Shënim i Redaksisë:
Ky është një denoncim dhe një thirrje që meriton vëmendje të menjëhershme, veçanërisht duke pasur parasysh integritetin e Dr. Tritan Kalos dhe rrezikun që i kanoset shëndetit publik nga këto skema mashtruese.
Përdorimi i teknologjisë Deepfake dhe Inteligjencës Artificiale për të manipuluar zërin dhe imazhin e mjekëve të njohur është kthyer në një epidemi digjitale që kërkon reagim institucional.
Dr. Kalo sqaron prerazi se nuk ka promovuar kurrë asnjë bar apo suplement. Kjo shërben si një përgënjeshtrim i menjëhershëm për çdo qytetar që mund të ketë parë videot.
Ai bën edhe një kritikë ndaj organeve ligjzbatuese dhe mbrojtjes së privatësisë. Është shqetësuese që, pavarësisht denoncimeve, këto reklama vazhdojnë të qarkullojnë të papenguara.
Kujdes! Mesazhi i mjekut tonë të njohur flet qartë që të mos biem pre e reklamave që premtojnë “shërime mrekullibërëse” përmes figurave të njohura.
Këto mashtrime zakonisht funksionojnë përmes faqeve fantazmë në Facebook dhe Instagram, të cilat sponsorizojnë video ku zëri i mjekut sinkronizohet me lëvizjet e buzëve përmes Inteligjencës Artificiale.
Policia e Shtetit (Sektori i Krimit Kibernetik) dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duhet urgjentisht të njoftojnë zyrtarisht qytetarët dhe për raste të tilla të nisin menjëherë hetime. Këto faqe duhet të bllokohen urgjentisht.
“Nëse mundeni bëni zë në gazetë se po i marin njerzit në qafë me barna jo dobiprurëse. Linqet m’i kanë nisur nga Tirana se më pyesin pacientë dhe dashamirës të shumtë në lidhje me vërtetësinë e tyre. Kjo nuk lejohet ne asnje vend te botes” – më tha Dr.Kalo në një bisedë telefonike.
Teknologjia moderne në duar të gabuara ka nisur të godasë jo vetëm moralin e një individi, por direkt xhepat dhe shëndetin e njerëzve më vulnerabël, siç janë të moshuarit.


Nga Dr.Tritan Kalo
Mashtrimi me tregtimin e barnave mjeksore dhe suplementet humanë nuk ka të ndalur. Firmat farmaceutike reklamojnë on line nën abuzim e plotë të figurave të ndryshme të Mjeksisë Shqiptare, gjithshka veç që të bëjnë abuzivisht para.
Kam dërguar disa raportime dhe denoncime për abuzimin e bërë prej tyre me figurën timetë një Mantelbardhi që kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk ka promovuar një bar ose suplement të vetëm.
ASKUSH nga organet përkatëse ligjzbatuese dhe ato mbrojtëse të privatësisë e të dhënave personale, nuk e ka marë mundimin të ndërmarë një hap të vetë kundrejt këtyre abuzivuesve me shëndetin e popullit dhe figurën e ruajtësve të shëndetit të tij.
Në vend që të japin leksione demokracije nëpër botë. QEVERIA dhe levat e saj duhet ti japin fund një praktike të tillë moralisht dhe ligjërisht të dënueshme.
Po ashtu qytetarët tanë të bëhen të kujdesshëm në çka u ofrohet, dhe të thellohen në leximin e vëmëndshëm të reklamimeve të ndryshme për barna dhe suplemente, e të mos bëhen vetviktima të këtyre reklamimeve.
KUJDES me shëndetin dhe me jetën tuaj bashkëkombas!!!


Kaq e veshtir esht per shtetin te reagoj shpejt dhe te bej njoftime publike per keto??????
Apo jan vet te perfshire si ne cdo genjeshter publike dhe mashtrim qe sjell para?????
I nderuar Dr. Tritan Kalo,
– ¨Shteti¨ nuk po hesht per kete skandal te radhes me shume perfitime monetare,
(nuk eshte heshtje, nuk eshte neglizhence e/o injorance ….. ata e njohin dhe kontrollojne shume mire territorin .)
POR,
– ¨Shteti¨ eshte pjese aktive e gjithmone e me shoesh eshte mekanizmi proaktiv i SKEMES ….. ,
skeme ne te cilen, enet komunikuese ¨Shtet¨-Privat funksionojne per mrekulli si nje e vetme ….. ,
skeme ne cilen, funksionaret e ¨Shtetit¨ nuk dallohen nga funksionaret e Privatit per masen e perfitimeve monetare te padeklaruara .
