Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një vetëvrasje që rëndon mbi ndërgjegjen e drejtësisë shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Një vetëvrasje që rëndon mbi ndërgjegjen e drejtësisë shqiptare
KryesoreLajmi i funditopinion

Një vetëvrasje që rëndon mbi ndërgjegjen e drejtësisë shqiptare

Published: May 19, 2025
Shpërndaje

Nga Edmond Petraj, avokat

Më 19 maj 2025, në burgun e Fushë-Krujës, një i paraburgosur i dha fund jetës së tij. Qani Hamit Muça, një qytetar nga periferia e harresës shtetërore, u vetëvar në tualetin e dhomës ku mbahej, pas një varg tragjik ngjarjesh që duhet të tronditin ndërgjegjen e çdo institucioni përgjegjës në këtë vend.

Shtëpia e Qani Muçës u shkatërrua nga IKMT. Në kushtet e dëshpërimit dhe revoltës ekstreme, ai qëlloi me armë në drejtim të forcave të ndërhyrjes, një akt i rëndë, por që buronte nga një dramë edhe më e thellë: humbja e strehës, e sigurisë, e gjithçkaje që një qytetar i varfër konsideron jetë.
Nga ai moment, nis kalvari i një trajtimi që më shumë ngjan me ndëshkim institucional se me drejtësi: arrest, paraburgim dhe një harresë e plotë ndaj gjendjes së tij mendore e emocionale.

Përgjegjësia nuk është vetëm te vetëvrasja — ajo është zinxhirore:

- Publicitet -

Te vendimi për prishjen e banesës, shpesh pa transparencë, pa alternativa dhe pa ndjeshmëri sociale.

Te policia që e arrestoi, por nuk raportoi gjendjen e rënduar të qytetarit.

Te prokuroria që kërkoi masën e arrestit si zgjidhje standarde.

Te gjykata që e firmosi si rutinë.

Te drejtoria e burgjeve dhe stafi që nuk monitoroi gjendjen e tij psikologjike pas një traume të thellë.

Shteti shqiptar ka një problem të madh: ka më shumë mekanizma për të rrënuar qytetarin, sesa për ta mbrojtur atë.

Ka më shumë fadroma sesa punonjës socialë. Më shumë pranga sesa psikiatër. Më shumë zyrtarë që firmosin, sesa njerëz që dëgjojnë.

Kjo vetëvrasje është më shumë sesa një akt dëshpërimi. Është një akt-akuze. Një kambanë alarmi për një sistem drejtësie që nuk parandalon tragjeditë, por shpesh i ushqen ato me indiferencë.

Kërkojmë hetim të thelluar dhe të pavarur, që të analizojë të gjithë zinxhirin e vendimmarrjes dhe dështimeve institucionale në këtë rast.

Sepse drejtësia që nuk arrin të mbrojë jetën, nuk është drejtësi – është abuzim i heshtur me pushtetin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Vl says:
    May 19, 2025 at 7:51 pm

    Ne burgjet shqiptare me duket se nuk egziston psikologu.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    May 19, 2025 at 8:19 pm

    Jan trima ata te fushëkrujës, qëllojnë renean, masanej shkojn su qeni nrrush.

    Reply
  • Revolta miserabel says:
    May 19, 2025 at 10:22 pm

    O shkodran qe te tani i ban edhe ne thybsi shum po e han! Shkruj dy rreshta njerezor o lepetyr mos na boj si i pihdsome qe i di te gjitha.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    May 20, 2025 at 10:28 am

    @revolta e viçidolit, duket se je rr*t k. Paske harrua ilaçet sot.

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    May 20, 2025 at 10:28 am

    Bravo avokat per shtrimin e ketij problemi…ne Shqiperi pervec te tjerash, mungon kjo lloj ndjeshmerie ndaj nje te pandehuri brenda drames qe e rrethon . Vetem paraja leviz gjitheshka, per fat te keq, ky eshte niveli. Edhe nje here RESPEKT

    Reply
  • Labi says:
    May 20, 2025 at 11:36 am

    Problemi fillon e mbaron te shteti,ish pronareve nuk u jep tokat qe kane trasheguar nge te paret,disave u jep certifikat pronesie e i ben pronare te ndertimeve pa leje,ne gjithe boten behesh pronar mbasi ke blere nje prone, ne Shqiperi te ben pronar shteti.Edhe ky i shkreti e ka vrare veten ne kushtet e renduar psokologjike,e ka ditur veten pronar,po kir ju prish shtepia e mori vesh se ja kishin me te futur.

    Reply
  • ppa says:
    May 21, 2025 at 8:10 am

    Avokati ka te drejte, analize e ndjere dhe pikelluese; pergjegjesi sic shprehet avokati ka gjithe zinxhiri, por kryesisht struktura dhe stafi i burgut!

    Reply
  • edi says:
    May 21, 2025 at 6:52 pm

    Te na rroje shkodrani Belgjike e te na lere mbrapa . Eshte perfaqesuesi me i mire i qeverise !

