Nga Preç Zogaj
Në Shqipëri po investohet rëndë një opinion shumë i rrezikshëm për imazhin e SHBA-ve në sytë e shqiptarëve: Shpalljet ‘non gratta’ në Uashington mund të bëhen me dollarë dhe mund të hiqen me dollarë!
Një opinion si ky e tregon shtetin amerikan një arenë xhambazësh, të cilët, duke përdorur madhështinë amerikane dhe tarafet në administratë, bëjnë para me abuzimet lloj-lloj të bajraktarëve politikë të një vendi të vogël.
Nëse do të faktohej, do ta zhvlerësonte plotësisht instrumentin ligjor të shpalljeve ‘non gratta’ si një mjet që ka për qëllim të luftojë korrupsionin dhe minimin e demokracisë në vendet mike.
Më tej, do t’u jepte një goditje të fortë vlerave amerikane.
Personalisht, nuk e kam besuar Sali Berishën kur u thoshte ndjekësve të tij se ishte viktimë e një komploti të sponsorizuar nga miliarderi Xhorxh Soros dhe veglat e tij në Departamentin e Shtetit. Jo se dija ndonjë gjë më shumë se të tjerët. Por ideja se një miliarder nga të shumtët në SHBA mund të marrë zvarrë për interesa meskine vendimarrjen e shtetit më të fuqishëm të botës nuk më qëndronte.
Njëlloj dhe sot, për të njëjtën arsye, projekti i kundërt për të zhbërë një ‘non gratta’ me 6 milion dollarë, nuk më qëndron.
Për lobimin e shpalljes para katër vitesh nuk e dimë sa dollarë janë venë në dispozicion nëse janë venë, si janë dhënë nëse janë dhënë, kush është paguar, çfarë gjurme kanë lenë në procedurën e sanksionimit të ish kryeministrit shqiptar. Berisha me rrethin e miqve të tij në SHBA nuk kanë sjellë ndonjë provë përgjatë këtyre viteve. E kanë mbajtur në nivelin e pikëpamjes.
Për lobimin e kundërt, që synon heqjen, ka transparencë të plotë. Që është shumë më mirë se po të mbetej në kulisa. Kontrata me kompaninë lobuese “Continental Strategy” me vlerë 6 milion dollarë është regjistruar sipas rregullave.
Aktorët janë ekspozuar me emër e mbiemër. Carlos Trujillo, një aleat i hershëm i Trump, vajza e shefes së kabinetit të Tramp, Susie Wiles, Alberto Martinez,i cili ka qenë shef i stafit të senatorit Marco Rubio, para se të merrte postin e sekretarit të Shtetit. Në pika kyçe të gjithë.
Sipas klisheve shqiptare për tarafet, vajza do t’i thotë mamasë, mamaja Trampit. Po çau mamaja, Tramp do t’i thotë Rubios, i cili do të jetë i mbuluar ndërkohë!
Gjithkush që ka mundësi është në të drejtën e tij të hedhë paratë për të hequr një dënim, një damkë. E drejtë apo e padrejtë qoftë.
Në rastin e Berishës, aktualisht kryetar i PD-së, heqja do të kishte vlerë politike e publike nëse do të përmbushte dy kushte:
Së pari, Sekretari Rubio denoncon intrigat eventuale që kanë prodhuar sanksionimin e kryeministrit të Shqipërisë. Pra, e rrëzon vendimin e paraardhësit të tij Blinken si padrejtësi. Kjo do të ishte ideale. SHBA-të janë vendi që kanë bërë diferencën në virtytin e forcës për të njohur e korrigjuar gabimet e tyre.
Së dyti, duke u siguruar që këto akte të bëhen falas. Në nderin e SHBA-ve dhe vetë personit që ka kërkuar. I cili presupozohet se është një aleat i Partisë Republikane në pushtet.
Në të kundërtën, nëse kjo histori mbahet pezull e avancohet drejt finalizimit me këste, me marrjen e gjithë ryshfetit apo më shumë, imazhi dhe kulti i SHBA-ve në Shqipëri do pësonin bjerrje të forta, diçka dëshpëruese për shumicën dërmuese të shqiptarëve.
