Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një pabesi e tillë ndaj biznesit dhe sipërmarrjes vendase nuk ishte parë kurrë në historinë e tranzicionit shqiptar!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Një pabesi e tillë ndaj biznesit dhe sipërmarrjes vendase nuk ishte parë kurrë në historinë e tranzicionit shqiptar!
EkonomiLajmi i fundit

Një pabesi e tillë ndaj biznesit dhe sipërmarrjes vendase nuk ishte parë kurrë në historinë e tranzicionit shqiptar!

Published: October 27, 2026
Shpërndaje

Nga Klodian Tomorri

Një pabesi e tillë ndaj biznesit dhe sipërmarrjes vendase nuk ishte parë kurrë në historinë e tranzicionit shqiptar.

Vetëm tre ditë më parë, në mbledhjen zyrtare të Këshillit Tatimor, ministri i Financave, Petrit Malaj, u ul përballë dhomave të tregtisë dhe shoqatave të biznesit duke i parë në sy e duke i garantuar me zë të plotë se nuk do të kishte asnjë ndryshim taksash.

- Publicitet -

Madje sikur të mos mjaftonte kjo ministria e Financave u shpërndau bizneseve një paketë të rreme fiskale, e cila parashikonte vetëm disa ndryshime të papërfillshme më së shumti proceduriale. Por premtimi i ministrit karton të Financave zgjati më pak se 72 orë.

Mbrëmë, në orën 10 të natës, në pabesi të plotë dhe nën errësirën e mungesës së transparencës, qeveria u nisi bizneseve Paketën e re Fiskale 2027. Ajo që u zbulua nuk ishte thjesht një korrigjim teknik, por një ndryshim rrënjësor dhe një rritje e ndjeshme e taksave që godet në palcë ekonominë.

Paketën nuk e di askush se kush e ka bërë. E sigurtë është vetëm që ajo nuk është përgatitur nga ministria e Financave. Por kjo lëvizje e Edi Ramës dhe Petrit Malajt shënon herën e parë që në Shqipëri ndodh një rritje taksash kaq e dhunshme në fshehtësi, duke përdorur mashtrimin e hapur si instrument qeverisës.

Deri dje, reformat tatimore, sado të ashpra, të paktën kalonin në filtrin e debatit dhe konsultimit publik. Sot, kjo dyshe ka zgjedhur të sillet si një “qeveri e prapaskenave”, duke hartuar ligje në korridore të mbyllura dhe duke goditur pas shpine pikërisht ata që mbajnë me gjak e me djersë buxhetin e shtetit.

Projektligjet e reja parashikojnë masa shtrënguese që do të tronditin tregun: rritje të tatim-fitimit për korporatat në 17%, rritje të normës standarde të TVSH-së në 21%, dhe një goditje fatale për turizmin e agroturizmin duke e çuar TVSH-në e akomodimit nga 6% në 10%. Si të mos mjaftonte kjo, tatimi mbi dividendin pothuajse dyfishohet duke kërcyer në 15%.

Të gjitha këto ndryshime u mbajtën qëllimisht të fshehura deri në momentin e fundit për të shmangur rezistencën e natyrshme të grupeve të interesit.

Ky akt nuk është thjesht një politikë e gabuar ekonomike; është një dëshmi e qartë e mungesës së moralit shtetëror. Kur një qeveri gënjen hapur përpara se të fusë duart në xhepat e qytetarëve dhe sipërmarrësve të saj, ajo humb çdo legjitimitet dhe sillet si një grup okult interesash.

Biznesi shqiptar sot nuk po përballet vetëm me një barrë të re financiare, por me një pabesi të pastër institucionale që shkatërron përfundimisht sigurinë juridike dhe klimën e besimit në vend.

Me këtë natë të gjatë të spastrimit fiskal, Rama dhe Malaj kanë kapërcyer një vijë të kuqe që nuk ka kthim. Ata provuan se për këtë ekzekutiv, fjalë e dhënë, institucioni i dialogut dhe partneriteti me privatin nuk vlejnë as sa letra e projektligjeve të tyre të hartuara në terr.

Duke zgjedhur pabesinë ndaj atyre që gjenerojnë vendet e punës dhe mbajnë në këmbë shtetin, kjo qeverisje vulosi natyrën e saj të vërtetë. Kur sunduesit fillojnë e sillen si zuzarë që vjedhin natën atë që premtojnë të mbrojnë ditën, ata nuk meritojnë më as bindje tatimore dhe as respekt institucional.

Ky nuk është më shtet ligjor; ky është një pritë financiare në errësirë ku biznesi nuk trajtohet si partner, por si pre e radhës.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një pabesi e tillë ndaj biznesit dhe sipërmarrjes vendase nuk ishte parë kurrë në historinë e tranzicionit shqiptar!
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë
  • Mbledhje online si në kohë lufte: Deputetët e PS votojnë nga shtëpia dhe makina
  • NATO shqyrton ndryshimin e planeve për vitin 2027, samiti në Tiranë nën hije dyshimi
  • Plagosja në Shkodër: Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital

Komentet e Fundit

  1. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  2. demo on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  3. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  4. Luan on Ku është kufiri mes Protestës dhe Pushtetit: A munden ta transformojnë edhe studentët tanë zemërimin në votë?
  5. demo on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?