Shaban Murati
Botuar në DITA
Presidenti serb Dobrica Çosiç ka lenë një frazë lapidare:”Rrena është virtuti më i madh moral i serbëve”. Që ai nuk e kishte vetem për popullin, por edhe për elitën politike serbe, e vërteton më së miri presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili rrenën jo vetëm e ka bërë politikë shteterore, por po rren në nivelet më të larta diplomatike. Kulmi arriti në 10 qershor, kur pas deklaratës të kancelarit gjerman Olaf Sholc në konferencën e përbashkët të shtypit në Beograd se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën, presidenti i Vuçiç lëshoi rrenën e madhe: “Ne nuk e kemi dëgjuar kurrë prej ndonjerit në BE që ata të kërkojnë njohjen reciproke, askush nuk na ka folur asnjëherë për njohjen reciproke, me përjashtim të amerikanëve”.
Është vështirë të gjesh se kë mendonte të rrente presidenti serb me këtë rast, sepse është e paimagjinueshme që presidenti i një shteti të rrejë në mënyrë kaq vulgare dhe në prani të kancelarit të shtetit më të fuqishëm europian. Presidentit serb nuk iu skuq faqja me këtë rrenë, megjithë që e din se kancelari gjerman Sholc para se të vijë në Beograd ka lexuar dosjen e vizitës së paraardhëses së tij Angela Merkel në Beograd në 13 shtator 2021. Pra para dhjetë muajsh kancelarja Merkel i deklaroi presidentit serb Vuçiç se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është kusht që ajo të bëhet anëtare e BE. Në 14 shkurt 2018 ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ishte për vizitë në Beograd dhe në bisedime i deklaroi presidentit Vuçiç kushtin që Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës me qëllim që t’i bashkohet BE-së.
Serbisë i është shpallur ky kusht nga BE qysh në vitin 2014, kur u hap konferenca ndërqeveritare me BE pas marrjes së statusit të shtetit kandidat, dhe Vuçiç ishte kryeministër i Serbisë. Presidenti serb Nikoliç në 5 dhjetor 2014 shprehu mospëlqimin e qeverisë serbe për kushtin e vënë që Serbia të njohë Kosovën para se të anëtarësohet në BE. Në 31 janar 2020 përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtëme Josep Borrell në bisedimet me presidentin serb Vuçiç i deklaroi atij: ”BE e ka bërë të qartë që kyçi për anëtarësimin e Serbisë në BE është normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën nëpërmjet një marrëveshje mirkuptuese legalisht të detyrueshme”. Përveç kësaj Borrell i theksoi: ”BE e njeh Kosovën dhe unë përfaqësoj BE-në”.
Kronika diplomatike dëshmon se sa e padenjë është rrena presidenciale serbe se gjoja e dëgjoi për herë të parë në 10 qershor kushtin e kancelarit gjerman. Kjo e detyroi kancelarin gjerman që me elegancën e njohur diplomatike të hidhte poshtë po atë mbrëmje në 10 qershor në Beograd rrenën e presidentit serb: “Pikëpamja jonë për Kosovën nuk është e re. Ka qenë e njohur për një kohë të gjatë”.
Atëhere duhet të ketë disa arsye për këtë tronditje psiqike të presidentit të Serbisë, që rren në konferencë shtypi para kancelarit gjerman dhe para mediave se ai e dëgjon për herë të parë kushtin e njohjes së Kosovës për anëtarësimin e Serbisë në BE. Tronditja psiqike, që prodhoi rrenën vulgare të presidentit serb, lidhet me gjendjen pa rrugëdalje, ku ndodhet tani Vuçiçi prej kërkesës kategorike të kancelarit gjerman që Serbia duhet të njohë Kosovën nëse don të hyjë në BE. Kancelari gjerman i bëri të qartë prerazi Vuçiçit se Serbia nuk ka rrugëdalje dredhuese, por duhet të plotësojë dy kërkesa të detyrueshme: të njohë Kosovën dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Situata e re e acaruar ndërkombëtare me agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe aleancën flagrante të Serbisë me Rusinë, kanë detyruar kancelarin gjerman që t’i tregojë kufijtë e presidentit serb, që të mos vazhdojë taktikat bizantine të shtirjes si proeuropian dhe të fjetes me Kremlinin. Ndaj kancelari Sholc i vuri presidentit serb dy provat e mëdha kategorike: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të vendosë sanksionet ndaj Rusisë.
