Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk do i mbaj më opinionet për vete”, Rama për arrestimin e Veliajt: U mor nga zyra dhe u mbyll në qeli pa gjyq
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Nuk do i mbaj më opinionet për vete”, Rama për arrestimin e Veliajt: U mor nga zyra dhe u mbyll në qeli pa gjyq
Lajmi i funditPolitike

“Nuk do i mbaj më opinionet për vete”, Rama për arrestimin e Veliajt: U mor nga zyra dhe u mbyll në qeli pa gjyq

Published: February 11, 2025
Shpërndaje
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82?

Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit live me komentuesit në rubrikën e tij në rrjetet sociale ‘Sy më sy’ komentoi arrestimin një ditë më parë të kreu të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Vërtet interesante nuk ishte euforia e kënetës. Ajo që ishte intersante ishte ekzaltimi nga arrestimi i Erionit. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër i partisë së bufit të kenetës, por edhe ato që të re kanë vetëm moshën e kryetarit të tyre. 

U bë deti kos dhe o burra të hidhemi te kryeministria. Marrja e kryebashkiakut nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli. Duke lënë një qytet, është një ngjarje tejet e madhe që s’mund ta kaloj pa koment. Unë nuk do t’i mbaj me për vetë opinionet e mia, kur ta shof të arsyeshme për t’i ndarë me publikun. 

Drejtësi me standarde të paqortueshme evropiane. U bë 5 vjet që flasin të tërë për ato që bëjnë parakalimin te Stacioni i Trenit atje. Heshtja jonë për këto i ka ndihmuar insitucionet e drejtësisë. Deri sot sepse sot insitucionet e drejtësië përballen me publikun që mezi ka pritur ditën që të arrestohen njerëz të pushtetit politik, ose sulme barbare të udhëhequr nga armiqtë e reformës në drejtësi”, tha Rama.

Rama e cilësoi një proces gjyqësor shumë të çuditshëm atë ndaj kryebashkiakut Veliaj, ku sipas tij janë intimiduar dëshmitarë, njerëz të arit dhe kulturës.

“Prezumimi i pafajësisë nuk është një llaf goje pas telenovelash linçimi publik. Do ta bëjmë këtë proces me maturi dhe argumente, pas 5 vitesh këto institucione ( të drejtësisë) kanë krijuar një vetë besim të plotë. Rastin e Erionit e kam ndjekur për një sërë arsyesh, ku ajo që më ka shqetësuar shumë seriozisht ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje, njerëz të artit dhe kulturës. I hoqën kokën nga shpatullat Tiranës pa gjyq, bëhet fjalë për një proces gjyqësor shumë të çuditshëm”, tha Rama mes të tjerash.

“Duhet ta dini që rastin e Erionit e kam ndjekur për një sërë arsyesh që do duhan kohën e tyre për të shpjeguar, por ajo që më ka shqetësuar seriozisht, ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjetën rastësisht. Nuk dua të hyj në detaje se nuk do ngutemi, do mundohemi të krijojmë një opinion, gjykatësi ka vendosur t’ja heqi kokën bashkisë së Tiranës pa gjyq. Mesa kuptoj bëhet fjalë për një proces hetimor shumë të çuditshëm, i nisur nga një novelë anonime dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman.

Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar. Jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë. Nuk dua të zgjatem këtu, por vetëm ky fakt…është një peshë e tillë. …për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq dhe këtu flas për krimet e provuara jo të promovuara nga gojët më të ndyra”, tha Rama.

j.l./ dita

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • HAJRO LIMAJ says:
    February 11, 2025 at 8:24 am

    I nderuari Z.Kryeminister. Vite me pare komunikoja direkt me juve me mesazhe sygjerimesh,por duke qene se fillove te mos me kuptoje u terhoqa dhe per probleme te rendesishme i kam botuar ne shtyp.
    Vendet demokratike te konsoliduara per cdo detyre te rendesishme i kane te percaktura kohe qendrimet,kryesisht dy here nga tre deri ne kater vijet.Qendrimi afat gjate i nje lideri sjell pasoja si per zhvillimin progresiv te hapsirave qe mbulon,por behet kercenues edhe per vete personalitetin i cili shkeputet nga realitetet dhe fillon te jetoje ne qiell.Ai eshte i rrhethuar nga presione te gjithaneshme interesash,te cilat i sjellin pasoja te renda sic po shikojme tani qeverisjen qendrore dhe vendore, te akuzuar per korrupsion masiv dhe qe populli eshte i zhgenjeyer.Prandaj lere pushtetin gjyqesor me ne krye SPAK-un te vazhdojne kete lufte trimerore ndaj clirimit te Shqiperise nga ky kancer kaq i rende qe eshte tronditur vendi.

