Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një pyetje, që vuri në siklet ambasadorin ukrainas në vendin tonë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Një pyetje, që vuri në siklet ambasadorin ukrainas në vendin tonë
AnalizaPolitike

Një pyetje, që vuri në siklet ambasadorin ukrainas në vendin tonë

Published: 8 Korrik, 2022
Shpërndaje

Nga  Gjon BRUÇI

 

Nga nëntë pyetjet e gazetarit Erion Habilaj (VOX News), drejtuar ambasadorit ukrainas, Volodymyr Shukrov, pyetja e shtatë ishte më e sikletshme. E tillë ishte edhe përgjigja e ambasadorit . . .

- Publicitet -

Pyetja e shtatë, Zoti ambasador: “. . . Shqiptarët, për shkak të vendimeve të Fuqive të Mëdha, janë të ndarë në disa shtete, sa jemi i vetmi shtet që kufirin tokësor e kemi të përbërë nga bashkëatdhetarët tanë. Shqipëria ka një shqetësim që lidhet me Kosovën. Ukraina është një ndër shtetet që nuk e ka njohur pavarësinë e saj. . . . A mendoni se ka ardhur momenti që të keni një qasje tjetër dhe të njihni Kosovën si një shtet i Pavarur, siç është në fakt?”

Volodymyr Shukrov:  “Çështja e njohjes së Kosovës është ngritur vazhdimisht. . . Ukraina po monitoron me vëmendje situatën në Ballkan, veçanërisht në rajonin e Ballkanit perëndimor. Ne, i jemi mirënjohës Kosovës për solidaritetin dhe mbështetjen ndaj Ukrainës në luftën kundër agresionit rus. Tani është e rëndësishme për ne të dalim nga zjarri i luftës. Për njohjen e pavarësisë së Kosovës, mund të flitet në një fazë të mëvonshme!!!”

. . .

Intervistën në fjalë, unë nuk e ndoqa, si i thonë “live”, por e mora nga gazeta DITA e datës 6 Korrik 2022. Për këtë arsye, nuk pata mundësi, që përveç fjalëve, të shihja edhe “gjuhën e trupit” të ambasadorit ukrainas në vendin tonë. Megjithatë, po jap nja dy konsiderata për domethënien e fjalëve të tij për pyetjen në fjalë:

-“Ukraina po monitoron situatën në Ballkan. . .” – thotë ambasadori.

Ngjarjet në Ballkan, dhe që lidhen me Kosovën, nisën në vitin 1999. Nga ajo kohë, kanë kaluar plot 23 vjet. Për 23 vjet rresht shteti i Ukrainës, vijoka me “monitorim””, pa arritur të përcaktojë pozicionin e tij në relacion me Ballkanin? Plot 13 vjet u mbushën dhe kaluan, nga dita kur Kosova është shpallur Republikë, të cilën e kanë njohur dhjetëra e dhjetëra shtete, shumica e të cilave ato të Europës perëndimore, ku Ukraina kërkon të strehohet. Ndërsa kjo e fundit, vijon të “monitorojë” . . . A nuk duket pak si qesharake?!!!

-“Ne i jemi mirënjohës Kosovës, për solidaritetin dhe mbështetjen ndaj Ukrainës në luftën kundër agresionit rus. Tani është e rëndësishme për ne të dalim nga zjarri I luftës. . . . .”!, -vijon më tej miku ambasador.

Faleminderit mik që vlerëson mbështetjen e Kosovës, por kjo mbështetje kërkon reciprocitet miqsh. Dhe miku me mikun, nuk përdor vetëm “shatin” (për të marrë miradinat), por edhe “lopatën”(për t’i dhënë miradina edhe mikut). Vërtet jeni në zjarrin e luftës, por presidenti juaj Zhelinski, jep nga dhjetë deklarata në ditë. Jepeni edhe një deklaratë tre minutëshe për Kosovën, se asnjë dëm nuk do të ketë lufta juaj kundër pushtuesit rus. Përkundrazi.

-“Për njohjen e pavarësisë së Kosovës, mund të flitet në një fazë të mëvonshme!!!.”, -përfundon përgjigjen e pyetjes së shtatë, ambasadori Volodymyr Shukrov.

Kjo përgjigje e fundit ia vë “vulën” qëndrimeve me dy standarte të shtetarëve ukrainas për pavarësinë. Për pavarësinë e shtetit të tyre, ata janë gati të hidhen, dhe janë hedhur me të drejtë, në luftë kundër pushtuesit rus. Madje kërkojnë ndihmën e gjithë perëndimit, përfshi dhe Kosovën e vogël në Ballkanin perëndimor. Ndërsa kur vjen punë për shtetet e tjera, për republikat e tjera, si në rastin e Republikës së Kosovës, e cila ka vuajtur dyfishin e Ukrainës në kohë dhe në gjenocid të pashembullt, ambasadori i Ukrainës 40 e ca milionëshe, e kalon fatin e dy milion shqiptarëve me frazën: “Për njohjen e pavarësisë së Kosovës, mund të flitet në një fazë të mëvonshme . . . “

Pra, jo vetëm “në një fazë të mëvonshme”, por i shton edhe fjalën “mundet”, së cilës, po ti shtohet në krye një “s”, shoqëruar me një apostrof, bëhet “s”mundet”!!!