    Reply
  • Gladiator says:
    May 27, 2025 at 9:41 pm

    Per Shkodrani Belgjike,
    ketu o Njeri i Mire, nuk po flasim se je nga Fushekruja, apo Hani Hotit, nga Shkodra apo nga Saranda!
    Ketu po flasim, per nje jete qytetari, qe nga deshperimi, depresioni ka qelluar mbi forcat e Rendit, edhe pse nuk eshte aspak gje e bukur, por nga gjaknxehtesia njerzore dhe nga fakti me kryesor, i kane prishur çatine e ngrohtesise se familjes, ia kane hedhur ne mes te rruges, Zotrijte me kollare te bardhe…, ne emer te pushtetit te demokracise, pa i gjetur nje strehim te Ri, pa rrugezgjidhje, i kane shkaterruar jeten dhe familjen! Ne qofte se Juve o njeri i mire keto gjera ju duken te drejta…., ne nje shtet demokratik….., per mua sinqerisht, nuk eshte vetem nje padrejtesi, por eshte nje krim shteteror, ndaj nje familje dhe nje qytetari, qe nuk e di ku te perplaset per te kerkuar te drejten e tij! Dhe ketu nuk po flasim per ide partish…, sepse ketu po flitet per te drejtat themeltare te nje qytetari ne nje shtet social demokratik!
    Ju pershendes e kalofshit mire Zoteri!

    Reply
  • baca says:
    May 28, 2025 at 8:46 am

    Shteti shqiptar ka një problem të madh: ka më shumë mekanizma për të rrënuar qytetarin, sesa për ta mbrojtur atë.

    Ky eshte dhe mbetet problemi me madhor ne kohen e sotme. qysh prej vitit 1997! Shteti shqiptar as e ka ndihmuar qytetarin e vet as e mbron edhe tani ! Me qytetarin shqiptar eshte tallur dhe po tallet! Jo vetem kaq por po ia marrin shpirtin! Kjo ka qene dhe eshte arsyeja pse ikikin shqiptaret,pse vriten me njeri tjetrin. pse urrejne njeri tjetrin! pse e vejdhin njeri tjetrin! kam parasysh institucionet!
    Institucionet shqiptare jane instrumenta ne duart e disa njerzeve qe manovrojne perfitojne dhe nuk i japin te drejtat e punonjeve, te drejtat e atyre qe kane punuar dhe punojne por qe nuk u a japin ate qe i takon! I vjedhin ! Sepse Partia eshte nena e tyre. dhe jo Ligji!
    Qytearet shqiptare i kane helmuar, po ikane helmuar me helmin e keq te Politikes ! Ata qe jane me nenen Parti dhe qe punojne ne institucione ! Jane te poshtet! Jane vrases! sepse ca i shikojne si te nenen dhe ca si te njerkes ! Per disa e zbatojne ligjin dhe per disa jo ! Por ligji eshte i barabarte dhe duhet te jete i barabarte !

    Por me nenen Parti,(ps) si sot dhe dje kam parasysh PD,PS,LSI (pl) qytetaret tjatohen ne zoterinje dhe nje skllever !

    Aty nuk zbatohet ligji nesoj per te gjithe ! Aty eshte ligji i xhungles qe kane krijuar Partite ! Ne shqiperi ka ligje te zbatueshme per disa dhe ligje te pa zbatushme per disa (qe perfitojne dhe ferkojne duart).

    Ky i shkreti ka qelluar pa fat ! Ka ndertuar “paleje” nuk ka patur mik nenen Parti dhe eshte fut ne burg, shtepine ja prishen! Ne nje situate te tille padretesie kur ligji nuk zbatohet sic duhet per te gjithe njesoj ndodhin drama, humbje jete shkatrim !

    Enjeta gje ndodhi ne 1997 ! Padrejtesi shteterore spektakulare ! Pa ndeshkueshmeri ligjore ,spektakulare!

    Politikanet administratoret e shtetit deputetet, dejtoret, profesoret partite kryetaret e partive e gjithe “elita” shqiptare eshte fajtore per cdo ngjarje te rende !

    Reply
  • Principet e 8 Majit - OKB says:
    June 9, 2025 at 5:55 pm

    Kolera e Rames quhet Woke culture.
    Lexoni Principet e 8 Marsit qe miratoi sekti nderkombetarisht.

    E kote qe ankohet avokati
    Kthejn kurtizin e Nuk te kthejn pergjigje dhe pse jane ata qe te bien ne qafe.
    Nuk te vrasin me plumba por te bejn tia heqesh vetes.
    Arrogance Indiference jane vec siperfaqja e tyre. Ne thelb urrejne moralin ligjet pergjegjesine shoqerore, familjen, martesen burre e grua, kombin, popullin, traditen, kulturen, edukimin. Objektiv kane crrenjosjen e tyre.
    Hapni syte. Ne jemi shenjestra e tyre. Mostra e ka koken ne maje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?