa një ripërtypje e pafund e së djeshmes politike.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?