Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një mjek i dehur që vlerëson personat për kemp, ngjarja që tronditi qytetin e Librazhdit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Një mjek i dehur që vlerëson personat për kemp, ngjarja që tronditi qytetin e Librazhdit
Kronike

Një mjek i dehur që vlerëson personat për kemp, ngjarja që tronditi qytetin e Librazhdit

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së mërkurës rastin e një mjeku i cili në orarin e punës është në gjendje të dehur. Rasti ka ndodhur në Librazhd dhe mjeku i familjes Balluk Troka në orarin e punës është i dehur. Mjeku gjithashtu është pjesë e KMCAP Librazhd, ku merret me komisionimin e personave të paaftë për punë e invalidëve.

Gazetarët e Fiksit, të interesuar për një rast të cilit i është hequr kempi, e gjejnë mjekun në krye të detyrës në orën 14:00 të dehur, aq sa nuk arrin dot as të flasë e t’i shqiptojë fjalët siç duhet. Kjo duket qartë në intervistën që Fiksi pati me mjekun ku ai nuk kuptohet apo përgjysmon fjalët gjatë bisedës.

Në Fiks Fare u ankua Anxhela Kurti, nënë e 4 fëmijëve. Ajo tregoi gjendjen e keqe ekonomike në të cilën jeton familja e saj. I shoqi, Taulant Kurti, vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe prej një viti i është hequr kempi. Familja e saj që së shpejti pritet të shtohet edhe me fëmijën e 5-të, jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike me një shumë prej 10 mijë lekësh.

- Publicitet -

Jetojnë me qira, fatmirësisht bonusi i qirasë i paguhet nga bashkia. Anxhela thotë se i shoqi vuan nga depresioni dhe ka bërë edhe ndërhyrje në kokë. Prej shumë vitesh ka qenë përfitues i kempit, por prej një viti atij i është ndërprerë. KMCAP Librazhd ia ka ndërprerë kempin, Taulanti e ka ankimuar këtë vendim dhe dosja ka kaluar  në Kempin Epror në Tiranë, nga i cili ende nuk ka marrë një përgjigje.

KMCAP Librazhd nuk e ka shpallur përfitues pasi sipas Anxhelës i kanë thënë se diagnoza që ka Taulanti nuk e përfiton. Ndërkohë që diagnoza e Taulant Kurtit nuk ka ndryshuar, është e njëjta me atë që ka përfituar kemp para 1 viti.

Gjendja e familjes pas heqjes së kempit është përkeqësuar sa më ato pak të ardhura që kanë paguajnë drita e ujë, e më pas për t’u ushqyer që është pjesa më e madhe e muajit, i ndihmojnë komshinjtë dhe ato pak ndihma që u jep shërbimi social i bashkisë. Plus Anxhela nuk mund të punësohet vetë, pasi ka 4 fëmijë për t’u kujdesur.

Gjithashtu është në pritje të fëmijës së 5-të dhe duhet të kujdeset dhe për bashkëshortin, i cili shpesh herë humb vetëdijen. Frigoriferi i familjes Kurti është bosh, ashtu si edhe dollapët pa ushqime, dhe kjo sipas Anxhelës është tabloja e përditshme e familjes së saj.

Fiksi u interesua tek Shërbimi Social në Bashkinë Librazhd, të cilët e njihnin gjendjen e familjes Kurti, por që sipas ligjit i ishte dhënë dhe ndihma ekonomike. Gjithashtu ata kishin ndihmuar me pako me ushqime kur kanë patur mundësi. Por në praninë e Fiksit punonjësi pohoi se rasti do t’i referohej kryetarit dhe nënkryetarit të bashkisë për një zgjidhje.

Fiksi u interesua edhe pranë KMCAP Librazhd për të mësuar se pse i është hequr kempi denoncuesit. Sapo hyjnë në zyrën e mjekut Balluk Troka pjesë e komisionit të KMCAP Librazhd ndjejnë erën e alkoolit. Gazetarja duke parë gjendjen e dehur të mjekut e pyet disa herë nëse është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve, por mjeku sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë që pamja, sjellja dhe e folura e tij e tradhtojnë.

Është ora 14:00 dhe mjeku i komisionimit në zyrën shtetërore kundërmon era alkool. Rasti i Taulantit nuk i kujtohet fare, e kërkon emrin në regjistrat e tij por që nuk është i aftë të gjej gjë. Madje gjatë bisedës ai përgjysmon fjalët duke i thënë recetës-precetë dhe punonjëses sociale dëgjohet vetëm një ‘ssss’.

Në këto kushte ai thërret sekretaren për të shpjeguar gazetarët e Fiksit. Sekretarja shpjegon rastin dhe tregon se aktualisht dosja e Taulantit është në Kempin Epror dhe se nuk ka një përgjigje. Përsa i përket pyetjes së Fiksit se në lidhje me komisionet që do të vijojnë në vazhdim a është në gjendje që mjeku Troka të bëjë vlerësimin e tyre në gjendje të dehur, sekretarja ul kokën dhe del nga zyra.

E njëjta pyetje i drejtohet dhe vetë mjekut Troka, por që ai s’e pranon që është i dehur. Ai pohon se është duke punuar dhe se po plotësonte një ‘precetë’ (recetë). Pyetjes se a është i aftë të vlerësojë një individ nëse duhet ta përfitojë apo jo kempin kur është në gjendje të pirë, mjeku Troka përgjigjet se asnjëherë nuk ka qenë i pirë dhe se është i aftë  “100%”. Por pamjet dhe çdo gjë tjetër janë prova që tregojnë të kundërtën, që mjeku është i dehur në orarin zyrtar të punës.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse
  • Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre
  • Në gjurmët e kontrabandës së cigareve në kufirin Bosnjë-Mal i Zi
  • Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Ethem Lalaj on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  4. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. xxx on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?