    Reply
  • Ppsh says:
    February 11, 2025 at 8:44 am

    Si u mor nga zyra dhe u fut ne qeli pa gjyq?
    Gjyqi behet mbrapa jo para
    Nuk eshte i vetmi qe u mor nga zyra te gjith ata qe kan dhene dorheqje nje dite perpara arrestimit quhen te marre nga zyra dhe per kete spak duhet te jape shpjegine

    Reply
  • Jimi says:
    February 11, 2025 at 12:08 pm

    Edi ! Me kete dreqtesi qe ti mbolle, prite qe nje dite te bukur, ashtu sic eshte Erioni sot, te jesh edhe ti neser dhe hic mos u anko ! Ti pretendpon se ne kete vend te qeverisur prej kaq vitesh nga nje demon, ke vendosur drejtesin hyjnore ? Mos te genjej mendja ! Edi! Gozhda del me gozhde.

    Reply
  • soza says:
    February 11, 2025 at 12:32 pm

    Nuk te falet KM.
    Ka vendim te gjykates, me kerkesen e SPAK.
    Shiko me mire punen tende dhe beje mire, se SPAK te ka subjekt per veprime te paligjshme dhe mosveprime.
    Suksese ne jete.

    Reply
  • Precizim says:
    February 11, 2025 at 1:56 pm

    E kam shprehur shpesh qe jam kunder treshes qe perdite e me shume, zderhallen ( shprehje e ER ) ne krye te partive te tyre dhe sigurisht ne qeveri. Te qenurit autokrate dhe drejtues me dore te hekurt ne partite e tyre, i ka bere Saliun, Ilirin dhe Edin, autokrate edhe ne detyrat shteterore qe ata kane patur. Ata kane larguar nga partite e tyre kedo qe e kane pare si alternative, apo qe ka kritikuar vijen e ndjekur prej tyre. Dhe kjo sidomos ne Partine Socialiste, antaret e se ciles, nese do te pyeteshin sot, do te deklaronin se nuk votojne per ER-ne por shtrengohen per te votuar Partine Socilaiste. Kjo eshte edhe fuqia qe mban ne pushtet Edi Ramen, fuqi qe ai e merr pavaresisht se si jane sjelle obortaret e tij.
    Ne kete rast ai ka te drejte te mos largohet, sepse ne krahun tjeter ai ka perballe dy vrases te njohur, njeri me i cilesuar se tjetri.
    Pooor une si simpatizant dhe suportues i SPAK-ut, verej se ne kete sistem te drejtesise te ngritur se fundmi ne Shqiperi, nuk kemi dhe nuk po zbatohet parimi i check and balance. U bene disa raste qe SPAK-u po i tejkalon atributet dhe pushtetet e tij, dhe kjo po ndodh pa dhene asnje shpjegim. Ne nje kohe qe çeshtjet qe trajton sistemi i drejtise jane teper sensitive ne lidhje me te drejtat e njeriut.
    Arrestimi spektakolar dhe brutal i IM, edhe pse me siper e etiketova deri edhe si vrases, nuk justifikohet ne asnje menyre. Ajo ishte nje ngjarje e turpshme per te cilen dikush duhet te pergjigjet, edhe nese ai ishte nje skenar i organizuar, per te “vrare” pa gjyq ish Presidentin, ish e ish ( pavarsisht se kush eshte ai dhe çfare perfaqeson ne lidhje me korrupsionin dhe kriminalitetin ). Nga ana tjeter po ky SPAK, e lejoi Saliun qe te broçkulliste nga haleja, dhe poshte dritares se tij te behej pernate disko, te haheshin sufllaqe, te piqeshin melçi e shpretka, raki mareje, e plot aktivitete, mbreslenese ne Rrugen e Lirise.
    Arresitimi i Erion Veliajt ishte nje tjeter gabim i rende i SPAK-ut. Ne deklaraten e bere nga SPAK-u dje, po te lexoje me kujdes u tha se kjo eshte nje çeshtje e komplikuar, pra prokuroret akoma nuk kane nje drejtim te kosoliduar dhe te qarte per krimet qe ka kryer Veliaj. Kjo tregon se me sforco po kerkohet te gjindet nje justifikim, per te realizuar dhe legjitimuar arrestimin e tij. Ne praktiken e ndalimeve, shoqerimeve, dhe arrestimeve ( dhe kjo behet per kriminele teper te rrezikshem, qe paraqesin rrezikshmeri te larte per qytetaret, per prishjen e provave, per ata qe kane kryer krime te renda te niveleve te vrasesesve etj) nuk ka asnje arsye qe te kete disa standarde te ndryshme. Disa lejohen te rrine aktive dhe te paraqiten here pas here, dhe disa merren dhe mbahen brenda ne qelite e paraburgimit ne nje kohe qe nuk paraqesin kurfare rrezikshmerie.
    Tendenca e SPAK-ut per te bere buje, ka dy ane. Ose SPAKU- po kerkon nje fame kombetare dhe nderkombetare, per te rritur kredibilitetin e tij, ose po merr dhe zbaton urdhera nga jashte. Kjo sjellje demton rende imazhin e tij dhe prek drejtperdrejt te drejtat e njeriut.
    Aq me teper kur per ta bere sa me te besueshme situaten, ngarkohet i vellai i Veliajt qe ka njezet vite qe jeton ne Austri, dhe njekohesisht e shoqja qe kreu nje shfaqje dinjitoze, qe sapo e mori vesh arrestimin e te shoqit u kthye menjehere ne Tirane, per tu perballur me masen e arrestit shtepiak.
    Spaku duhet te ruaj hapsiren dhe kornizen qe i jep ligji, dhe te veproje ne keto çeshtje, per kedo, ne menyre te barabarte, te drejte, asnjeanese, me objektivitet, duke respektuar te drejtat e njeriut ne lidhje me drejtesine.
    Çeshtja e madhe, dhe pyetja qe shtrohet tani pas ketyre ngjarjeve eshte: – Kush e kontrollon SPAK-un.

