Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk e vrau varka, por shteti”, sot protestë para Ministrisë për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Nuk e vrau varka, por shteti”, sot protestë para Ministrisë për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë
AktualitetKronike

“Nuk e vrau varka, por shteti”, sot protestë para Ministrisë për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë

Published: August 4, 2022
Shpërndaje

Ngjarja e rëndë e ndodhur të martën e 2 gushtit në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga punonjësi i policisë, Arjan Tase, tronditi gjithë shoqërinë shqiptare.

7-vjeçarja u përcoll për në banesën e fundit, ditën e djeshme, ndërsa sot pritet të zhvillohet në orën 19:00 protesta para Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar drejtësi për vdekjen e vogëlushes.

Në protestë pritet të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.

- Publicitet -

Si ndodhi tragjedia në Himarë

Tragjedia në Himarë ndodhi një ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan.

Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte e tij, por ia ka marrë një të afërmi të tij për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi.

Tase ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë. Për ngjarjen e rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë nga detyra.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut.

j.l. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • NDRYSHE says:
    August 4, 2022 at 8:00 am

    Stafi drejtues duhet te kishte marre masa per garantimin e jetes se pushuesve por edhe per percaktimin qarte te zonave lundruese dhe korridoreve per levizjen e mjeteve lundruese dhe te pasagjereve.
    Ngjarja qe duhet te pasonte arrestimin e monstres duhet te ishte shkarkimi i menjehershem i personit qe emeron GANGSTERE pasi do te ishte perkedhelese t’i quaje “PERSONA TE PAPERGJEGJSHEM”.

    Reply
  • demo says:
    August 4, 2022 at 8:22 am

    Italia ka det,Greqia ka det,Mali Zi ka det,,
    Kaq veshtuire e ka Qeverria Rames te dergoje nja dy dite me dieta te paguara,nja dy specialiste te policise per te pare e per te pyetur si e kane zgjidhur problemin e skafeve dhe motorrave te ujit keto vende?
    Se ata kane nje shekull me skafe e me varka turistike,,por nuk kemi degjuar kasaphana si ne Shqiperi?

    Reply
  • llesh says:
    August 4, 2022 at 10:19 am

    Te besh politike me vdekjet vetem ne Shqiperi ndodh dhe kjo do te thote qe ajo pjese e popullit qe perkrah keto protesta eshte pjella me e keqe e ketije kombi..Lerini te vdekurit te prehen ne paqe o popull bastard

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Deklarata e fortë e ish-ministrit të Mbrojtjes: Ajo që po i ndodh Kosovës, arritja më e madhe e agjenturave ruso-serbe
  • U larguan disa kohë më parë, Veliaj emëron dy nënkryetarë të rinj të Bashkisë së Tiranës
  • Sot ndeshja Shqipëri-San Marino, rrugët që do të bllokohen që prej orës 17:00
  • Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative
  • Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të ish-majorit të ushtrisë, i pari që nga Lufta e Dytë Botërore

Komentet e Fundit

  1. RE BO on Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  2. Konfuzion si popull on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit
  3. Konfuzion si popull on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit
  4. Konfuzion si popull on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit
  5. Matilda on SPAK arreston administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?