Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një trekëndësh i rrezikshëm: Cilat janë 3 shtetet e BE, që po kërcënojnë hapur Bashkimin Europian?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Një trekëndësh i rrezikshëm: Cilat janë 3 shtetet e BE, që po kërcënojnë hapur Bashkimin Europian?
BoteKryesore

Një trekëndësh i rrezikshëm: Cilat janë 3 shtetet e BE, që po kërcënojnë hapur Bashkimin Europian?

Published: September 26, 2022
Shpërndaje

Një trekëndësh i ri mes këtyre 3 shteteve duket se është kthyer në kërcënimin më të ri të unitetit europian.

Lufta në Ukrainë ka pasur ulje-ngritjet e saj por Europa sot, si bllok, po kërkon të largohet tërësisht nga Rusia.

Por disa vende evropiane varen në mënyrë kritike nga furnizimet ruse me energji dhe shkëputja nga Moska ka ardhur me koston e vendeve të tilla që po e shohin veten duke u zhytur dalëngadalë buzë një ‘gremine energjetike’.

- Publicitet -

Ndjenja e ‘unitetit’ ishte ajo që i mbajti vendet evropiane të përkushtuara ndaj kauzës ukrainase.

Kjo ndjenjë e përgjegjësisë kolektive udhëhoqi gjithashtu Evropën për t’u bashkuar me aleatët e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Rusisë.

Por tani, ky unitet evropian po përballet me sfida të shumta, më e spikaturat nga të cilat është pikërisht trekëndëshi që është formuar mes këtyre 3 shteteve – Bullgari, Hungari dhe Itali.

Bullgaria

Në Bullgari, një qeveri që mbante një qëndrim të fortë kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës u rrëzua në qershor.

Që atëherë, Bullgaria po udhëhiqet nga një qeveri e përkohshme që ka mbajtur një qëndrim më të butë ndaj Rusisë, madje duke treguar se do të ishte e gatshme të negocionte një marrëveshje gazi me Moskën në një kohë kur BE-ja po përpiqet medoemos të heqë dorë nga varësia e saj nga energjia ruse.

Ministri bullgar i energjisë në detyrë Rosen Hirst ka thënë kohët e fundit se gazi rus është thelbësor për Bullgarinë nëse ajo do të mbijetojë këtë dimër.

Zgjedhjet e ardhshme në Bullgari janë planifikuar për në fillim të tetorit dhe qeveria anti-ruse që u rrëzua në qershor nuk do të rikthehet.

Një qeveri pro-ruse mund të sjellë telashe marramendëse për Bashkimin Evropian pasi masat e saj kundër Rusisë mund të pengohen nga vetoja bullgare.

Italia

Në Itali, qeveria e saj e parë e ekstremit të djathtë që nga regjimi i Benito Musolinit sapo ka ardhur në pushtet.

Koalicioni përbëhet nga 3 admirues të hapur të Vladimir Putin.

Ndërsa kryeministrja e re, Girogia Meloni ka lavdëruar publikisht Putinin në të kaluarën dhe ka kritikuar sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë, aleatët e saj si Berlusconi edhe Salvini, njihen prej kohësh si dy miq të afërt të Vladimir Putin.

Ngritja e një qeverie të tillë në Itali do të përbëjë një tjetër kërcënim ndaj unitetit të deritanishëm të Bashkimit Europian i cili mund të përballet me një rezistencë të ashpër nga Italia.

Hungaria

Ndërkohë, në Hungari, një qeveri pro-ruse e drejtuar nga kryeministri Victor Orban, është kthyer në një tjetër sfidë për BE-në.

Hungaria ka qenë shumë kritike ndaj sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të notojë kundër rrymës në lidhje me marrëdhëniet e saj me Moskën.

Në gusht, Hungaria vendosi të marrë një hap përpara për ndërtimin e 2 reaktorëve bërthamorë nga Rusia.

Prirjet pro-ruse të Orbanit kanë bërë që Komisioni Evropian të rekomandojë bllokimin e fondeve të BE-së për këtë shtet me një vlerë që arrin mbi $7.5 miliardë dollarë. Kjo përfaqëson 5% të PBB-së së Hungarisë këtë vit.

Së bashku, Bullgaria, Hungaria dhe Italia, mund të krijojnë një efekt domino në të gjithë Evropën, i cili mund t’i detyrojë vendet e tjera të rimendojnë qëndrimin e tyre për temën e sanksioneve ndaj Rusisë dhe lidhjeve të tyre me Moskën.

Shenjat nga e gjithë Evropa janë të qarta.

Politika liberale po bëhet gjithnjë e më jopopullore dhe populizmi dhe e pikëpamjet e djathta po shihen nga shumë si e vetmja zgjidhje.