Qendrimi i kancelarit gjerma është i rëndësishëm, sepse i mbylli dyert spekullimit të Serbisë, e cila po përpiqet gjatë këtyre katër muajve të agresionit rus në Ukrainë që të mashtrojë diplomacinë e BE dhe në shkëmbim të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë të marrë nga BE lëshime për Kosovën dhe sidomos të heqë kushtin e njohjes së Kosovës për anëtarësimin në BE. Kancelari gjerman i preu rrugën këtij spekullimi dhe bëri të qartë se njohja e Kosovës është kusht i anëtarësimit të Serbisë në BE dhe nuk lidhet me sanksionet.
Kërkesa kategorike e kancelarit gjerman në Beograd për njohjen e Kosovës si kusht i hyrjes në BE përbën një rrethanë të re pozitive dhe një ndihmë të madhe në planin diplomatik për Kosovën. Kjo tregon se Gjermania është e vendosur që ta detyrojë Serbinë të plotësojë kushtin e njohjes së Kosovës, nëse don të hyjë në BE. Kjo i jep fund demagogjisë dhe lojrave meskine të Beogradit për të ashtuquajturin orientim të integrimit europian. Nëse Serbia dhe presidenti i saj nuk zbatojnë kërkesën e kancelarit gjerman, kjo don të thotë se ata nuk janë realisht të interesuar për anëtarësimin në BE. Kërkesat e kancelarit gjerman në Beograd në 10 qershor janë një ndihmë e madhe për orientimin e drejtë dhe qendrimin efikas të qeverisë së Kosovës lidhur me vazhdimin e dialogut me Serbinë. Pas SHBA dhe presidentit të saj Bajden, edhe kancelari i ri gjerman dhe Gjermania i drejtuan Serbisë kërkesën kategorike për njohjen e Kosovës, që don të thotë se qeveria në Prishtinë duhet të ndjekë autostradën diplomatike të përcaktuar nga SHBA dhe nga Gjermania dhe të mos dëgjojë këshilltarët jugosllavë në Bruksel apo në Prishtinë, që duan ta ngatarrojnë në rrugicat qorre diplomatike proserbe.
Kërkesat e vendosura të kancelarit gjerman në Beograd për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia si kusht i anëtarësimit në BE shkaktuan alarm të madh në Moskë. Sepse Rusia është e interesuar nga pikëpamja strategjike që konflikti i hapur midis Serbisë dhe Kosovës të mos zgjidhet dhe Serbia të mos e njohë Kosovën, me qëllim që edhe konflikti të rrijë ngrirë, edhe Serbia të mos hyjë në BE. Zëdhënësja e MPJ të Rusisë, Maria Zaharova, në 10 qershor sulmoi kancelarin gjerman për deklaratat e tij në Beograd: ”Kancelari i RFGJ deklaroi se Serbia pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk hyn në BE. Beogradi për asgjë nuk i detyrohet Brukselit, përkundrazi Perëndimi u ka serbëve një borxh të papaguar”. Zëdhënësja zyrtare e diplomacisë ruse i bën thirrje direkte Beogradit që të mos zbatojë kërkesën dhe kushtin e BE dhe të mos hyjë në BE. Rrjeti mediatik i kontrolluar nga Kremlini në mënyrë masive sulmuan kancelarin gjerman për kushtin e njohjes së Kosovës. Gazeta ruse “Vzgljad” shkruante në 14 qershor se “kancelari i RFGJ Sholc i shpalli publikisht ultimatum Serbisë: Ose njihni pavarësinë e Kosovës, ose harroni endrrat për të hyrë në BE”. Agjencia proqeveritare ruse “Regnum” shkruante në 11 qershor se “Ultimatumi gjerman i rradhës për Serbinë është se nuk ka integrim europian pa njohjen e Kosovës dhe se Serbia duhet të ndërmarrë sanksione ndaj Rusisë”. Alarmi i diplomacisë dhe i shtetit rus vjen nga fakti se kancelari gjerman vendosi tani kufij të qartë për sjelljen dhe politikën e Serbisë, kufij që do të qartësojnë përfundimisht nëse Serbia është për integrimin europian apo për integrimin me Rusinë. Moska u alarmua, sepse detyrimi i Serbisë për të njohur Kosovën i jep fund interesave gjeopolitike ruse në Ballkan. Ekspertja ruse per çeshtjet e Ballkanit, profesoresha e Akademisë Ruse të Shkencave, Ana Filimonova, e përcaktonte hapur në 11 qershor në “regnum.ru” se “njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia don të thotë largim i Rusisë nga Ballkani”.