    Reply
  • Spinoza says:
    February 11, 2025 at 2:35 pm

    Eshte konsideruar rrezik publik dhe nuk ka asnje gje te cuditshme shume veta I kane marre diten e marteses apo si di keto?

    Reply
  • demo says:
    February 11, 2025 at 3:27 pm

    SPAK I vetmi Istitucion Demokratik LIGJZBATUES ne Shqiperi.Ke perkrahjen e Popullit te thjeshte,jostrategjik.
    Bjeri ku te haje Palla,Majtas,Djathtas,si te vije perhosh.Nuk ka Tirana-Partizani,Nje penallti kendej,Nje karton te kuq Andej.

    Reply
  • Banda says:
    February 11, 2025 at 3:33 pm

    Po ti i fusje ne burg hallexhinjte, pa breke ne bythe, per 10 mije lek te vjetra korrent??!!. A te kujtohet. Nashti te vje keq per hajdutet e meleona Eurove me kollaro ?

    Reply
    • Aldrinp says:
      February 11, 2025 at 4:32 pm

      Po he pra, se u mor me plakat e tregut per taksen e kiles se patates.
      Ky eshte funderine qe me Belinden ka vjedhur qindra miliona per rruget, me Gjiknurin vodhi Unazen, dhe beri deklarate qe keshtu e ka dhe bota moderne. Po bota moderne dhe i denon hajdutet e Unazes, Rama i mbron
      Me picken e madhe te Mimit beri Picken e Vogel te Butrintit.., rrufjan jo shaka
      Fajin e ka Beqja qe Rama na qau hallin per Hanxharet e Kirurgeve, dhe gjeti ate fshatarin e Rexhepajt tju tregonte doktoreve si behet sterilizimi..
      Shyqyr qe ra termeti ne Durres te vdisnin njerezia, qe Rama te gjente arsye te shiste Portin.
      Ja tregoi Vucicit anembane se ku do behet porti i ri i Jahteve, me ndermjetesin arabe..
      Po ne Serbi po ja nxjerrin bojen Vucicit, ndersa ketu qurraviten te opozita, se nuk del njeri te hapi gojen

      Reply
  • demo says:
    February 11, 2025 at 3:39 pm

    zoti Kryeminister!Kush vjedh i ka bere derman femive me ato para qe ka vjedhur.Sikur vetem ato 800 mije Euro placka te porositura,,dalin 800 dado per femijet.Prandaj shiko femijet e tu,se Ti nuk ke vjedhur(gjer tani).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?
  • LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  • Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  • Gjykata Kushtetuese: Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  2. Një pensioniste on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. fshatari.pafshat on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. Hajdar Aga on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  5. Oficeri i artilerise on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?