Nga Lorenc Vangjeli
Njeriu që dikur u printe turmave, tani ka zgjedhur të rrijë njëherë pas shpinës së të tjerëve. Njëherë mbas Evit, e më pas edhe mbas Crisit e së fundit edhe Turit nga Korça; njeriu që dikur militantët e tij e shihnin si Krishtin me kamzhik, tani është i mbërthyer në kryqin e fatit të tij.
Pesha e rëndë e së shkuarës e bën të ngathët, të dobët dhe jofrymëzues. Ai vetë e di mirë se nëse nuk siguron dafinat e triumfit në zgjedhje, do të mbërthehet edhe më fort me gozhdë në kryqin e moskthimit dhe do të ketë nevojë sërish për një shpatull tjetër ku të mbështetet. Që për paradoks, me shumë gjasa do të jetë ajo e Ramës, që ai do ta akuzojë për vjedhje fitoreje dhe masakër elektorale nga veriu në jug e nga lindje/perëndimi në diasporë.
Berisha ka qenë gjithmonë shpatulla ku mbështeteshin të gjithë, por tani ka nevojë për një shpatull ku të mbështetet vetë. Vetëm gjatë kësaj fushate hemafrodite zgjedhore, si kurrë më parë, ai është shfaqur në mënyrë groteske pas të tjerëve; pas strategut të amerikan të komunikimit dhe korçarit të famshëm të rrjeteve sociale.
Në fakt e ka nisur më herët, e ka nisur që pothuaj tre vite më parë. Në kryqëzatën e tij për të rimarë partinë nga gjumashi Basha, ai përdori për sulm një figurë karizmatike dhe kontraverse me pasaportë amerikane. Theksi amerikan i zonjës Kokalari, sharmi pa doreza i Evit dhe një marrëdhënie e saj e supozuar me Trump, atëherë ish-president, ishte shpatulla e parë ku ai u mbështet mbas goditjes së non gratës amerikane. Por zonja nga Amerika u bë shpejt viktimë e lojërave cinike dhe provinciale të oborrit të Doktorit. Ajo u zhgënjye dhe iku. Dhe siç ndodh shpesh me dashuritë e furishme, shërbesa që afronte, u këmbye me përplasjen dhe armiqësinë.
Vetë Kokalari u zëvendësua me një lëvizje të shkëlqyer marketingu politik. Në Tiranë erdhi dikush që jo vetëm supozohej se kishte marrëdhënie me Trump, tashmë president i Shteteve të Bashkuara, por ishte edhe një nga arkitektët e triumfit të tij spektakolar. La Civita morri përsipër jo vetëm t’i rijepte Berishës partinë, por t’i afronte fitore në të gjithë Shqipërinë.
Shpatulla e amerikanit të fushatës hodhi hijen perfekte mbi tatoo-në e non gratës së Berishës. Madje ishte gati-gati bileta fituese e lotarisë së tij politike dhe vetë viza ende e munguar amerikane. Rama zgjodhi ta sulmojë që në krye të herës këtë avantazh të kundërshtarit, por sa më shumë që ai e godiste dhe ironizonte strategun amerikan, aq më shumë Berisha dhe njerëzit e tij tentonin ta nxirrnin atë në rresht të parë. Deri në pikën kur u krijua përshtypja se La Civita dhe jo Berisha, ishte oferta e opozitës në garën për kryeministër.
E njëjta skemë u riprodhua edhe me një personazh shumë simpatik të prodhuar nga rrjetet sociale. Demokrati i famshëm nga Korça, kritik i zhurmshëm i socialistëve dhe skeptik edhe ndaj elitës së vjetër të demokratëve u shfaq papritur si figurë qëndrore në fushatë. Fillimisht Vrenozin e nxorri nga hija e rrjeteve vetë Rama, por Berisha jo vetëm që piu kafen që ju refuzua Ramës, por edhe e nxorri në vijë të parë korçarin e famshëm.
Përballë një audience të ndezur mitingu, sa më shumë zbriste katet e fjalorit të shqipes, aq më shumë e brohoriste publiku, duke lënë vetë Berishën në hije. Duke e bërë atë të qëndrojë mbas shpatullave të Vrenozit që flet me pasion në publik, si shumë shqiptarë të tjerë në sherre kafesh.
Në gjithë zallamahinë e fushatës, ku emocioni dhe jo logjika është daullja që oshëtin pafund, ky rreshtim i pazakontë i Berishës është ana më pak e dukshme e saj, pikërisht se ndodh në sy të të gjithëve. Kjo fshehje seriale mbas shpatullave të të tretëve, kjo shfaqje e shtrirë në kohë, edhe groteske, edhe dramatike e njeriut që ka mbajtur në dekada pas shpinës gjithë partinë e tij, do ta ketë padyshim ndikimin e saj në kutinë e votimit.
Sepse në bilanc të fundit, njeriu që është mësuar të jetë gjithmonë i pari, që tani mund të numërojë tre shpina mbas të cilave është prezantuar si i dyti në betejë. Natyrisht pa llogaritur shpinën e Lulit që nuk e llogarit më askush. Dhe pa parashikuar se cilët do t’i venë shpatullat të nesërmen e 11 majit në rast të disfatës në zgjedhje, kur me shumë gjasa, ai vetë do t’i verë shpatullat kryqit të karrierës së tij drithëruese.
