Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mburojë e re për zyrtarët e lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Mburojë e re për zyrtarët e lartë
KryesoreLajmi i funditopinion

Mburojë e re për zyrtarët e lartë

Published: October 2, 2026
Shpërndaje

Qeveria shqiptare prezantoi të mërkurën në Tiranë një projektligj prej 106 nenesh që rishikon rreth një të pestën e Kodit të Procedurës Penale, një lëvizje që zuri në befasi sistemin e drejtësisë.

Projektligji përjashton nga masat e arrestit veprat penale ku maksimumi i dënimit është deri në pesë vjet, vendos filtra të rinj në kryerjen e hetimeve dhe kërkimin e provave nga prokurorët si dhe forcon regjimin e sekretit hetimor, deri në atë pikë sa ndalon bërjen publike të faktit se një person është nën hetim.

Kryeministri Edi Rama e promovoi draftin si “Paketa e Garancive Procedurale” dhe tha se 10 vjet pasi politika i dorëzoi gjyqësorit “shpatën e ndëshkimit”, nevojitet të korrigjohen “edhe dështime e deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve”.

- Publicitet -

Në të kundërt, përfaqësues të shoqërisë civile e shohin këtë si projekt që synon të mbrojë zyrtarët e lartë nga drejtësia përmes cënimit të themeleve të reformës në drejtësi.

“Shqetësimi kryesor i Ramës muajt e fundit apo në muajt e ardhshëm është raporti i tij me pushtetin dhe post-pushtetin dhe kjo do të thotë që ai nuk e ka projekt reformën në drejtësi, as nevojën e forcimit të shtetit të së drejtës dhe as llogaridhënien e transparencën publike,” tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike.

“Përpjekja e fundit është për të krijuar mekanizma mbrojtës në një rast hetimi ndaj tij dhe ndaj bashkëpunëtorëve të tij dhe sidomos në periudhën kur ai s’do jetë kryeministër,” shtoi Krasniqi.

Ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale propozohen në një kohë kur qeveria e kryeministrit Edi Rama është tronditur nga skandale të reja korrupsioni, të cilat përfshijnë ish.zv.kreyeministren Belinda Balluku, ish-kryetaren e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni dhe drejtues të tjerë të lartë.

Këto përvoja, sipas Krasniqit, kanë ndikuar që kryeministri Rama të mendojë për mekanizma shtesë në raport me drejtësinë, ndërkohë që publikisht e konsideron atë të suksesshme.

Rrezikun që dispozitat e reja të ndikojnë në punën e institucioneve të drejtësisë e ngre edhe Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, ndonëse në parim ai vlerëson orientimin e paketës drejt kufizimit të paraburgimit dhe forcimit të alternativave ndaj tij.

Ai thotë se efektiviteti i reformës së re do të varet nga mënyra se si do të zbatohen dispozitat e reja dhe nga konsistenca e gjykatave në vendimmarrje, ndërsa sugjeron që qeveria të sanksionojë në këtë paketë që dënimet të llogariten për çdo episod të përsëritur të një vepre penale, duke argumentuar se trajtimi i disa shkeljeve si një rast i vetëm mund të krijojë probleme në luftën kundër korrupsionit.

Në të kundërt, paralajmëron Preçi, “amendimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale nuk do të jenë gjë tjetër veçse një mekanizëm makiavelist politik për të frenuar SPAK-un, duke mbajtur të shtrënguara radhët e funksionarëve të qeverisë dhe politikanëve të mazhorancës së drejtuar nga z.Rama, që de facto janë kandidatë për t’u hetuar në vijim nga SPAK-u.”

Për Migen Qiraxhi nga “Qendresa Qytetare”, janë skandalet e fundit ato që e kanë nxitur qeverinë të bëjë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, ndryshime që sipas tij kanë si target punën e SPAK.

“Ka një paradoks: sa më shumë SPAK ka rezultate dhe godet nivele të larta të politikës, aq më shumë shohim iniciativa politike që prekin aktivitetin e SPAK”, tha Qiraxhi, duke shtuar se ndryshimet vijnë pikërisht atëherë kur ky institucion ka fituar një nivel të konsiderueshëm legjitimiteti publik.

Ndryshime që rrezikojnë reformën në drejtësi

Reforma në drejtësi, e miratuar në vitin 2016 pas ndryshimeve kushtetuese dhe e mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja, kishte si qëllim forcimin e pavarësisë së institucioneve kryesisht atyre të posaçme kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar dhe një riorganizim të bazuar mbi vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorisë.

Një dekadë më pas, ekspertët e shoqërisë civile i vlerësojnë ndryshimet e reja të propozuara nga qeveria në Kodin e Procedurës Penale si rrezik për këtë reformë, pavarësisht se ato paraqiten si korrigjime për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos në çështjet e masave të paraburgimit.