Ka një element shumë të rëndësishëm, që duhet theksuar lidhur me kërkesën e kancelarit gjerman në 10 qershor në Beograd. Formula gjermane Sholc bashkohet plotësisht me formulën amerikane Bajden. Si kancelari gjerman në 10 qershor 2022, ashu dhe presidenti amerikan Bajden në 7 shkurt 2021, kanë përcaktuar formulën e artë të zgjidhjes së dialogut Serbi-Kosovë me njohjen reciproke midis tyre. Eksperti zyrtar rus për Ballkanin, Oleg Bondarenko, shqetësohej në 10 qershor se “Gjermania pranoi si bazë doktrinën antiserbe të SHBA”.
Kërkesa e vendosur e kancelarit gjerman në Beograd është një mësim shumë i madh diplomatik për gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor se si duhet t’i ndërtojnë ata marrëdhëniet me Serbinë. Por ajo është një leksion shumë i rëndësishëm sidomos për Shqipërinë. Sepse del pyetja e madhe tronditëse: Kur Gjermania nuk pranon hyrjen e Serbisë në BE pa njohur Kosovën, si mundet Shqipëria pranon të hyjë në grupimin serb “Ballkan i hapur” pa njohur Serbia Kosovën?. Kjo pyetje është kriteri bazë dhe lakmusi profesional për të kuptuar dhe përcaktuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në “Ballkanin e hapur” serb.
Shqipëria duhet të mësojë nga Gjermania dhe nga kancelari gjerman për të mbrojtur interesat e saj politike, diplomatike, gjeopolitike dhe kombëtare. Sepse kur presidenti serb arrin të guxojë të rrejë në mënyrë vulgare në prani të kancelarit të shtetit më të fuqishëm europian, a e mendoni se sa me lehtësi ai u servir rrena suvarijve të vegjël të Ballkanit Perëndimor, që i kanë hypur karrocës serbe të “Ballkanit të hapur”.
