Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk ishte aksidentale”, policia arreston 2 autorët që dogjën makinën e 28-vjeçares në Korçë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Nuk ishte aksidentale”, policia arreston 2 autorët që dogjën makinën e 28-vjeçares në Korçë
AktualitetKronike

“Nuk ishte aksidentale”, policia arreston 2 autorët që dogjën makinën e 28-vjeçares në Korçë

Published: April 25, 2023
Shpërndaje

 

Ndonëse në fillim u dyshua si një ngjarje aksidentale, pas hetimeve më të thelluara, policia e Korçës ka zbuluar se djegia një automjeti të ndodhur një ditë më parë ishte e qëllimshme.

Tashmë janë identifikuar dhe vënë në pranga 2 shtetasit që i vunë zjarrin automjetit në përdorim nga një 28-vjeçare, ndërkohë që është sekuestruar edhe një sasi e vogël municioni luftarak, të cilën e posedonte në banesë njëri prej të ndaluarve, veshje dhe një automjet të përdorura në ngjarje. Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se një 27-vjeçar dhe një 38-vjeçar janë autorë të dyshuar të djegies së automjetit, në përdorim nga një 28-vjeçare dhe në pronësi të vëllait të saj.

- Publicitet -

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 24.04.2023, në lagjen nr. 5, Korçë, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj. Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  R. B., 27 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë dhe G. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë. Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se këta dy shtetas janë autorë të dyshuar të djegies së automjetit tip “Volkswagen”, në përdorim nga një 28-vjeçare dhe në pronësi të vëllait të saj. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi G. Ç., në muajin dhjetor 2022, e ka kanosur nëpërmjet telefonit këtë shtetase”, bëjnë me dije autoritetet e policisë.

Sipas tyre, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël municioni luftarak. Gjithashtu u sekuestruan veshje dhe një automjet që ka përdorur shtetasi R. B., në këtë ngjarje.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 tetor 2026
  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori

Komentet e Fundit

  1. Ziu on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  2. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. Sokol on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. K R on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?