Njëri pas tjetrit, shtetet në Bashkimin Europian po shohin rritjen e atyre që mund të quhen lirisht si forcat e ekstremit të djathtë.

Rritja e kostove të jetesës, inflacioni, dhe kriza energjetike po nxisin ngritjen e politikës së “krahut të djathtë” në Europë.

Vende si Suedia, Franca, Republika Çeke, Sllovakia apo Italia – po shohin mbështetjen ndaj këtyre partive të rritet.

A do të jenë të suksesshme qeveritë e këtyre vendeve në thyerjen e unitetit të Europës në raport me Rusinë?

Vetëm koha do ta tregojë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Mondi Vlore says:
    September 26, 2022 at 7:49 pm

    E rrezikshme per ke? Per pederastet burrokrat te Brukswli me ne krye shtrigen qe e udheheq?

    Reply
  • mali says:
    September 26, 2022 at 8:05 pm

    Po i vjen fundi mafies europiane me zgjedhjet ne itali.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 26, 2022 at 8:08 pm

    Ti mali si shume ke shetitur neper male…..

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 26, 2022 at 8:09 pm

    Mondi Vlore cilen shtrige e ke fjalen?

    Reply
  • intelektuali says:
    September 26, 2022 at 8:23 pm

    ASGJE TE VERTETE NUK KA NE KETE ARTIKULL PA VLERA GAZETARIE

    – Ne Bullgari ne qershor ra nje qeveri totalisht e korruptuar me vota krejt demokratike ne Parlament, Kryeministri mashtrues Kiril Petkov perfitoi nga kercenimet e Putinit dhe e blinte te njejtin gaz, gazin e Putinit permes Zvicres me sekser sovjetik dhe fuste ne xhep komisionet qe ne vlera monetare jane qindra milione euro te vjedhura brutalisht, ky Kryeminister karagjoz bullgar pallonte sekretaren e tij ne hotelin Hajat te Selanikut kur e prisnin ne takim Kryeministrat e tjere te Evropes perfshire ketu edhe Edi Rama qe justifikon disi gjuhen e ashper qe perdori me pas kunder Bullgarise, ky Kryeminister fodull dhe karagjoz bullgar ishte ne koalicion me Partine Socialiste qe eshte deklaruar hapur ne mbeshtetje te Putinit. Bullgaria konsumon shume pak gaz natyror per industrine dhe e ka prodhimin e energjise kryesisht me termocentrale atomike qe jo vetem e ben te pavarur nga gazi rus, por perfiton miliarda nga shitja aktuale e energjise elektrike jashte vendit. Bullgaria aktualisht po furnizohet me gaz nga TAP-i qe i eshte taposur Shqypnise.

    – Italia e Berluskonit dhe e Djathta italiane asnjehere nuk ka qene pro ruse apo fanse e Putinit, le te mos harrojme se ishte Kancelarja Merkel ajo qe shkoi ne Moske dhe i fali Putinit miliarda me projektin North Steam 1 dhe 2 qe e beri Gjermanine totalisht te varur nga gazi rus dhe heshti totalisht kur agresori komunist Vladimir Putin pushtoi Krimene si nje Hitler i vertete dhe per kete bamiresi komuniste Merkel eshte kritikuar vazhdimisht nga Bota Demokratike. Nga ana tjeter le te mos harrojme per elozhet e vazhduara te liderave evropiane ndaj Putinit perpara se te niste luften me Ukrainen, kur mbyti me gjak Gjeorgjine edhe tani bedelja e Merkelit debilja Fon der Lajen e BE i fton ruset ne Evrope qe duan te shpetojne koken nga mobilizimi i Putinit, nderkohe qe Polonia, Hungarian dhe Republikat Balltike i mbyllen dyert me argumentin: “Rini ne Rusi qe te rezoni Putinin nga pushteti kriminal!” Cfare te flasesh per te Djathten italiane qe ne dallim nga komunistet i kane thene JO! kategorike Putinit dhe regjimit kriminal te tij qe po keshtu u quan patriotet e Ukraines si fashiste?

    – Kryeministri hungarez Viktor Orban nuk ka si te jete pro rus sic pershkruhet ne kete artikull krejt jo te vertete dhe pa baza njohurie reale, sepse ai ishte nje nga kundershtaret me te bindur te Bashkimit Sovjetik qe kishte kryer ne te kaluaren masakra te papara me popullin e tij, Partia Fidezs e Orbanit eshte nje parti liberale e djathte qe kritikon vazhdimisht gabimet dhe burokracine e BE sidomos per qeverisjen e Merkelit dhe Obames qe hapi valen e emigranteve nga Lindja e Mesme ne BE, Orbani nuk pranon martesat gay dhe shoqerite LGTB ne vendin e tij, njekohesisht ka qene kunder luftes se Putinit ne Ukraine, por nuk ka mbeshtetur sanksionet kunder Rusise dhe per kete Hungaria ka pasur furnizime te regullta me gaz sovjetik. Orbani eshte nje armik i perbetuar i George Sorosit, megjithese Hungaria eshte vendlindja e tijdhe e ka shpallur ate non grata, ja ka mbyllur universitetin ne Budapest dhe i ka shpallur shoqerite e hapura sorosiane jadhte ligjit. Argumenti i vetem i Orbanit eshte se Sorosi, miku i Edi Rames dhe i Lindes eshte mafioz i rrezikshem sovjetik qe ka punuar me KGB ruse.

