Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Një shqiptar pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80-vjeç”, jetëgjatësia u rrit me 6.3 vjet që pas 1990
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Një shqiptar pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80-vjeç”, jetëgjatësia u rrit me 6.3 vjet që pas 1990
EkonomiLajmi i fundit

“Një shqiptar pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80-vjeç”, jetëgjatësia u rrit me 6.3 vjet që pas 1990

Published: October 2, 2024
Shpërndaje

Një shqiptar sot pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80-vjeç, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. Femrat jetojnë pak më gjatë, në rreth 81 vjeç, sipas INSTAT, ndërsa meshkujt rreth 77.3 vjeç. Në 2023, shqiptarët kanë jetuar më gjatë se asnjëherë tjetër, në 79.6 vjeç, pas një ndikimi afatshkurtër që pati pandemia, kur pritjet për jetëgjatësinë u shkurtuan me rreth dy vite për shkak të efektit që dha Covid në shëndetin e popullatës.

Të dhënat historike të Kombeve të Bashkuara bëjnë të ditur se gjatë viteve të tranzicionit, ndonëse jetëgjatësia është rritur gradualisht nuk është shënuar ndonjë ndryshim i dukshëm. Që nga viti 1990, jetëgjatësia e pritshme në lindje është rritur me 6.3 vjet. Në fillim të tranzicionit, mesatarisht një banor në Shqipëri pritej që të jetonte 72.7 vjeç. Ndryshimi më i madh është bërë në dekadat 60-90. Në Shqipëri, sipas Kombeve të Bashkuara, në vitin 1950, kur raportohet e dhëna më e hershme, pritshmëria për të jetuar ishte vetëm 44.5 vjeç.

Në vitin 1970, jetëgjatësia ishte rritur ne 65.2 vjeç, në vitin 1980 në gati 70 vjeç dhe në 1990 arriti në 72.7 vjeç. Rritja e jetëgjatësisë pas viteve 1950 ka qenë një tendencë globale. Sipas Worldindata, ulja e madhe e vdekshmërisë së fëmijëve ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë. Por jetëgjatësia është rritur në të gjitha moshat. Foshnjat, fëmijët, të rriturit dhe të moshuarit kanë më pak gjasa të vdesin se në të kaluarën dhe vdekja po vonohet.

- Publicitet -

Ky ndryshim i jashtëzakonshëm rezulton nga përparimet në mjekësi, shëndetin publik dhe standardet e jetesës. Bashkë me të janë thyer edhe shumë parashikime të ‘kufirit’ të jetëgjatësisë. Në Europë, sipas Eurostat, Shqipëria renditet në vend të 22 për nga jetëgjatësia. Vendet që e kanë këtë tregues më të larta janë Zvicra (83.7), Spanja (83.2), Suedia (83.1) dhe më të ulëtin Rumani dhe Bullgaria në pak më pak se 75 vjeç.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Humoristi says:
    October 2, 2024 at 10:24 am

    Lajm ekstra rrene.Pensionistet nuk kane aftesi pagues te paguajne drita e uje,per re mos hyre ne burg!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  • Sjellja e Policisë
  • “O vemje, hale e qelbur”: Përplasje e ashpër mes pedagogut dhe Taulant Ballës në rrjetet sociale
  • Mbyllet ambasada e Izraelit në Tiranë: “Rihapja varet nga situata”
  • “Është më e lehtë të punosh me Putinin”, Trump sulmon Zelenskyn

Komentet e Fundit

  1. Neroni on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Vlora 97 on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Mali on U bë heroi i protestës me reagimin, dëshmia e nënës gazetare: Kush është Klevi Metaj, çfarë ndodhi mes tij dhe policëve
  4. Rama ne burg on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  5. O sh...urraq on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?