Ka ardhur koha të flasim përsëri për parashikuesen Baba Vanga, që gjatë gjithë jetës së saj la me qindra profeci, aq sa u përcaktua si “Nostradamusi i Ballkanit”. Dhe pavarësisht se u nda nga jeta gati tre dekada më parë (në vitin 1996), la disa parashikime që tani janë të rëndësishme. Për vitin në të cilin jemi, 2023, bie në sy një prej tyre dhe më i frikshmi, meqenëse ka të bëjë me një shpërthim. Bëhet fjalë për parashikimin e një shpërthimi të afërt bërthamor, nga gruaja që cilësohej me aftësi metafizike dhe që për më tepër ‘goditi në shenjë’ me 11 shtatorin 2001 në Amerikë, aktin terrorist dhe shembjen e dy kullave binjake. A do të realizohet, kur dhe ku? Parashikimi nuk jep detaje, por lufta e ashpërsuar dhe gjeo-politika e acaruar mes Lindjes dhe Perëndimit po shkon në limitet e saj. Baba Vanga u rrit në fermë dhe humbi shikimin kur ishte vetëm 12 vjeçe. Mirëpo, duket se pas kësaj fatkeqësie ajo është bekuar me një ‘dhuratë’ tjetër, atë të profecive për të ardhmen.

Parashikimet e tjera për këtë vit:
-Tsunami diellor: Baba Vanga tha se orbita e tokës do të ndryshonte dhe se një stuhi diellore ose tsunami diellor do të dëmtonte rëndë mburojën magnetike të planetit (kujtojmë se prej disa javësh astronomët dhe NASA lajmërojnë se dielli po lëshon stuhi të papara ndonjëherë, të fuqishme dhe me potencial për të shkaktuar dëme).
-Lufta e armëve biologjike: Një vend i madh do të sulmojë njerëzit me armë biologjike. Në këtë rast, shumë besojnë se i referohet luftës aktuale midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila përfaqëson një kërcënim serioz për kombet evropiane dhe ku presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar disa herë se do të përdorë armë bërthamore.
-Sulmi Alien: Edhe pse nuk dha muajin apo datën e saktë, Baba Vanga tha se në vitin 2023 toka do të mbulohej nga errësira dhe alienët mund të sulmonin tokën dhe miliona njerëz do të vdisnin në sulm (pak kohë më parë Pentagoni dhe NASA pranuan efekte paranormale, UFO dhe prezencën e një anijeje masive jashtëtokësore që po shëtit sistemin tonë diellor).
-Njerëzit e lindur në laboratorë: Së fundi, Baba Vanga parashikoi gjithashtu se këtë vit 2023 do të shohim se si do të lindin njerëzit përmes një procesi artificial në laboratorë, ku karakteri i njerëzve dhe ngjyra e lëkurës së tyre do të vendoset në mënyrë totalisht të kontrolluar (deri tani është arritur tek klonimi i majmunëve, pra një hap larg racës humane).