Objektivi afatgjatë i Serbisë për vendet pjesëmarrëse të nismës së Vuçiçit është distancimi i tyre nga integrimi europian dhe nga aleancat me Perëndimin. Është në kufijtë e skandalit fakti se si nuk kullohet qeveria e Shqipërisë që të kuptojë piketat strategjike antiperëndimore, që i përcaktoi “Ballkanit të hapur” presidenti serb në fjalën e tij në Ohër në 8 qershor, në prani edhe të kryeministrit të Shqipërisë. Ja fjala e presidentit Vuçiç në ligjëratë të drejtë, e transmetuar nga portali i njohur serb “B92”: “Ballkani duhet t’u përkasë popujve të Ballkanit. Fuqitë e mëdha kurrë nuk duan ta lejojnë këtë. Interesi i popujve të Ballkanit duhet të jetë i joni, jo i fuqive të mëdha”. Fuqitë e mëdha të pranishme në rajon nëpërmjet anëtarësimit të shteveve ballkanike në BE dhe në NATO janë fuqitë e mëdha perëndimore dhe organizatat e tyre perëndimore. Presidenti serb ridel me thirrjen e vjetër hegjemoniste serbe “ballkani për ballkanasit”, që Serbia si shteti më i madh ta sundojë ajo Ballkanin Perëndimor. Diplomati serb Vladimir Kërshljanin, këshilltar i lartë në Ministrinë e Jashtëme të Serbisë deklaronte në 7 qershor se “aleanca serbo-ruse është garanci edhe kusht për Ballkan të hapur”. Është vështirë të parashikohet se kur diplomacia dhe qeveria e Shqipërisë do të ulen të nxjerrin ndonjë mësim nga mesazhet ballkanike të kancelarit gjerman dhe dhe nga rrugëtimi serbo-rus i “Ballkanit të hapur”.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Ky islamiku i perditshem dhe gjeka me babon te tema ,na jane bere si cjepet e saliut ne vicidol.
As e mar mundimin ta lexoj se boll kemi lexuar nga komunist shab ne kohen e imp e rev qe i bente lecke tigrat prej letre
Saktë z. Murati! Unë kam komentuar edhe përpara, se nuk e kuptoj se si mund të bëhet pjestare Kosova në “Ballkanin e Hapur” kur Serbia nuk e njeh si shtet Kosovën?! Juridikisht nuk qëndron. Çdo marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është nul, sepse nuk e njohin si shtet njëra tjetrën. Në këtë gjëndje që janë del se nënshkruan marrëveshje shteti i Serbisë me krahinën e saj të Kosovës, por jo me shtetin e Republikës së Kosovës. Pra shkurt, Kosova në fillim duhet të nënshkruajë marrëveshjen e njohjes reciproke me Serbinë dhe pas kësaj mund të bëhet antare e vendeve të Ballkanit të Hapur. Njohja e shtetit të Republikës së Kosovës nga Serbia është hapi i parë që duhet kryer, përndryshe të tjerat janë “llogje Kavaje”.
Zoti murati rama sot e tejkaloj veten kerkoj ne intervisten ne politico mos ti behet presion serbise te shkeputet na rusia.duhet te shkruash na nje artikull cdo gjysem ore per te denoncuar aventurat e rames me serbet esht e pamundur te mbash ritmin
Shabanin s’mund ta ndryshosh dot se zemerimi tij dhe i te birit te Gaqo Neshos, Agim Neshos, jane vija e partise qe milituan dhe keshtu qe bejne roline opozites fallco se Rama nuk i çoi me per ambasadore si ishin mesuar. Megjithese poshte e larte ne shkrim gjen te ver-teta e pastaj mund ti transformosh e interpretosh si te duash, por qe te diskutosh per “Ballkanin e Hapur, ashtu si thote dhe nje komentues me larte, eshte ose moskuptim ose qellimisht ben rolin e patriotit qe e shohim te ngritur ne Kosove kaq larte sa vete presidentja e Kosoves dhe kryeministri Kosoves qe perfaqesojne ate shtet, duan hapur dhe me çdo kusht te denigrojne Shqiperine dhe Tiranen zyrtare. KJo eshte çeshtje interesash dhe seicili nuk shikon me per Shqiperine por