Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një sherr për të vërtetën historike apo për pushtetin politik?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Një sherr për të vërtetën historike apo për pushtetin politik?
Lajmi i funditopinion

Një sherr për të vërtetën historike apo për pushtetin politik?

Published: November 29, 2023
Shpërndaje
A është sherri për datën 29 Nëntor një sherr për të vërtetën historike apo për pushtetin politik?

A lindi ky konflikt si nevojë e fasadës antikomuniste të PD-së pas 90-s?  Berisha kundërshton 29 Nëntorin, apo komplekset dhe nëndija e shtyjnë të luftojë të kaluarën e tij?

Dr.Gazmend Kapllani mendon që është dhe nuk është një konflikt tipik shqiptar dhe shtron pyetjen: pse ndodh kështu me ne?

Ja si e komentojnë edhe Naser Aliu dhe Koloreto Cukali për DITA.

Fëmijë të përbindshëm

Gazmend Kapllani

Shqiptarët nuk përbëjnë përjashtim; Amerikanët gjithashtu nuk bien dakort për Ditën e Pavarësisë. Megjithatë, këtu e vite, e festojnë atë në 4 Korrik. Shqiptarët nuk janë i vetmi komb mbi dhe që bën sherr me vehten e vet. Hebrejtë janë të famshëm për konfliktet dhe “sherret” mes tyre.

Ka kombe që prej konflikteve dhe debateve të brendshme bëhen më të mirë dhe më të mençur, krijojnë pasurinë e tyre kulturore, shkojnë përpara, mësojnë nga e kaluara e tyre, e kthejnë atë në histori, në memorie, në politikë, në art. Ka kombe që prej konflikteve të tyre të brendshme i hanë kokën përjetësisht njëri-tjetrit, mbeten gjithmonë pas, bëhen gazi i botës, mbeten “një thumb i ngulun ne tru të njerëzisë, siç thoshte Migjeni”; ne Shqiptarët, fatkeqësisht, i takojmë kategorisë së dytë.

Pse ndodh kështu me ne? As vetë nuk di ta shpjegoj mirë. Një përgjigje e thjeshtë është: sepse jemi shumë të varfër. Por prapë kjo është një alibi e lehtë. Kështu që po bëj një hipotezë tjetër. Besoj se kjo ndodh sepse në marrëdhëniet e pushtetit ne nuk e njohim fjalën “dialog” apo “kompromis”. Në marrëdhëniet e pushtetit, ne nuk shohim kundërshtarë me të cilët po debatojmë, kundërshtarë që duhen bindur apo duhen mundur, fundi i fundit.

Ne shohim armiq që duhen asgjësuar, duhen zhdukur, duhen turpëruar e copëtuar. Në marrëdhëniet e pushtetit ne sillemi si miza para atij që ka pushtet dhe trajtojmë si miza ata që mundim. Pastaj, ata që janë trajtuar dhe sjellë si miza, sillen si përbindësha kur fitojnë pushtet.

Me pak fjalë, jemi si ata fëmijët e përbindshëm që janë gati t’i vënë zjarrin shtëpisë, nëse i ngacmon ose nuk iu plotëson tekat. Në këtë fazë jemi: në fazën e fëmijës së përbindshëm. I tillë ishte Enveri, një fëmijë i përbindshëm, një narcizist maniak. Kam frikë se i tillë është Berisha dhe jo vetëm ai sepse po të ishte vetëm, ndoshta do ta kishim zgjidhur problemin.

Kur sillesh si fëmijë i përbindshëm në marrëdhëniet e pushtetit, konflikti nuk ka asnjë vlerë morale në vetvehte. Mund të shkatërrosh botën vetëm e vetëm që të të plotësohen tekat dhe teka kryesore në marrëdhëniet e pushtetit është pushteti absolut. Ato i paraprijnë çdo lloj vlere morale apo interesi kolektiv. Tani, ju do thoni, që shkova larg me këto që po them. Sipas mendimit tim, që nuk është absolut dhe mund të jetë gabim, ky është një nga problemet kryesore që kemi. Prandaj një sherr për “mustaqet e Çelos” apo nëse dhelpra e lagu apo nuk e lagu bishtin kur kaloi lumin, mund të shkaktojë deri edhe gjakderdhje në anët tona.

Sherri per datat, që i ngjan teatrit absurd të Ioneskos, nuk është në fakt sherr për të vërtetën historike. Është sherr për pushtet absolut, simbolik apo jo simbolik, që fillon me fjalinë: “Kështu është si them unë!”. Është “sherr” për të fituar të drejtën të shkruash historinë duke trajtuar si mizë kundërshtarin.

Sherri për datat është tregues që Shqiptarët nuk janë pajtuar akoma me historinë e tyre të ndërlikuar dhe jetojnë akoma në një luftë civile të heshtur. Si atëhere në Nëntor të 1944, ku më shumë luftonin dhe urrenin njëri-tjetrin se sa Gjermanët. Neve nuk jemi pajtuar akoma me historinë tonë sepse e përjetojmë atë si legjend bardh e zi: këtej është e keqja absolute andej është e mira absolute.

Historia jonë ka shumë dhembje, ka shumë gjak, ka shumë gënjeshtra, ka shumë çmenduri – dhe jo vetëm e jona sigurisht. Do na duhet kohë për ta “tretur” një histori kaq të hidhur. Por historia jonë ka edhe aftësi për të mbijetuar, guxim për të falur, vullnet për të tejkaluar të shkuarën. Shqiptarët nuk janë as më të zgjuar as më pak të zgjuar se popujt e tjerë. Janë megjithatë më të izoluar se popujt e tjerë, sepse janë udhëhequr gjithmonë nga narcizistë maniakë që mund të prodhojnë vetëm konflikte mizerabël, izolim mendor dhe moral.

Në Shqipëri, politikanë, historianë dhe intelektualë që nuk shohin “kundërshtarët” e tyre si armiq që duhen asgjësuar, mund të kontribojnë që të dalin në pah tiparet më të mira të Shqiptarëve; që Shqiptarët të kenë më shumë guxim e mençuri të njohin vetvehten dhe të pranojnë historinë e tyre. Berisha, fatkeqësisht, nuk e bën dot këtë gjë. Ai i përket një shekulli tjetër, plot urrejtje, mllef dhe fëmijë të përbindshëm.

*Dr. Gazmend Kapllani është shkrimtar dhe gazetar. 2013 Fellow i Institutit Radcliffe në Harvard dhe 2014 Fellow i Departamentit të Artit në Brown University. Aktualisht jeton në Boston dhe jep mësim letërsie edhe historie në Emerson College në Boston.

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes
  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës

Komentet e Fundit

  1. demo on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. loni on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  3. ¿? on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  4. Vili on Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  5. capi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?