Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka pranuar të tërhiqet nga posti i tij dhe si hap të parë SHBA hoqi sanksionet ndaj disa bashkëpunëtorëve te tij.
Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se kishte hequr katër aleatë të Dodikut nga lista e sanksioneve, një veprim që u vlerësua nga Dodik, i cili është duke lobuar për të hequr sanksionet amerikane kundër vetes. Tërheqja e Dodik po analizohet si nje hap që mund të çojë në heqjen e sanksioneve ndaj tij.
Parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjës emëroi Ana Trišić Babić si presidente të përkohshme të shtunën, duke e njohur zyrtarisht për herë të parë se ish-presidenti Milorad Dodik po tërhiqet nga posti pas një ndalese nga gjykata shtetërore që i ndalon pjesëmarrjen në politikë.
Trišić Babić, një aleate e ngushtë e Dodikut, do të mbajë detyrën për një muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale më 23 nëntor në Republikën Serbe.
Parlamenti gjithashtu shfuqizoi një sërë ligjesh separatiste që ishin miratuar gjatë vitit të kaluar, pasi Dodik ishte paditur për shkelje të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar dhe të Gjykatës Kushtetuese.
Dodik, një nacionalist pro-rus që dëshiron që Republika Serbe të shkëputet dhe t’i bashkohet Serbisë, deri më tani kishte refuzuar të largohej nga posti dhe vazhdonte të kryente detyrat dhe të udhëtonte jashtë vendit në cilësinë e presidentit.
Ai po apelon vendimin e gjykatës shtetërore në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës.
Dodik deklaroi se pavarësisht votës së parlamentit, Republika Serbe nuk do të ndryshojë politikat e saj, dhe se ndarja mbetet qëllimi i tij përfundimtar. Ai tha se ishte i detyruar ta bënte këtë hap në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë.
Departamenti Amerikan i Shtetit e mirëpriti vendimin e së shtunës, duke thënë se ishte rezultat i përpjekjeve të udhëhequra nga SHBA për të zbutur krizën në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Shtetet e Bashkuara e mirëpresin veprimin e sotëm të Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe që afirmon stabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky veprim do të shënojë gjithashtu një rrugë për partneritet konstruktiv me SHBA-në, bazuar në interesa të përbashkëta, potencial ekonomik dhe begati të përbashkët”, tha Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, në një deklaratë për Reuters.
Dodik është sanksionuar nga SHBA dhe Britania, për pengim të zbatimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë në vitet 1990, si dhe nga disa shtete evropiane që e akuzojnë për rrezikim të paqes dhe stabilitetit në Bosnjë me politikat e tij separatiste.
j.l./ dita

MILORAD DODIKU ME INTELIGJENT DHE ME “PATRIOTIK” SE FATMIR LIMAJ
Fatmir Limaj qe eshte cilesuar si “Bajlozi i ZI” i Kosoves i shpetoi Tribunalit Nderkombetar te Hages per krime kunder njerezimit me finte si ato te Hashimit, ne fillim duke ja hedhur fajin Hajredin Balles qe u denua me 14 vjet burg nga Haga per krimet monstruoze ne Kampin e Llapushnikut dhe masakren ne pyllin prane dhe nderroi jete duke marre me vete ne varr krimet e tij, me pas kallezoi ne fshehtesi Ramush Haradinajn tek prokuroret amerikane, ne kete menyre i shpetoi shpates se Drejtesise symbyllur te Hages, por nuk i shpetoi dot Drejtesise krejt syhapur te SHBA qe e shpalli Fatmir Limajn si “Bajlozin a Zi te Kosoves dhe e futi ne “Listen e Zeze” te personave te padesheruar ne SHBA, jo non-grata sic po perdoret gabimisht nga injorantet, por ne baze te Ligjit “Magnitsky”.
SHIKONI SE CFARE QYFYRESH PO NDODHIN NE KOSOVE:
“Departamenti Amerikan i Financave, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Jashtme, e ka azhurnuar listën e sanksioneve për organizata dhe individë nga e gjithë bota.Në këtë listë janë përfshirë edhe disa zyrtarë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. “Lista e ashtuquajtur e “Zezë” është freskuar me emera te rinj”, shkruan BBC News.Në këtë listë është përfshirë edhe Lavdrim Muhaxheri, kasapi nga Kosova që po lufton në radhët e ISIS-it në Siri dhe Irak. Aty ka mbetur serish edhe kryetari i Nismës për Kosovën, deputeti i Kuvendit të Kosovës, “Bajlozi i ZI” i Llapushnikut, Fatmir Limaj. Befasisht, në listën e zezë të Amerikës gjendet edhe kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci qe justifikohet se krimet e ka kryer ne Maqedoni por jo ne Kosove si Limaj.Naser Kelmendi bashkë me djemtë e tij është po ashtu në listë. Ai po gjykohet për krim të organizuar në Bosnjë dhe Kosovë kunder shqiptareve nga LDK te piketuar si “tradhetare”. Sa u përket serbëve, çuditërisht në këtë listë të freskuar gjendet ende emri i Sllobodan Millosheviqit edhe pse ka vite që ka vdekur në burgun e Hagës. Aty është edhe Milorad Dodik, kryetari Republikës Serbe të Bosnjës që është tërrhequr sot nga posti i tij. Marko Jakshiq po ashtu është në listë. Deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës në listën e zezë janë edhe Daut Haradinaj e Rexhep Selimi. Aty është edhe Rrustem Mustafa-Remi, ish-deputet i PDK-së. Edhe Sami Lushtaku është po aty.”
NE KETE SITUATE TEJET TRAGJIKE PER KOSOVEN, ALBIN KURTI NE PANIK TE HUMBJES SE PUSHTETIT TE TIJ PO KERKON TE BEJE ORTAKERI FATMIR LIMAJN!!! DHE GOMARLLEKU “PATRIOTIK” KOSOVAR VAZHDON. TE PAKTEN TE MESOJNE PAK NGA BOSNJA DHE DODIKU QE TE FSHIJNE PAK FYTYREN PARA AMERIKANEVE.
Kjo vetem tregon se sa qesharake po behet Kosova ne syte e Botes.
Intelektuhaf, ha më shumë.m¥t, se të bën mirë!
Vazhdon……….
Po Saliu kur e ka rradhen per arestim sepse non grada eshte shpallure parpara ketyre?
Nuk ka Situate Tragjike per Kosoven.Kukuvajkat e zeza qe klithin kobe per luftetaret e Lirise e kane arkivolin ne koke.Fatmir Limaj,Hashim Thaci,Kadri Veseli ,Rechep Selimi,vllezrit Lladrovci,Naser Kelmendi jane yje te pashuar te qiellit te Kosoves.
Qeverri e Kosoves ka zot.Asnjehere Kosova nuk eshte qeverrisur ne gjithe terrotorin si sot.Konstituimi i kuvendit te Kosoves dhe Zgjedhjet Model Evropian qe organizoi Kosova e bene Kandidat te Afert ne KiE,.ne nje grup me Shqiprine dhe Maqedonine.Kukuvajkat e zeza burgaxhij,Dosjet e UDB ne qelite e Burrelit ndjellin ziii,sepse u kaloi jeta ziiiii e me ziiiiii.I kane marre per terxhymene Human Rights Watch qe te bejne Martyret Agresore.Krimet e stuprimet e tmerrshme te paramilitareve te Arkanit,t`ja veshi luftetareve te Lirise.Kujton intelektuali se doli ne drite.Po te kane marre si gomari ne dasem o kufomee!
Demo veriu i Kosovës kishte 3 komuna sërbe . Sot ka 8 .bravo Kurti