Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një prej tyre…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Një prej tyre…
AnalizaKuriozitete

Një prej tyre…

Published: October 24, 2026
Shpërndaje

Nga Blerina Gjoka

Era e blozës ndihej ende të mërkurën pasdite pranë dyqaneve të djegura në katin përdhes të Kullave Binjake, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku grupe të rinjsh qëndronin ulur mbi bordura, duke diskutuar për ngjarjet e ditëve të fundit dhe duke pritur që protesta kundër qeverisë të rifillonte atë mbrëmje.

Pak orë më parë, një tjetër grumbullim protestuesish në rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ishte përshkallëzuar në përplasje me policinë. Disa të rinj kishin hedhur gurë drejt godinës, ndërsa forcat e rendit ishin kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

- Publicitet -

Por pasditja në bulevard dukej më e qetë. Përballë Kryeministrisë qëndronte vetëm një kordon policësh, ndërsa të rinjtë, të mbledhur në grupe të vogla, shkëmbenin lajme dhe ndiqnin zhvillimet në rrjetet sociale përmes telefonave.

Pas një jave protestash të dhunshme, gjatë së cilës arteria kryesore e kryeqytetit ishte kthyer herë pas here në një arenë përleshjesh mes të rinjve të maskuar dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, qetësia e së mërkurës pasdite dukej si një armëpushim i përkohshëm në një përballje që nuk tregonte shenja se po merrte fund.

Që prej 13 tetorit, qindra protestues janë arrestuar ose proceduar penalisht, mes tyre edhe të mitur, ndërsa dëshmitë për përdorimin e tepruar të forcës nga policia kanë ngritur shqetësime mbi proporcionalitetin e ndërhyrjeve të saj.

Në mesin e një grupi të rinjsh pranë Kullave Binjake ishte edhe Iris Kola, një studente 20-vjeçare e Planifikimit dhe Arkitekturës së Peizazhit në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

E imët, me flokë të dendur kaçurrela dhe një të folur të shpejtë e plot pasion, ajo dukej si qendra e gravitetit të grupit. Miqtë i afroheshin vazhdimisht, e pyesnin për të tjerët dhe diskutonin se ku do të mblidheshin më vonë.

Ndryshe nga shumë studentë që shmangin kamerat dhe gazetarët nga frika e problemeve me policinë, Irisi nuk nguron të flasë për arsyet që, ngjashëm me mijëra bashkëmoshatarë të saj, e kishin nxjerrë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili drejton vendin që nga viti 2013.

E lindur dhe e rritur në Tiranë, Kola iu bashkua protestave në fillim të qershorit, kur zemërimi që provokoi një projekt për resorte turistike në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, i lidhur me dhëndrin e presidentit të SHBA-së, nxori në rrugë mijëra qytetarë dhe i dha jetë lëvizjes së njohur si “Revolucioni i Flamingove”.

“Kur filloi protesta isha jashtë me angazhimet e shkollës në tri ditët e para, por preva biletën dhe erdha dhe që prej atëherë, bashkë me shokët e shoqet e mia, e kemi mbështetur dhe kemi qenë vazhdimisht”, thotë ajo.

Katër muaj më vonë, protesta për mbrojtjen e mjedisit dhe pronës, si dhe transparencën e të ashtuquajturave investime “strategjike” në bregdet, është shndërruar në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë, duke bashkuar të rinj të pakënaqur me korrupsionin, koston në rritje të jetesës dhe mungesën e perspektivës.

Për Irisin, këto pakënaqësi lidhen me një dilemë që e ndajnë shumë bashkëmoshatarë të saj; nëse duhet ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri apo të emigrojnë.

“Protestoj sot që nesër të mos emigroj”

Protestat e Flamingove | Foto: LSA

 

Emigracioni ka qenë një nga plagët më të thella shoqërore të Shqipërisë gjatë tri dekadave të fundit, duke zbrazur fshatra e qytete dhe duke lënë pas një popullsi gjithnjë e më të plakur.

Sipas Censit të vitit 2023, popullsia e vendit kishte rënë në rreth 2.4 milionë banorë, gati 420 mijë më pak se në vitin 2011, një tkurrje e ndikuar si nga emigracioni, ashtu edhe nga rënia e lindshmërisë.

Për shumë të rinj, largimi jashtë vendit shihet si rruga më e sigurt drejt një pune të mirëpaguar dhe një jete më dinjitoze. Për Irisin, protesta është edhe një përpjekje për të mos u detyruar të marrë të njëjtin vendim.

“Protestoj sot që nesër të mos emigroj”, thotë ajo, duke përsëritur një nga parullat që ka bashkuar të rinjtë në rrugë. “Si studente, tregu i punës është i papërfillshëm nëse nuk ke mikun dhe lekun”, shton Irisi.