Botuar në JAVA
Kjo analizë është për të shtuar votuesit e pavendosur për PD-në. Berisha ka ndruar « taktikë » për arsye se është 81 vjeçar me 35 vite në politikë dhe me një bilanc të tmerrshëm negativ, që vetëm në Shqipëri mund të mbijetojë! Në vëndet perëndimore politikanët japin dorëheqje për gjëra të vogla, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta, politikani forcon pozitat edhe me skandale! Këto zgjedhje do të tregojnë se sa i « pjekur » është elektorati dhe në se mund të manipulohet nga marifetet që po shohim.
E mjeruar dhe e neveritshme pozita e sherbetoreve mediatike te pushtetit Rilindja e Rames ne krye te tij.
Nuk munden as per sy e faqe ti bejne qofte edhe nje shkrim te vetem ku te radhisin deshtimet e mashtrimet e kesaj Rilindje Rama pas 12 vitesh qeverisje qe ka si “arritje” krahas korrupsionit ne c’do qelize qeverisese edhe jetesen me te shtenjte e pagat me te ulta ne rajon, por vazhdojne avazin e opozitarit te opozites, qe i garanton kesisoj perbuzje ne opinionin e gjere qe nuk jane administrate e pushtetit.
X te gjithe ne votime ; Berisha megjith mend nuk e meriton te vije ne pushtet por ama nuk fole as edhe nje fjale per Ramen qe ka ne politike njelloj me Berishen dhe ka ne pushtet dyfishin e Berishes ! Sa per ate qe ne perendim japin doreheqjen per gjera te vogla Rames i kane dale ministra, zv/kryeministra , kryebashkiake e drejtore drejtorish hajdute e hajdute dhe jo vetem qe nuk jep doreheqjen por mburret me qeverine e tij ! E keni ndegjuar si thote ; nuk kam gjysmen e qeverise ne burg sepse ata kane qene te qeverive te meparshme, por gjithsesi te tijat.
O vlorak.
Po te kishte perdor nje KM ne ndonje vend te BE fjalorin e ketij qe drejtin ketu qeverine, do ta kishin kryqezue militantet e vet dhe fansat me te afert. Kaq cilesore eshte fushata e tij, e fillon dhe e mbaron fjalimin duke share e ofenduar, dhe meqe L.Vangjeli thote per Vrenozin se foli duke zbritur shkallet e gjuhes shqipe, ky e ka ulur nivelin e komunikimit duke bere renie te lire dhe “nuk keni pare gje akoma” se ku do te perfundoje.
Me sa shikojmë e dëgjojmë njerëzit e kanë harruar ’97, kur njerëzit iknin me anije dhe më e keqja me gomone, për t’u larguar nga vendi i tyre, që po digjej nga zjarri i armëve dhe minave të kudondodhura. Megjithatë për ta kujtuar përsëri atë kohë “të lavdishme” ta provojmë prapë Sali Berishën nuk e keni keq,
se tani do të ketë liruar dhe të gjithë të burgosurit për të shtuar anëtarët e partisë demonkratike, se shumë prej tyre mund të kenë vjedhur, ndërsa elita ePD jo vetëm ka grabitur por edhe ka vrarë.
Kështu të burgosurit do të jenë më krenarë se ata vet.
Ky vangjeli eshte legen i lindur. Perpiqet te shkruaje si me still dhe thote gjera qe i dine te gjithe. Asnje analize, perfundim ose parashikim. I duket vetja i mençur por eshte vetem sahanlepires per leke.
Lërencit NJËS si analist në medje,i ka pjell “mushka” me GRIDA DUMËN(kolonën e 5 të Saliut)qëkurse u BURGOS Saliani i videove IROTIKE prej Saliut( & jo drejtësisë) qëkurse PRITI ME HU NË DORË NË SHQUP BANDËN E PD nën drejtimin e BABIT POLITIKË FATKEQSI KOMBËTARE.!
Saliu në 34 vite është MBËSHTETUR te militant Horra si vetë Ai,por ka kën KONDRAVERS me personazhet e huaj me kulturë demokratike më të mirë se Ai.Pasi njeriu i lig i do të tjerët si veten e tij.!
E nëse EVI KOKALARI e kuptoi shpejt se kush ishte faqeziu i Viçidolit-LaCIVITA po bën sikur nuk po e kupton akoma derisa të MARRI MILIONËT E DOLLARVE.!
Militantët e tij bëjnë sikur,por nuk po e kuptojnë PSE SALIU NUK KA BËRË ASNJË LIBËR NË 34 VITE NË POLITIKË,si të gjithë liderët e botës.!? Dhe kjo dihet tashmë:
●Sb nuk i ka bërë asgjë të mirë POPULOIT TË TIJ,VEÇ SHKATËRRIM TË MBI 500 MILD.$.PASURI MONETARE E MATERIALE.!
● Sb u kthye përsëri në politikë për të siguruar PASURINË E FAMILJES NGA SEKUESTRO & burgut..!
● Sb u kthye për të hequr NON GRATËN,por do ti dalin SYT E TIJ nga vëndi.!
● Sb që mbështete SOT nga militantët-NESËR do të merret ZVARR nga të tijët si dikur ENVERIN.!!
FLM L.V,DITA.
Vangjeli eshte nje bosh,perdridhet sikur coc do te thote..U mbars mali polli nje mi.E gjithe sa tha ne kete shkrim eshte:
Me pare te tjeret mbeshteteshin tek Berisha,Tani Berisha mbeshtetet tek te tjeret.
Vangjeli ka shkruar kot se koti…
Vangjeli na deshmohet mendjemadh e kokebosh njeheresh… shkruan gjepura e kujton se na po rrefen kushedi se çfare…