Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
Lajmi i funditopinion

Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS

Published: August 3, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Kryeministri e quajti një “akt të turpshëm” djegien e teserave të Partisë Socialiste nga një grup anëtarësh të kësaj partie në Kuçovë, duke deklaruar se ata “as vetë s’kanë ditur tamam ç’kanë bërë”. Vështirë të gjesh një gjykim më arrogant e më përçmues ndaj qytetarëve.

Në të vërtetë, ata e kanë ditur mjaft mirë se çfarë po bënin. Veprimi i tyre nuk ishte as impulsiv, as irracional, por një zgjedhje e vetëdijshme dhe një akt politik me simbolikë të fuqishme.

- Publicitet -

Ata nuk dogjën flamurin kombëtar, nuk përdhosën asnjë simbol të shtetit dhe as cenuan ndonjë vlerë kombëtare; ata socialistë dogjën teserën e një partie politike, me të cilën nuk ndihen më të përfaqësuar. Dogjën dokumentin që i lidhte me një organizatë që, sipas bindjes së tyre, është tjetërsuar deri në atë pikë sa nuk përfaqëson më idealet dhe vlerat për të cilat ata u anëtarësuan në të.

Ky nuk êshtë një akt antikombëtar, kundër Shqipërisë, por një akt kundër arrogancës së pushtetit. Një protestë ndaj mënyrës autoritariste me të cilën drejtohen sot Partia Socialiste dhe qeveria.

Ai që duket se nuk e kupton se çfarë po bën është kreu aktual i PS-së dhe kryeministri i vendit, jo qytetari socialist i Kuçovës. Është z, Rama ai që vazhdon të sillet sikur Partia Socialiste është pronë private dhe pushteti një e drejtë personale e tij. Ata qytetarë—gra e burra, të rinj e të reja, naftëtarë e fermerë—që dogjën teserat e PS-së bënë një veprim të ndërgjegjshëm, sepse janë ndjerë të zhgënjyer, sepse partia që ndërtuan me besim dhe sakrifica u është rrëmbyer nga një individ dhe një rreth i ngushtë burokratësh servilë partiakë.

Djegia e teserave nuk është thjesht një episod, por simptomë e një krize shumë më të thellë. Është shenja se besimi mes bazës socialiste dhe drejtuesve aktualë të PS-së është thyer, ose ka humbur. Kur anëtarët e thjeshtë të partisë arrijnë deri aty sa të djegin publikisht dokumentin që simbolizon përkatësinë e tyre politike, problemi nuk është më tek ata. Problemi është te partia që nuk i dëgjon dhe te drejtuesi i partisë që refuzon të kuptojë e ta pranojë mesazhin e tyre.

Një akt i tillë nuk u motivua nga urrejtja, por nga zhgënjimi. Nuk ishte shprehje instinktive e një dëshire për shkatërrim, por e një bindjeje se Partia Socialiste ka humbur identitetin e saj politik dhe moral.

Djegia e teserave në Kuçovë është ndoshta shprehja më e qartë dhe simbolikisht më e ndjeshme e krizës së legjitimitetit që ka përfshirë Partinë Socialiste. Ajo dëshmon se një pjesë e anëtarësisë nuk u jep më drejtuesve aktualë të kësaj partie as besimin dhe as autoritetin moral për të folur në emër të saj.

Këta socialistë nuk hodhën poshtë bindjet e tyre, as nuk shkelmuan idealet e tyre sociale. Ata dogjën vetëm lidhjen formale me një lidership që, sipas tyre, i ka tradhtuar ato ideale.

Ky është një akt qytetar. Një akt emancipues. Një akt kurajoz. Një akt dinjitoz.

Me atë zjarr në Kuçovë nuk u dogjën vetëm disa tesera partie. U dogj edhe iluzioni se gjithçka brenda Partisë Socialiste është në rregull. Dhe, ndoshta për herë të parë pas shumë vitesh, u pa publikisht se frika nuk është më aq e fortë sa zhgënjimi.

Në fund të fundit, përmes këtij akti, këta qytetarë socialistë ushtruan të drejtën e tyre morale për të zgjedhur. Ata bënë atë që asnjë forum i Partisë Socialiste dhe asnjë mekanizëm i saj politik nuk ua kishte mundësuar ta bënin më parë: votuan bindjet e tyre.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  • Revolucioni i Flamingove si “masa e gjithçkaje”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?

Komentet e Fundit

  1. Te fala nga Policani on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Greta on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Greta on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  5. sela on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?