Por pakënaqësia e saj shkon përtej mundësive të punësimit.

“Nuk ka familje në vendin tonë që nuk është përballur një herë me arrogancën apo mospërfilljen e shtetit, që nga mjekësia e deri tek mungesa e shërbimeve bazë si ujë e drita”, thotë ajo.

Irisi përmend kushtet që i konsideron të mjerueshme në sistemin shëndetësor, nivelin e ulët të jetesës dhe një administratë publike që, sipas saj, shpesh sillet me qytetarët sikur po u bën një favor dhe jo një shërbim.

Pakënaqësi të ngjashme kanë artikuluar edhe protestues të tjerë gjatë demonstratave të muajve të fundit, ku kërkesat fillestare për mbrojtjen e mjedisit janë zgjeruar gradualisht në thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike.

Një komunitet i lindur në protestë

Iris Kola gjatë protestave në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Teksa biseda vazhdon, një djalë i afrohet Irisit dhe i kërkon të shkojë më pranë Kryeministrisë, ku kanë nisur të grumbullohen protestuesit. Ai përmend disa emra vajzash dhe djemsh që po e presin.

Irisi i njeh të gjithë.

Gjatë muajve të protestave, ajo dhe bashkëmoshatarët e saj kanë krijuar një rrjet miqësish dhe solidariteti, që funksionon si në rrugë, ashtu edhe në rrjetet sociale.

“Kemi krijuar një komunitet, ku në rrjetet tona sociale ndajmë thirrjet për t’u mbledhur në protestë, ndajmë video, meme”, tregon ajo.

Ky komunitet ka zhvilluar edhe gjuhën e vet të humorit, të ndërtuar rreth përvojave të përbashkëta në rrugë. “Kemi shaka të brendshme të tipit ‘po nuk ndjemë erën e gazit, nuk na hapen sytë’”, thotë ajo, duke qeshur.

Në romanin “Libri i të qeshurës dhe harresës”, shkrimtari çek Milan Kundera eksploron fuqinë e humorit për të sfiduar të vërtetat e imponuara nga pushteti totalitar, duke dalluar mes të qeshurës që pohon rendin ekzistues dhe asaj që zbulon absurditetin e tij. Për Irisin dhe bashkëmoshatarët e saj, humori dhe sarkazma janë kthyer gjithashtu në mjete për të sfiduar retorikën e qeverisë dhe për të përballuar tensionin e protestave.

“Deklaratat e kryeministrit nuk i ndjekim fare, ose jemi indiferentë, ose zakonisht i kthejmë në meme”, thotë Irisi.

Ajo nxjerr telefonin dhe tregon një nga memet që qarkullojnë mes protestuesve. Ajo ironizon paralajmërimet e Ramës për kufizimin e përdorimit të mjeteve të transportit nga personat që përfshihen në dhunë, ku përmenden edhe trenat, ndonëse Shqipëria nuk ka një shërbim funksional të rregullt të transportit hekurudhor të pasagjerëve.

Por përvoja e përbashkët e protestave nuk është ndërtuar vetëm përmes shakave.

Gjatë përplasjeve me policinë, Irisi dhe disa vajza të tjera kanë marrë përsipër t’u vijnë në ndihmë protestuesve që preken nga gazi lotsjellës, duke u shpërndarë maska, ujë fiziologjik dhe mjete të tjera mbrojtëse.

Në ditët e para të përleshjeve, ato lidhnin një shami të kuqe në krah ose në qafë, për t’u dalluar nga personat që mund të kishin nevojë për ndihmë.

Irisi tregon se ajo dhe miqtë e saj kanë marrë përsipër edhe të largojnë nga turma bombolat e gazit lotsjellës të hedhura nga policia, duke i zhvendosur ose hedhur drejt lumit Lana.

Por bashkë me miqësitë e reja kanë ardhur edhe përvojat e dhunës, frikës dhe pasigurisë.

Frikë dhe zemërim

Irisi thotë se është kundër dhunës dhe këmbëngul se nuk ka hedhur asnjë gur ndaj policisë.Megjithatë, ajo i kupton veprimet e bashkëmoshatarëve të përfshirë në përleshje si një reagim ndaj përdorimit të forcës nga policia dhe ndaj shpërfilljes së gjatë të kërkesave të protestuesve nga qeveria.

“Dhuna është e patolerueshme, por dhuna e tyre [policisë] na bën të jemi më vigjilentë dhe të kujdesshëm, por nuk na step”, thotë ajo.

