Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk jam politikan”, Florjan Binaj: Falenderoj PD për mbështetjen, të bëhemi bashkë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Nuk jam politikan”, Florjan Binaj: Falenderoj PD për mbështetjen, të bëhemi bashkë…
AktualitetPolitike

“Nuk jam politikan”, Florjan Binaj: Falenderoj PD për mbështetjen, të bëhemi bashkë…

Published: October 7, 2025
Shpërndaje

Aktori Florjan Binaj ka reaguar për herë të parë pasi ka marrë mbështetjen e Partisë Demokratike, për garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Binaj falënderon PD, Shqipëria Bëhet dhe Nismën Thurrje që e kanë mbështetur publikisht dhe thotë se ëshë i hapur dhe ndaj mbështetjes nga forca të tjera opozitare.

“Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, shprehet ai.

- Publicitet -

Reagimi i plotë:

Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.

Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.

Dëshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë.

Kjo garë është për ju!

Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni JU!

Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë. Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne! Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!

“Nuk jam politikan”, Florjan Binaj: Falenderoj PD për

Reagimi i aktorit Florjan Binaj

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • demo says:
    October 7, 2025 at 8:09 am

    Nisur nga precedenca e zgjedhjeve te bashkepunetoreve te Berishes ne pushtet,Jam i befasuar.Berisha ka 34 vjet ne politike,qe emeron o hajvane si vetja,Flamur Noka,edi paloqja,o zullape te pangopur si Albana Vokshi dhe kamarjere hajdute si Taci oil. Nuk eshte dalluar per zgjedhje te zgjuara.Aq e ka kapacitetin.
    Mirepo se kush e ka mesuar tani ne pleqeri,,,!Ka bere zgjedhje gjeniale ne kohen me te veshtire.Edhe Trumpin te emeronte kandidat per Tiranen,,nuk fitonte,.Florian Binaj fiton. Fiton per Ato Arsye qe rreshtoi z.Kreredaktor i Dites pardje,,dhe per Ato arsye qe parashtrova Une ne koment ne te njejten date.
    Ka bere Zgjedhje gjeniale.

    Reply
    • Skypion says:
      October 7, 2025 at 5:58 pm

      Sharjet jane te kota, perballe fakteve. Sali Berisha ka qene nje nder kardiokirurget me te mire, per te mos thene me i miri, ne Shqiperi kur e ushtronte profesionin; dhe titullin profesor doktor, e ka pikerisht prej kesaj kompetence profesionale. Edi Rama ne ane tjeter, eshte nje hic profesional; u be pedagog se ishte i biri i te atit dhe nipi i dajkos; pikturat e tij jan vlersuar nga profesionistet si zhgarravina femijesh hiperaktiv. Flamur Noka vetem per dy muaj ka qene min. i Brendshem, dhe nuk ka asnje rekord korrupsioni ne zyren shteterore, apo te jete akuzuar ndonjehere per lidhje me boten e krimit. Taulant Balla ne anen tjeter, eshte s’di nga tia nis me pare se c’eshte, eshte nje turp i madh jo vetem i partise se tij, por i politikes shqiptare ne pergjithesi; emri i ketij zuzari del kudo ne dosjet kriminale, brenda dhe jashte vendit.
      Ti dukesh se je injorant per ecurine politike, sepse ne 2003, Sali Berisha mbeshteti kandidaturen e Sparatk Ngjeles, ketij edepsezi qe edhe pse ia vodhi publikisht dhe me buje Rama zgjedhjet atebote, sot shan nate e dite e perdite Sali Berishen, qe e pat bere edhe Min.Drejtesie ibretin ( e ta mendosh qe Rama as e ka qasur tek dera e ndonje institucioni, sepse, duke qene te te njejtit soj te fares se keqe, e njihte shume mire, dhe nuk donte te kishte nje si veten prane,ne pushtet). Nuk ka nje bashkepunetor te nivelit te larte, dmth minister, te Sali Berishes, qe te jete ankuar ndonjehere, se i nderhynte ne kompetencat e veta. Asnje. Aq e vertete eshte kjo, sa edhe ata qe jane bere armiq te tij me vone, qe cfare nuk thone tani per te, nuk e akuzojne dot ne kete pike. Ne anen tjeter, Edi Rama, i perdor si kukulla, si letra higjenike per te fshire menderen, sa here e kap diarreja e babezise, qe e kap gjithe kohes.
      Kshu pra.