per shtepine , bile dhe aty diçka ja lene ne dore gjitonit deri te krevati po paten ndonje interes. Eskluziviteti i shkrimit qe i beni eshte kot se nuk besoj ta vleresoj dikush me mendje. Ulja ne nje tavoline si te barabarte Shqiperi-Maqedoni-Serbi-Kosove-Mal i Zi-Bosnje Hercegovine dhe nenshkrimi marrveshjeve ne te gjitha fushat, eshte njohje de facto e Kosoves nga Serbia dhe pastaj vjen de Joure duke perdore kete menyre diplomatike edhe te presidentit serb perballe nacionalisteve te tij qe nuk ja falin. Kete e kuptojne dhe “elita” kosovare por u intereson se duan gjendjen qe egziston me parimin famekeq qe “ujku mjergull do” se po te stabilizohen e sqarohen problemet dhe te nise jeta Ballkanike pa keto rremuja qe me shume jane ne mendje se ne fakt, humbasin rolin “elitat” dhe interesat e tyre personale. Sjellja brutale dhe e poshter e drejtuesve te shtetit kosovar prej kaq vjetesh me Albin Kurtin qe shkeli ne menyre te jashteligjeshme gjithe Shqiperine dhe nuk i foli njeri me goje si dhe qendrimi miserabel i Vjosa Osmanit karshi Tiranes zyrtare, jane dukshem amatorizmi dhe injoranca qe drejton sot Kosoven. Pasuesit jane interesaxhijte e bashkesise. Eshte koha qe ne krye te kete njerez me vizionn dhe ide per te ardhmen e njerezimt duke u shkeputur nga praktikat e shkuara. Dhe nje sqarim: une s’marr parà dhe shkrova ate qe mendova, ndersa Shabani kete pune ka ne çdo shkrim sepse merr parate dhe eshte i mbrojtur nga dikushi.
BRAVO , KENI FOLUR SHUME SAKTE. KOMPLIMENTI
“Sqarim”, mua më dukesh se je i pasqaruar! Ti shkruan: “Ulja ne nje tavoline si te barabarte Shqiperi-Maqedoni-Serbi-Kosove-Mal i Zi-Bosnje Hercegovine dhe nenshkrimi marrveshjeve ne te gjitha fushat, eshte njohje de facto e Kosoves nga Serbia dhe pastaj vjen de Joure duke perdore kete menyre diplomatike edhe te presidentit serb perballe nacionalisteve te tij qe nuk ja falin.” Duket se je zëdhënësi I Vuçiçit që shkruan me kaq siguri që të “mbrosh “ veprimet e tij! Çdo marrëveshje ndermjet shteteve, ratifikohet në Parlamentet përkatëse, përndryshe nuk hyn në fuqi. Serbia e ka në Kushtetutën e saj që Kosova është provincë e saj. Pra, automatikisht Parlamenti nuk e miraton me emrin shteti I Republikës së Kosovës, sepse nuk e lejon Kushtetuta. Serbia mund t’a nënshkruajë marrëveshjen vetëm në rast se Kosova do të kamuflohet me emër të papërcaktuar qartë dhe të aludohet si provincë e saj, por kursesi me emrin e vërtetë sepse nuk e njeh si shtet më vete. Këtu dalin dy probleme të krijuar nga injoranca ose nga tradhëtarët e interesave të shqiptarëve. E para, si gjithmonë perdoret grindja mes shqiptarëve, sikur të gjithë fajin e kanë qeveria Kurti, që në rastin në fjalë e ka më drejtë se sa qeveria Rama. E dyta, kur kërkohet që të bëhet ndonjë poshtërsi, lihen mënjanë specialistët. Kështu u veprua edhe me shitjen e detit Greqisë nga qeveria Berisha. Rama nuk është universal që të dijë përveç pikturës dhe sportit edhe nga ligjëshmëria ndërkombëtare, ekonomia, diplomacia, etj. Pra ai duhet të pyesë se si funksionon juridikisht një marrëveshje ndermjet shteteve. Kështu gaboi mjeku Berisha, që me qëllim, apo pa qëllim, të cilën nuk e di, nuk mori Plotfuqishmërinë nga Presidenti i Republikës. Pse Berisha nuk kishte specialista që t’ja thonin atij?! Zgjidhja e çështjeve të Kosovës është njohja reciproke nga Serbia, për çështjet bilaterale dhe jo veprime të papergjegjshme që fshehin që qëllime që dëmtojnë shqiptarët.