Qëndrimi i saj pasqyron një nga kontradiktat e lëvizjes studentore në Shqipëri, ku shumë pjesëmarrës refuzojnë dhunën si mjet politik, por njëkohësisht shprehin mirëkuptim për zemërimin e të rinjve që përplasen me policinë.

“Për katër muaj bëmë protestë paqësore dhe kryeministri na shpërfilli, na injoroi në kërkesat tona”, thotë Irisi. “Ne kemi gurin si mjet të vetëm kundër gazit, ujit dhe shkopave të gomës”, shton ajo.

E pyetur për frikën, Irisi thotë se shqetësimi i saj më i madh nuk lidhet domosdoshmërisht me policët me uniformë që shihen në bulevard, por me efektivët me rroba civile.

“Disa prej nesh, edhe kur ishte protesta paqësore, na ndiqnin natë për natë kur iknim nëpër shtëpi”, pretendon ajo.

Akuzat e saj nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur, por frika nga ndalimet dhe ndërhyrjet e policisë është bërë pjesë e përditshmërisë së shumë të rinjve që marrin pjesë në demonstrata.

Irisi ngre mëngën dhe tregon një nxirje në krah, të cilën e konsideron diçka normale në këto kushte. Madje, nuk është as e sigurt nëse nxirja i ka ardhur nga një shkop gome i policisë apo nëse dikush në rrëmujën e turmës, teksa po largohej nga gazi lotsjellës, e ka goditur pa dashje.

Një revoltë kundër klasës politike

Ndonëse kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, revolta e të rinjve është përpjekur të distancohet nga partitë politike dhe ndarjet tradicionale që kanë dominuar skenën shqiptare gjatë 35 viteve të fundit.

Parullat “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Ju erdhi fundi” shprehin pakënaqësinë e protestuesve jo vetëm me qeverinë, por edhe me opozitën dhe klasën politike në tërësi.

Irisi është e kujdesshme kur pyetet për bindjet e saj politike.

Ajo shmang identifikimin me një parti apo krah të caktuar politik, duke këmbëngulur se kjo nuk ka rëndësi për atë që po ndodh në rrugë.

Sipas saj, protesta ka arritur të bashkojë të rinj me bindje të ndryshme, të cilët në rrethana të tjera mund të mos kishin shumë gjëra të përbashkëta.

“Arritja më e madhe e protestës është zgjimi i rinisë, që po kërkon demokracinë e vërtetë”, thotë ajo, ndërsa shton se “ne kemi qenë në diktaturë, thjesht tani po i del koka”.

Për të, dorëheqja e kryeministrit është kërkesa kryesore dhe e panegociueshme. Ajo duhet të pasohet nga zgjedhje të reja dhe masa konkrete për përmirësimin e kushteve në shkolla e spitale dhe luftën kundër korrupsionit.

“Nuk do të ikim nga sheshi pa parë një ndryshim real të vendit”, paralajmëroi ajo.

Reporter / Titulli është i redaksisë

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • REGJIMET kane fund te njejte says:
    October 24, 2026 at 2:50 pm

    Ne foto, nje prej tyre ..
    te ajo te gjithe shohin te ardhmen e vendit, kurse Edi Rama sheh ANTIFA, Iran, Rusi ..
    keshtu e kane Diktatoret, ata nuk e duan rinine se ajo i ben te duken me te plakur sec jane.
    dhe sepse rinia eshte ajo qe i dergon atje ku e kane vendin, ne grope te halese.

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    October 24, 2026 at 3:01 pm

    artikull shumë realist që tregon qartë se si protestat e nisura për mjedisin u shndërruan në një britmë dëshpërimi për të ardhmen e rinisë në Shqipëri.

    Reply
  • Emigranti says:
    October 24, 2026 at 3:13 pm

    Fjalia ‘Protestoj sot që nesër të mos emigroj’ përmbledh më së miri dramën e gjithë brezit të ri sot

    Reply
  • Bravo!!! says:
    October 24, 2026 at 4:50 pm

    Pjesa më pozitive e kësaj lëvizjeje është distanca e qartë nga e gjithë klasa e vjetër politike, përfshirë edhe opozitën

    Reply
  • Alban says:
    October 24, 2026 at 6:32 pm

    Yll
    E ndjej si vajzen time
    Krenar per kete rini qe ka vendi
    Ka ende shpresë
    Zot bëje mbarë për fëmijët tanë !!