Problematika kryesore, sipas tyre, është mungesa e një konsultimi real me aktorët e drejtësisë dhe me institucionet ndërkombëtare që mbështetën këtë reformë 10 vite më parë.

Krasniqi e quan këtë nismë “një lëvizje politike personale” dhe deri diku si “një nga ligjet e porositura në axhendën ligjore të qeverisë”.

Ai e konsideron absurd faktin që nismat që prekin thelbin e drejtësisë vijnë vetëm nga mazhoranca socialiste, duke shpërfillur opozitën parlamentare dhe institucionet e drejtësisë, gjë që sipas tij tregon se “koncepti i partisë-shtet vijon të jetë dominues dhe personalizimi i pushtetit logjikë dominuese”.

Sipas tij këto tentativa bien në kontrast dhe me procesin e integrimit ku i vetmi evolucion pozitiv në kapitullin e drejtësisë dhe luftës anti-korrupsion konsiderohet puna që bën SPAK dhe GJKKO.

Migen Qiraxhi nuk e konsideron suprizë këtë nismë të qeverisë, por e lidh atë me tentativa të vazhdueshme për të prekur kompetencat apo hapësirën e veprimit të SPAK me nisma që paraqiten si reforma kundër korrupsionit.

“Nese kjo sot është një nisme e qeverisë, ekziston rreziku që gradualisht të formalizohet një interes i përbashkët i pjesëve të politikës së vjetër, majtas dhe djathtas, për të rimarrë kontroll ose për të ngushtuar hapësirën e një drejtësie që për herë të parë po godet realisht në nivelet e larta,” thotë ai, duke këmbëngulur se ky është konflikti themelor.

Në këtë kontekst, Qiraxhi beson se debati duhet të fokusohet tek legjitimiteti I SPAK dhe jo tek përmbajtja teknike e propozimeve.

Ndërkohë, Zef Preçi vlerëson se pavarësisht rrezikut që paketa mbart ndaj pavarësisë së drejtësisë, në planin parimor ajo duket se adreson disa nga problemet më të kritikuara të sistemit penal shqiptar lidhur me masat e paraburgimit.

Por ai thotë se sërish mbeten pikëpyetje të forta, kryesisht për mungesën e tekstit të plotë publik në momentin e prezantimit dhe me zbatimin e tij në praktikë nga gjykatat.

B.Gjoka / Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • ANA says:
    October 2, 2026 at 8:02 am

    Ky draft nuk mund te miratohet ne formen e tij aktuale;ai kerkon ndryshime dhe pershtatje qe pasqyrojne situaten reale ne vend.Ne cdo rast,procedurat dhe denimet per te akuzuarit per korrupsion duhet te jene te qarta,te rrepta dhe pa pengesa.Duke pasur parasysh te gjitha skandalet qe kane ndodhur,qeveria nuk mund thjesht te imponoje vullnetin e saj;ajo duhet te beje ate qe eshte e drejte per vendin-qofte edhe nese kjo qe vete Presidenti apo Kryeministri duhet te perballen me drejtesine.Kjo duhet bere;ne kete moment kritik per vendin,askujt nuk i lejohet te rrezikoje rezultatet ne luften kunder korrupsionit per hir te individeve te caktuar.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 2, 2026 at 8:59 am

    VO:
    -KPP,i ripunuar është shumë me vonesë.Duhej që në 2016 kur u votua REFORMA E RE ME MAGJISTRAT TË VJETËR ME BERISHIST 6 MUJOR PLEPIST.!
    -TANIMË QË DREJTËSIA KA DËSHTUAR 100 %,ËSHTË VON,SIKUR PEMËS SË THARË TI HIDHET UJI.!
    -NGA 2016 DOJET PËR SHQYRTIM U SHTUAN NGA 16.000 NË 200.000 QËLLIMISHT PËR TË FAJSUAR PS,EDI RAMËN..NDAJ,SALIU 2025 NËSE FITONTE DO I KTHENTE NË DETYRA TË VETINGUARIT PËR KORRUPSION 85-90.%.!
    – VETËM ME PARABURGIMET 63 % MË SHUËMË NË BOTË DHE VETËM 30 % NË KREMLIN,SPAK+GJKKO DUHEN SHKRIRË ORGJENT.PASI KËTO I MARIN DETYRAT NGA BABI SPIUNI UDB BISTURIA 79,ME 60 VILA NËPËR BOTË DHE 22.000 TË VRARË NGA 2 PRILLI 1991 SHKODËR..ME MBI 100 GRUSHTE SHTETI ME POROSI TË SLLAVO-GREKVE QË E PRUNË ME MISION NË 1990,ME NDIKIM TË SHKODRANIT RAMIZ ALIA EDHE KY SPIUN I UDB GJAT LNÇL.!
    ▪︎ NDAJ NË SHQIPËRI PAGUHEN MBI 50.000 SPIUN BITROR PËR DESTABILIZIMIN E VËNDIT NË MËNYRË TË PËRDITËSHME.. EDHE PËR 100 VITE TË TJERA.!
    ▪︎ Pasi Dogën,Prostitucionin,Teafikimet,Migrimet,PPP, Korrupsionin,Vrsdjet..nuk i pruri Rama në 2013,por i gjeti ATY,Ndryshe SALIU NUK IKTE..
    ▪︎ Dhe,Saliu erdhi me porosi të lobebe agjenturore për të realizuar MISIONIN(e ka deklaruar vetë) e premtuar 90.
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
  • xxx says:
    October 2, 2026 at 11:07 am