    Reply
  • Evropa Kurva Plake me pamjen e Doris Pack says:
    September 26, 2022 at 8:26 pm

    Lufta ne Ukraine po e pershpejton shperberjen e BE ku ka vite qe ka dhene shenja dhe fillimi ishte lagimi i GB qe do te pasoje me shtete te tjere, ka filluar efekti domino.

    Reply
  • ?+ says:
    September 26, 2022 at 8:30 pm

    o ti intelektoidioti që je aq trap sa imagjinon situata joreale te truri yt që mendon vetëm si të bëhet kryetar de fakto i LGBT pa u marrë vesh kush je : fatos lubonja

    dhe je aq idiot me teorit e tua sa i thua një imperialisti si putini komunist.
    a je në vete apo jo.
    sikur ti thuash blendi fevziut socialist apo gjergj dimitrovit fashist.

    ti qenke koqja më e madhe që paska prodhuar atdheu

    Reply
  • alphade says:
    September 26, 2022 at 9:48 pm

    Do ju duket dicka surealiste por eshte fakt: Ka 25 vjet qe
    me ra goja lesh se te ardhmen e Europes e ka percaktuar
    nje personalitet e gjeni i madh i fillimit te shek. te kaluar,
    Perifrazoj: Edhe nese nje dite Europa do te bashkohet, ai
    bashkim do te jete KAPITALIST me te gjitha kontradiktat
    qe e brejne nga brenda……! Thene kjo! Kam mendimin duke
    qene nje qytetar i zakonshem i ketij vendi se qeveritaret ta-
    ne kane harxhuar dhe harxhojne kot energjite per te hyre ne
    Porten e BE-se ! Tri shtete Hungaria, Bullgaria dhe sot Italia
    jane pozicionuar kunder BE-se ?! Me siguri nese nuk do te
    te kete nje “zgjidhje Gordiane”, sic mund te jete perjashtimi
    me shumice votash te BE-se te tjera rrjedhje do te kete ne
    te ardhmen afatmesem ! Dhe si konkluzion Shqiperise i mbe-
    tet vetem nje opeion: Me referendum popullor Shqiperia duhet
    te aderoje ne integrimin e SHBA me Statusin e Porto Rikos:”Shtet
    i Pavarur i Asociuar me SHBA” ! Shume kush ne Shqiperi, sidomos
    ne kushtet e tanishme kur ne skenen politike shqiptare kane dale
    dy “Parti” qe ne fakt jane dy banda me dy bandite hajna, mafioze,
    kriminele te dalin e te lulezojne si alibi se gjoja ku e ku eshte Shqi-
    peria me SHBA, ne kuptimin e largesise ?! Si kunderargument une
    marr si shembull dikur Hong-Kongun e BM qe per 99 vjet ishte di-
    men i Aglise ! Shqiperia eshte me afer me SHBA se sa Hong-Kongu
    me Angline dhe kush eshte Amerika dhe kush Anglia ?!
    Prandaj Shteti Shqiptar duhet t’i drejtoje syte nga Miku I Madh i po-
    pullit shqiptar, SHBA

    Reply
  • Statusi i Porto Rikos per Shqiperine says:
    September 26, 2022 at 10:04 pm

    alphade, ka shprehur nje mendim shume interesant qe Shqiperia te kerkoje statusin e PORTO RIKOS qe do te zgjidhte perfundimisht problemet e kombit tone. Po e presim hyrjen ne BE qe prej 30 vitesh dhe jemi akoma shume larg. Artikulli i mesiperm esshte vetem propagandistik dhe hipoteza te gazetareve qe mbasi kane pire ndonje eksitues fillojne e shkruajne. BE eshte me i lidhur se kurr. Lufta e Putinit solli kete forcim. Ne Evrope nuk ka fashizem dhe as ekstreme te djathta, ka parti te mendimeve te ndryshme por jo ideologji fashiste. Mos valle PS ne Shqiperi eshte parti e majte? Apo PD mos valle eshte parti e djathte?