Do të legjitimohej fuqia demoniake e parasë për t’i thënë të zezës të bardhë dhe të bardhës të zezë.

Përc Zogaj do mbahet mënd për një thënie lapidare kur u arrestua Fatos Nano ne gusht 1993 nga Bill Rajersoni me prangat e Berishes dhe Blerimit Rrogozhinës..ME SHUME DUA SHQIPTARIN FATOS NANO SE AMERIKANIN RAJERSON.Mund te numuroj mbi dhjete vete- damkosje qe diplomacia amerikane i ka bere vetes saj ne lidhje me Shqiperine ku interferenca e Rajersonit duke marre pjese ne votimet e 1992 dhe ne prangosjen e Nanos jane me te zeza se nje heqje me dollare e Non Grates nga Amerika e vitit 2025…Në fakt me dollare ,pa dollare ,non graten dhe “denimin me cokollata” per klubin Partizani e kam quajtur RADIOLOJE te sherbimeve inteligjente perendimore me arome greke dhe kjo radioloje vazhdon akoma…prisni se nuk keni pare gje akoma…
I nerumi Prec i kazanit mediaoqeanik,
kjo puna e “non gratave”
eshte si puna e fajdeve te Sudes dikur…
…kalon koha dhe interesat ne(dollaro)
kthehen mbrapa,….efektet e demoNkracise,
i paguajne si perhere, qorrat….
Prec Zogaj,i fundtit i Mohikaneve Mocioniste,.I frustuar,i bombarduar nga horrat e Berishes,Asnjehere ne pushtet qe nga koha e qeverrise jeteshkurter te Koalicionit,.I padeshirueshem nga te dy polet hajdutmbajtese te Politikes shqiptare.
Nuk me harrohet ate nate kur u vrane 4 demostrues te pafajshem ne Bulevard,ne nje studio tv.tha:Mor po le ta pushtonin kryeministrine,vetem asnje shqiptar mos vritej.Nje grifshe qe ndodhej perballe,e quajtur Malinda Bregu,ju hodh ta cirrte,ta coptonte:-Ke te pushtonin Prec?Ku te shkoninPreec?Ke te digjnin Prec? Cudi!!!!!Ate nate ca femra kanibale ishin te etura per gjak. Majlinda Bregu,nje bushter gjakatare e etur per gjak,e llastuar nga plaku Berishe,,cuditerisht kaloi ylberin.U be kanakarja Edi Rames,U emerua ne keto OJQirat Ballkanike me ndihmen e Edi Rames dhe kur mbaron mandati presidenteve shihet rrotull Rames,si bucja qe i tund bishtin zagarit,,Dro e emerojne Presidente!!!!!!!!!!!!!!!Nuk e di a ka dijeni qe makina e te motres u perdor si Kontejner droge Transport export,ne magazinat e Xibrrakes!!!!!!!Kjo Majlinda Bregu me kujtonte kanibalen Liri Gega qe i sillej neper kembe Myladin Popovicit dhe Enver Hoxhes,qe ta emeronin presidente.Derisa ja plasi Nako Spiru ne sy:Edhe Ti moj Tarallake??
Kurse i damkosuri perjete Prec Zogaj ka mbetur ne opozite me Qeverrite e soc-Ediramisteve dhe Berishe bishes.
Asnje nuk e do ne qeverri,.Mor po as per drejtor ne ndonje Muze Kulture.
U pagezove o Usta!
Dikushi po na thote se Shqiperine mund
ta drejtojne vetem dy kulte individi:
Njeri Edi Rama dhe tjetri Sali Berisha.
Cfare kuptimi ka nje deklarate e tille e Z. DEMO:
1. A eshte populli indiferent dhe ja ka lene ne
dore PS & PD se ATO jane shume te pasura?
2. A mendon populli se Rama i ka hipnotizuar
Evropianet dhe do i risi pensionet atyre qe
kane me shume nevoje?
3. A menojne disa se Sali Berisha do luftoje
korrupsionin duke lobuar ne Amerike?
4. A ka mundesi qe njerezit duan nje kult individi
qe ti drejtoje me kusht qe ti japin ATYRE racione
te kenaqeshme, ti gjejne punen, te ndjehen te
barabarte ne varferi?