    Kryemonstra rreshqet si gjarperi sa here i afrohet rreziku.
    Gjarperit i do shtypur koka por strofullen e ka ne BE te sorroistet.

    Reply
  • Valbona says:
    October 2, 2026 at 11:26 am

    Per sa kohe qe Kryetari i Partise qe fiton zgjedhjet parlamentare ka ne dore Pushtetin Legjislativ dhe Ekzekutiv, pushteti Gjyqesor do te gjunjezohet se s’ka ku shkon. Shqiperia duhet te korigjoje urgjentisht Kushtetuten Kryeministrore dhe ta ktheje ne Kushtetute Presidenciale.

    Reply
  • tatjana says:
    October 2, 2026 at 1:57 pm

    ah te gjoret ju, deshtake te perjetshem

    Reply
  • qingci says:
    October 2, 2026 at 2:41 pm

    Projektligji i propozuar ngre shqetësime të rënda për balancën mes garantimit të të drejtave procedurale dhe mbrojtjes së pavarësisë së drejtësisë, veçanërisht kur vjen pa konsultim real me aktorët e drejtësisë dhe në një moment kur SPAK ka treguar rezultate ndaj niveleve të larta.

    https://www.wortb.com/

    Reply
  • xxx says:
    October 2, 2026 at 5:46 pm

    Ramut Ballisti dhe eunuket e PiS parlamentit e Duan Drejtesine me DY (a me shume) Standarte:
    Ligje te forta per popllin dhe per armiqte e tyre Politike – e ligje te vecanta per Klanin e tyre & Oligarkine.

    Aq felliqesira e krime kane kryer sa nuk ua mban as me drejtesine e pjerdhur te Dhjerokracise, lere me drejtesine e paprekshme te para 90.

    Reply
  • Ela says:
    October 2, 2026 at 7:18 pm

    Tentative e Rames te siguroje pensionin i sigurt

    Reply
  • homepage says:
    October 4, 2026 at 3:57 am

    Girls hairy buttsTeen mdoelFree fucking lesbian mature movie
    mpegPicture of menu with spotted dickTeen hitchhikers modelsLicensed adult foster
    care homes in linn county oregonMass effect tali pornLyrics for sexy backNude women in hot tubsGenesis 37 and teens xnxx Under age nude galleryHentai video search engineGay locker storiesDonna richard swingersSex domination gameFreaky sex women masturbate squirtThe ultimate black amateur
    sex sitePictures of hairy old womenSex positions with overweightAsian large breasted lesbians
    https://free.xnxxtubexxx.cc/ Free nude pussy videoPertigya sexy picturesNaked and the dead theSex stories with milBigger
    breast mod for oblivion downloadAsian boy slaveHow to become a sex
    ed teacherMilf hunter francesca torrent xnxx Naked japan bbsWild
    mature movieFive matureBlow jobs in public placesDeeper and deeper rick cum pussyMedieval prisoners penises amputatedMidget sex
    fuck clipsStern satellite sucksKorean celebrities sex tapesOutfit santa sexy
    womanTeen boys sex in warBreasts that hurtBlowjob video ameteur swallowBig black tits theaterAmatuer pictures of cocksFemdom tutorial

    Reply
  • mc zhao says:
    October 4, 2026 at 8:37 pm

    Projektligji prej 106 nenes që rishikon një të pestën e Kodit të Procedurës Penale ngre pikëpyetje të mëdha, sidomos kur përjashton nga arresti veprat me dënim deri në pesë vjet dhe forcon sekretin hetimor deri në ndalimin e bërjes publike të faktit se dikush është nën hetim. Shqetësimi i shoqërisë civile se këto ndryshime mund të mbrojnë zyrtarët e lartë dhe të frenojnë SPAK-un duhet marrë seriozisht, veçanërisht kur ato vijnë pa konsultim real me aktorët e drejtësisë.

    https://needleinahaystack.live/

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?