    Reply
  • Luan says:
    October 24, 2026 at 10:51 pm

    Dhuna kurrë nuk është zgjidhje, por artikulli shpjegon drejt se si arroganca e shtetit dhe shpërfillja e zërit qytetar çojnë në radikalizim

    Reply
  • Gani USA says:
    October 24, 2026 at 10:51 pm

    Është interesant se si të rinjtë gjejnë forcë te solidariteti, humori dhe memet për të përballuar tensionin e gazit lotsjellës dhe frikën

    Reply
  • Vali says:
    October 24, 2026 at 10:52 pm

    Zgjimi i rinisë është gjëja më e bukur që i ka ndodhur vendit kohët e fundit; shpresoj të mos shuhet

    Reply
  • Shurrel thonjpapreri says:
    October 24, 2026 at 10:54 pm

    Më e bukura është se Rama pandeh se me ca monologë në TikTok mund tua dali ktyre.
    Edhe po i shperndave me dhune ku do futesh me.pas o mortje???
    Po mbjell kaq shume urrejtje ne zemrat e tyre

    Reply
  • Vlora 97 says:
    October 24, 2026 at 10:56 pm

    Ahhh mire e ke ti o bukuroshe, po Edvini nuk e ka mendjen te rinia që ikën, ai sheh ‘fotografinë e madhe’ nga sateliti. Ne nuk e kuptojmë dot artin e tij të qeverisjes sepse jemi thjesht shumë poshtë në tokë

    Reply
  • Roza says:
    October 24, 2026 at 10:57 pm

    Asnjë lider botëror nuk bën aq shumë monologë në media e rrjete sociale sa Rama. Ai i sqaron gjërat aq bukur me veten e tij, saqë është e pakuptimtë pse duhet të ketë gazetarë që t’i bëjnë pyetje.

    Reply
  • Pal says:
    October 25, 2026 at 6:01 am

    Ideealizem feminor i perzier me dhunë ndaaaj policisê. Dhuna nuk eshte zgjidhja as ekstremizmi .Shteti permisohet hap pas hapi kurre me revolucion. Duket qe s’ka program s’ka ide se qysh ndryshohen demokatisht drejtimi e qeverisja.
    Nje fyerje per ataqë kanë provuar diktaturen ta quash shtetin e sotem diktature.Jo diktature po Sali Berisha te ishte s’do dilje dot kaq dite ne proteste jo me te gjuaje me gur kunder gazit😩

    Reply
  • prehistoriku says:
    October 25, 2026 at 6:03 am

    Vajze yll
    Mos u dorezoni

    Reply
  • Mentori says:
    October 25, 2026 at 7:45 am

    Në këto 36 vite europa i ka ndryshuar shumë drejtuesit e shteteve dhe të partive politike ndërsa Shqipëria ul e ngre Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta. Stanjacioni politik dhe shoqëror lë prapa vende dhe popuj.
    Përshëndetje heronjve të protestave!

    Reply
  • Hmmm says:
    October 25, 2026 at 7:45 am

    Ore si ka mundesi Edvini permendi 40 te denuar dhe nuk permendi Stresin?
    Je ca rrufjan ti Edushe

    Reply
    • bukurie says:
      October 25, 2026 at 1:41 pm

      jo ore jo edhe mua me beri pershtypje sa turp nuk procedojne dhe arrestojne kokat e revoltes qe i dine shume mire kush jane por arrestojne njerezit qe ato kan nanipuluar ose paguar gjithsesi vetem po shkaterrojne kot pushteti merret me vote .

      Reply
  • https://lingerie.cableavporn.com says:
    October 29, 2026 at 11:51 pm

    Every wsekend i used to go too see tyis web site, as i want enjoyment, for the reasoon that this this sitfe conations really nice funny material
    too. xnxx

    Reply
  • https://m.xnxxtubexxx.cc/ says:
    October 29, 2026 at 11:57 pm

    Normally I don’t learn post on blogs, however I wish tto ssay that this write-up very compelled me to check ouut aand do so!
    Yourr writing taste has been amazed me. Thanks, quite greaat post.
    xnxx

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shenja në qafë, plagë në shpatull dhe fytyrë, BBC publikon ekspertizën private: E mbytën nga pas, Epstein nuk kreu vetëvrasje
  • “Siguroni ujë, ushqim dhe ilaçe për 72 orë”! Pse ky urdhër, për çfarë duhet të jemi të përgatitur
  • Ndërron jetë papritur vëllai i ish-deputetit
  • E RËNDË: Përplaset me fadromën në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën kreu i Antikrimit të Vlorës
  • Dy dokumenta arkivore që tregojnë se babai i Pavarësisë nuk ishte një aktor naiv

Komentet e Fundit

  1. Kiri on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  2. anti25642654censurë on Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  3. anti25642654censurë on Diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. ANA on VIDEO: Një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE
  5. Nje mik qe te do te miren on Peshku në det, tigani në zjarr

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?