Sa me keqdashje që flet Parku Rinia. Po pse vërtet mendon ti që shteti qënka ortak me këta mashtrues, që blejnë ilaçe e integratorë jashtë Shqipërie dhe duke shfrytëzuar Inteligjencën Artificiale mashtrojnë njerzit për përfitime ? Epo, ja ku po t’a them unë, që kjo ndodh në të gjithë botën dhe nuk ka shtet në botë që i bën derman . Para disa javësh, mashtrues të këtij lloji kishin nxjerrë kancelarin Mertc në Gjermani, sikur i bënte thirrje e reklama popullit të investonin në një bursë, që do t’i sillte fitime të majme njerëzve . Është shumë e vështirë për t’i zbuluar këta mashtrues dhe në shumicën e rasteve, nuk ja vlen të harxhosh kohë e të merresh me me ta . Por, të siguroj që bota dhe rrjetet sociale janë të mbushura plot e përplot me mashtrime të tilla dhe shtetet apo qeveritë, nuk kanë asnjë lidhje . Sigurisht që ti , duke qënë anti qeveri e antiRamë , siç je prezantuar në çdo koment tëndin, ja vesh qeverisë fajin edhe kur bie shumë shi .
Nuk ka promovuar kurre asnje bar apo suplement te vetem Tritani? Me duket se nuk mban mend Doktori, sepse harron qe para pak kohesh, promovonte 24 me 7 Vaksinat Kovid si produkt efektiv dhe te sigurt, packa se nuk e kishte fare idene se c’fare permbanin.
As gazeta dita nuk e mbaka mende qe ka bere propogande parti- shtet per vaksinen? Ore po ai Brata qe nuk pushonte per vaksinen ku eshte?
Shume nga keto faqe nxjerrin Dr T Kalo per reklame, njerzit mos te bien pre e mashtrimeve sepse Dr Tritan Kalo nuk ben reklama te tilla ,prandaj kujdes.
Edhe ti Shqiptari ne “Gjermani” na e tregove veten qe qenke nje patronazhist i Rames dhe qe nuk i dihet se ne ç’ndermarrje paguhesh.
Ramën dhe patronazhistët, o shoku shqiptar , ja u kam lënë juve prej 35 vjetësh . Per mua Deutschland uber Alles !
Dita
Ky rast është mjaft shqetësues, pasi prek dy pika që ju i keni trajtuar shpesh në editorialet tuaja mungesën e reagimit institucional dhe vulnerabilitetin e të moshuarve ndaj mashtrimeve. Dr. Kalo është një figurë me integritet të lartë dhe abuzimi me imazhin e tij është një “pistoletë balte” teknologjike
Nuk duhet lën me.kaq
Esht turp i madh qe doktorin e nderuar e perdorin kshu. I shof perdite ne facebook kto reklama me zera sikur jan te vertet. Tani po e mar vesht qe jan mashtrime Shteti flen gjum ndersa pensionistat blejn helme se besojn figuren e Dr. Kalos. Ku esht krimi kibernetik? Apo rrogat e medha e puna zero
Kjo eshte AI (inteligjenca artificiale) o njerëz, e perdorin figuren e mjekut me i mbush mendjen pleqve. Problemi esht se keta mashtrusa i hapin faqet nga jasht shtetit dhe policia jon nuk ka as mjete as tru me i kap. Respekt per Dr. Kalon
Doktor Kalo është hero i pandemisë dhe e njeh gjithë Shqipëria, prandaj e përdorin. Unë për vete desh u gënjeva për një ilaç reumatizme po mirë që më tha djali mos e prek me dorë. Shteti duhet të mbrojë figurën e mjekut, se po humbi besimi te mjekësia mori fund gjithçka
shteti hesht se mbase ka perfitim dikush nga keto barnat pa dogan e pa kontroll. Kur duan me te gjet per nji gjob makine te gjejn ne vrime te miut, kur vjen puna te keta qe helmojn popullin me reklama fallco, ‘nuk kemi kompetenca’. Turp per Ministrin e Shndetsis
Po eshte vete ky Palo-Shteti ore Dr. Kalo qe po abuzon me emrin tend, akoma nuk e kupton?
Ata Mashtruesit nuk do ta benin kurre ne nje shtet normal, por ne kete Palo-Shtet Rama natyrisht qe po se kane tere mbrojtjen e tij e ty nuk te mbetet tjeter vecse ta pranosh kete realitet ose ta refuzosh, por jo te qahesh kot se koti te Palo-SHTETI.
O mjeku i bythës, mashtrime si ky i dr.Kalos ndodhin çdo ditë në çdo vënd të botës dhe asgjë nuk i ndalon dot .
Nuk kuptohet nese eshte bere denoncim ne polici apo prokurori per vjedhje identiteti, perdorim imazhi etj.
Shteti vjen pas denoncimit.