Konkluzioni:

Shtetarët ukrainas, pretendojnë se po mbrojnë demokracinë dhe pavarësinë në Ukrainë, por realisht aty nuk ka asnjë gram demokraci dhe asnjë gram pavarësi. Zhelinski ukrainas dhe Putini rus, nuk janë gjë tjetër, përveçse nacionalistë të sëmurë, të cilët, si pjesë e imperializmit botëror, duan ta fusin Europën dhe Botën në një kasaphanë të re, harxhet e së cilës i paguajnë popujt.

Shtetet në fjalë, jo vetëm aplikojnë sistemin borgjez, ku demokracia është fasadë, ashtu si në gjithë shtetet e tjera kapitaliste e imperialiste, por për më tepër, Ukraina dhe Rusia, vijnë nga e njëjta Perandori, e cila jo njëherë ka qënë pjesëmarrëse e “Fuqive të Mëdha” në copëtimin e trojeve shqiptare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Komente
  • Politika shqiptare është diletante thotë:
    8 Korrik, 2022 te 9:13 am

    E drejtë analiza e z. Bruçi. Diplomacia i shërben politikës, e cila e shpërfill historinë duke parë interesat e momentit. Ukrahina ka më shumë interes që të mos e prishë me Serbinë se sa të miqsohet me Kosovën. Janë llogari të momentit, pavarsisht që historia flet në favor të Kosovës. E keqja është që politikanët shqiptarë nuk veprojnë në favor të Shqipërisë, përkundrasi japin “dhurata” në dëm të interesave të shqiptarëve. Kujtoj telefonatën e z. Rama me z. Borisov të Bullgarisë dhe menjëherë lindi minoriteti bullgar në Shqipëri, si një nga 9 minoritetet e saj. Minoriteti bullgar nuk ka ekzistuar asnjëhere në Shqipëri dhe këtë e fakton historia, por për politikën pak rëndësi ka kjo, mjafton që të fitojë diçka të momentit, pa e vrarë mëndjen që fitimi është me pak vlerë, ndërsa dëmi mbetet i përjetëshëm, duke ndryshuar historinë apriori. Vetëm politikanët shqiptarë bëjnë “dhurata” të tilla dhe e keqja më e madhe është që nuk mësojnë nga të tjerët, se si i mbrojnë interesat e tyre.

    Përgjigjiuni
  • km thotë:
    8 Korrik, 2022 te 11:08 am

    Ne ballkan vetem “shqiptaret “nuk Ka.Eshte nje “shprehje gjeografike”e zbuluara nga Europa qe nje shekull e gjysem perpara.Kufijte?U ndane sipas “perberjes etnike”,nga Ca’ ambasadore.Kaq u injorua sa as konferencen kryeministrash apo presidentesh nuk u pa e arsyeshme.Dhe ky mendim mbizoteron ne Europe,perfshi dhe Rusine e Ukrainen.Thene shkurti ,nuk i djeg bytha zhelesnskit per shqiptaret.”Shohim e bejme ne te ardhmen,por na ndihmoni te shpetojne ruset e ukraines qe po’ na i zapton Russia.Serbia ndaj kosoves?po’ eshte krahine e saj moreee.Ju shqiptaret nuk kuptoni.”Keshtu do te thote zheleneskija dhe putaneria ne te ardhmen,kur te vije koha.

    Përgjigjiuni
  • Altin thotë:
    8 Korrik, 2022 te 3:26 pm

    Jo gjithmone armiku i armikut tim eshte miku im. Ata gjithmone kane qene kunder nesh.

    Përgjigjiuni
  • Tártari thotë:
    8 Korrik, 2022 te 9:20 pm

    Po kjo me indinjon me politiken tone te jashtme, pa bosht, pas berihait, pa vendosur ne krye interesat tona kombetare dhe ato shterore, vetem qe zyrtaret tane servile te marrin ndonje buzqeshje nga bijte e kurves plake. Realisht konflikti ne Ukraine eshte nje konflikt midis dy shtetve sllave, historikisht kunder kombit shqiptar( perjashto ndihmen e Stalinit per shtetin shqiptar 1944-1954. Per cdo ndërsim qe Europa u ben ketyre taneve, keta jane gati te lehin. Shembulli i ambasadorit ukrahinas eshte kuptimplote. Respekte per gazetarin.