    Reply
  • Mondi Vlore says:
    September 26, 2022 at 10:31 pm

    Nuk e kam fjalen per asnje nga te tute ti me shume www aty larte. Jo po ne mos je pjelle e asaj bordello qe quhet evropi

    Reply
  • Aiu nga Selenic says:
    September 26, 2022 at 10:33 pm

    Vete B E e ka sjell nje situat te tille ne gjirin e saje. Ajo qe kure rehabilitoi Nazizmi dhe Fashizmi, nen frymen gjoja Demokrate, duhej ta dinte mire qe neper mes kesaj Demokracia te Brishte do te infiltrohen sejgmente Nazifashiste dhe do te dalin ne krye te shtetev te cilat do te behen te rrezikshme per Bashkimin Evropian.
    Sejgmente te tilla kan filluar te shfaqen kudo.
    Sote Barishe Shperthei ne mbeshtetje te se Djathes Italiane se edhe Berisha eshte nje Fashiste njelloi si keta qe erdhen ne pushtet ne Itali.
    Me e kqja eshte se Berisha therret perralla qe vetem budallejt munde ti Besojne, kure thote se E djthata Italianen eshte Kunder Rusise dhe pro Amerikane. Kjo tregon qe Berisha shpreson shum se edhe ne Shqiperi do te fitoi ky fashist qe ngazllen nga ekstremistet qe po mshfaqen ne BE dhe qe me siguri do ti hapin problem shum te medha BE-se.
    Mos Harroni se kure Anglia doli nga BE-ja Donal Trap beri hapur thirrje duke then”E perse te mo dale edhe Italiaj nga BE-ja.?” Ja pra se si sillen rrotull korbat Nazi fashiste per te rimarre pushtetin nepermes formave Demokratike qe vet Bashkimi Evropian ua dha kete mundesi per ta Shkatrruar BE-ne

    Reply
  • intelektuali says:
    September 27, 2022 at 5:40 am

    PUSHTAT DHE KURVAT E BORDELLOS ENVERISTE KANE HEDHUR NE HALE MARKSIZEM-LENINIZMIN DHE JANE VETSHPALLUR FYLLO AMERIKANE DHE FANSA TE IMPERIALIZMIT AMERIKAN

    Po ku shkoi rreziku Anglo-Amerikan per Shqypnine o kurva dhe pushta dhe kurva te bordellos se Enverit?

    qe:

    Kani kaluar YLBERIN dhe tradhetuat DYLBERIN e Partise se Punes duke tradhetuar ideollogjine e tij per te mbajtur te paster m-l bolshevik ne Partine e Punes dhe tani jeni duke i puthur bythen Imperializmit Amerikan qe e mallkonit me liber shpie vetem do kohe me pare? Po pse lideri juaj i Rilindjes Enveriste Edi Rama qe ka mbushur Shtetin me hetues dhe spiuna gjakatare te Enverit ka nderur bythen dhe ka qitur llapen duke qare dhe vajtuar si krokodil i vertete per antarsim ne BE?

    KUR DO TE HANI PYKA LLOGJIKE JU PUSHTAT DHE KURVAT E ENVERIT?

    Reply
  • Kacaku i maleve says:
    September 27, 2022 at 8:00 am

    Bashke me te emen e Mondit nga Vlora.

    Reply
  • asd says:
    September 27, 2022 at 12:03 pm

    Keto tre shtete e kane EUne si litari qe i jepet te mbyturit per te dale nga uji. Qeverite e tyre populiste kane devijuar arsyet e verteta pse vendet e tyre nuk ecin mire dhe me kete “pseudo-teori” marrin pushtetin. Por ata e dine mire qe pa parate e EU nuk shkojne dot gjekundi. Sa bukur tha Meloni; “Tani do te perqendrohemi te marrim me “sukses” raten e trete nga Europa prej 50 miliarde euro per te ndihmuar ekonomine te dale nga kriza”.

    Reply
  • Pilo Lala says:
    September 27, 2022 at 2:26 pm

    Italia eshte shtet rremb.ythje, nuk ka peshe ne Europe.
    Eshte e zhytur ne borxhe, e ul qafen, ben cfare do Gjermania. Megjithate mund te mbaje disa marrveshje me Rusine.
    Europa di te luaje Policin e mire dhe policin e keq. Ne kete rast Italia do pozicionohet ne anen e marrdhenjeve te mira me Rusine.
    Sa per ato dy shtetet e tjera, Bullgaria dhe Hungaria, ato do lejohen te bashkpunojne me Rusine, nuk i prishin pune Europes. Biles Europa heq nje barre per keto 3 shtete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron
  • Barazoi me Belgjikën, trajneri i Iranit: Faqe historike për futbollin tonë
  • Dramë pas kualifikimit! Këputje ligamenti, ylli i Bundesligës mbyll këtu Botërorin

Komentet e Fundit

  1. Emigrant on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Tellalli on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Tim on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  4. Anonymous on FOTO: Dita 22 e protestës qytetare në Tiranë, disa nga parrullat
  5. nastradini on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?