    Përgjigjiuni
  • alphade thotë:
    8 Korrik, 2022 te 11:24 pm

    Qe ne krye te heres kam bere panumurt komente qe
    shpetimi i Kombit shqiptar nga Europa Plake qe gjithe-
    mone e ka trajtuar Shqiperine si placke tregu ne favor
    te fqinjeve tane qe kane mbajtur qendrim perjetesisht
    armiqesor ndaj nesh duke e sfiduar “Plaken” me te njej-
    ten monedhe sic na trajton !? Dhe cili ka qene dhe mbe-
    tet i pandryshuar qendrimi im dhe m’a do mendja e mi-
    lionave patrioteve shqiptare qe e duan Shqiperine lule
    dhe jo cule ! “Shtet i Pavarur , I Asociuar”, nen juridik-
    sionin e SHBA, idem Porto Riko ! Keshtu qe Europa dhe
    sidomos fqinjet t’i harrojne nje here e pergjithemone kam-
    mite ndaj Shqiperise ! Europa duhet sfiduar e perbuzur nga
    Kombi shqiptar ! Dhe ky perfundim ka nje aresye shume te
    thelle ne shekuj ! Shikoni cfare ben Europa sot me shqipta-
    ret ?! I kerkojne qiqra ne hell !
    Ka disa shqiptare qe e shikojne me skepticizem propozimin
    per nje shtet ne protektiratin amerikan me statusin e Porto
    Riko duke arritur deri atje sa ta quajne kete propozim nje
    ABSURDITET duke argumentuar se SHBA jane “LARG” kur
    dihet se largesia sot eshte aq relative sa qe ne kohe dhe
    hapsire nuk ndikon per asgje ! Per 30 sekonda thote Putini
    ne arrijme ne Londer dhe e bejme shkrumb e hi ?! Me tej
    Anglia e mbajti Hongongun 99 vjet dhe largesia nuk ndikoi
    per asgje ! Po Amerika, superfuqia e botes, i ka apo nuk i
    ka mjetet politike, ekonomike dhe ushtarake per ta mbojtur
    e zhvilluar me hapa te shpejta shqiperine …?!

    Përgjigjiuni
  • Armir thotë:
    9 Korrik, 2022 te 5:09 am

    Ambasadori shpreson se Ruset e Ukraines nuk do integrohen me Ruset e Rusise.

    Kjo gje e shtyn ate, qeverin e Zelenskit, te jete kundra bashkimit te territoreve te banuara me shqiptare.

    1. Kur kjo lufte do te mare fund, “keta personalitete”, nuk do jene me ne pushtet.

    2. Pra ato nuk do kene mundesine “te japin nje kontribut per çeshtjen e Kosoves”.

    Pyetja ime eshte:

    3. Pse Zelenskij i ka kerkuar ndihme Shqiperise?

    4. Pse i transmetoj nje mesazh “Parlamentit te Shqiperise”?

    5. Si do zgjidhe problemet e vendit te tij kur kerkon ne te njejten kohe “dy gjera qe perjashtojne njera tjetren”

    Përgjigjiuni
  • Demotakercita thotë:
    9 Korrik, 2022 te 7:50 am

    Gazetari qe ka bere pyetjen,ka shprehur qartesi dhe dashuri per vendin.Politika e madhe behet ne kuriz te popujve te vegjel.Kizingeri,politikani madh u shpreh para pak ditesh,jepi Rusise ate qe i takon.(Dhe ne fund ajo do te behet ne heshtje ,sic ndodhi me Krmene).Kjo lufte eshte ne vazhden e luftrave shkullore per zgjerim teritoresh dhe tregjesh.Rusia po kundershton ate qe po i kercenohet dhe nuk do ti ike “pjesa e saj”.Politikanet e vendeve te pafuqishme,qofshin edhe te medha sa Ukraina,jane vasale te te medhenjve,per interesa karigeje.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Iran-Izrael, “luftë” edhe në dezinformim, tre video të krijuara nga IA marrin mbi 100 mln klikime
  • Aksident i rëndë në Maliq, automjeti përfundon i përmbysur në ara
  • Khamenei zgjedh 3 pasardhësit e mundshëm nëse e vrasin, lë jashtë listës djalin
  • Nga Mossadegh te Khamenei: Një cikël i fuqisë në Iran dhe ndikimi i jashtëm
  • Kriza politike vazhdon, Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet për të 35-tën herë

Komentet e Fundit

  1. intelektuali në Iran-Izrael, “luftë” edhe në dezinformim, tre video të krijuara nga IA marrin mbi 100 mln klikime
  2. Dashi në Kriza politike vazhdon, Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet për të 35-tën herë
  3. intelektuali në “Je ujk i maskuar si diplomat”, sherr mes ambasadorëve të Iranit e Izraelit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
  4. demo në Kriza politike vazhdon, Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet për të 35-tën herë
  5. Dashi në Kriza politike vazhdon, Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet për të 35-tën herë
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?