      Reply
  • E VERTETA says:
    October 7, 2025 at 2:39 pm

    Eshte e drejta jote te luftosh por mendoj se aktrimi te shkon me shume.Mund te kishe provuar veten ne politike me ndonje menyre tjeter , me te lehte , se keshtu ” i ke hyre detit ne kembe”. Edhe sikur te zgjidhesh do jesh thjesht nje ushtar i rradhes per ata qe nuk dine sa kane dhe ku i kane.Sa per ne te tjeret , do vazhdojme te paguajme haracin e tyre , cdo vit e me shume , se nuk ngopen ata po nuk ja kaluan edhe Musk-ut.Talenti yt ne aktrim dhe rolet e tua do ngelin gjithmone ne mendjen e njerezve por shpresoj mos merzitesh kur te te kthejne shpinen pasi ne kete rol nuk je ti rregjisori por tjeterkush eshte qe te shkruan ate.Suksese!

    Reply
  • Vjollca says:
    October 7, 2025 at 3:00 pm

    Po Florian, perderisa han cdo dite ne corben qe te servir familja Berisha, sigurisht je i detyruar t’ja shperblesh. Fatkeqsi qe ne Shqiperi vazhdojne te rriten breza konjuktural dhe pa shtylle kurrizore.
    Turp perty qe u bere leve e Berishes.

    Reply
  • Petriti says:
    October 7, 2025 at 3:31 pm

    Kryetar Bashkie Floriani a kushdo qofte qe nuk vjen nga pushteti se mjaft me hajdutet e Rames njeri pas tjetrit nga zyrat e hajduterive neper qeli burgu. Mendojeni ke ka perballe – nje Matrioshke ushtaruce e Rames qe neser a pasneser do jete aty ku sot eshte ai “Lali”.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 7, 2025 at 4:34 pm

    Floriani nuk eshte Politikan, por eshte nje bythe Masoni qe e lidh me Politikanet dhe teatrin e tyre. C’fare grade je o Florian? Te premtuan pasuri e karriere, per te bere palacon? Mire te ka ecur shyqyr, Po shiko e vemendje ne mesim, se dardha e ka bishtin prapa thote Popullit.

    Reply
  • Po, po vërtet u ringjall says:
    October 7, 2025 at 5:04 pm

    Kam bindjen se me deklaratën se s’është politikan sozia e skualifikoi automatikisht veten nga gara për kreun e bashkisë. Sozia tregua vërtet i ndërgjegjshëm, po edhe të pretendonte të kundërtën, do dilte me buzë të kuqe nga loja. Me pak fjalë, sozia dashur pa dashur bëri autogolin e pare. Te dytin do e lexoni ne fund.

    Sa për sqarim. Para se ta hedhe voten ne kuti, votuesi mendohet dhjetë here se kujt i takon dhe pse. Gjithkush qe ka dy gram tru, do përkrahte qoftë dhe me një kontribut modest cilindo kandidat të pavarur, me kusht qe ai te kete demostruar prej vitesh bindshem si aftesi profesionale, si kariere afatgjate ne funksione drejtuese, si diplome universitare te shkencave politike, po ashtu dhe ndershmeri qytetare e pasterti te figures. Keto dy te fundit sozia mund t’i kete vertet, doren s’e ve askush ne zjarr, por per te tjerat aha, shumica do jene skeptike e s’do i mbushet syri kollaj. Aq me teper qe mbeshtetjen e ka nga ata marre jo nga Qofsha gabuar, por kete do e deshmojë koha.

    Le ta zbërthejmë pak thënien se medemek ai “do dënojë ata që NA (?!) vodhën dhe bënë humor me NE (?!)”.

    Si pa të keq ai përdor numrin shumës, e vë veten mes atyre që po dhunohen nga pushteti (!?), pa dhënë absolutisht asnjë shembull konkret, me dogmën trushplarëse se dalja në skenë e tij, me ndihmën e atyre që historia e dekadës së fundit i ka hedhur si mbeturina të pareciklueshme në thellësitë e kazanave të plehrave, edhe pse i pa sprovuar, edhe pse me arsim jo përkatës, edhe pse i dalë papritmas në skenën parapolitike bash si kërpudha pas shiu, do bënte hatanë, e do shpëtonte miletin nga paudhësitë e atyre që kanë fituar katër mandate radhazi e pritet të fitojnë dhe katër të tjera, të paktën për sa kohë ky grupim tyryfylash nuk do distancohet ligjërisht e jo formalisht nga dumbaba me valixhe druni.

    Reply
  • K O R C A says:
    October 7, 2025 at 8:09 pm

    Mire qe nuk qenke politikan , por ti nuk fare pa pervoje pune ne labirinthet e pa fund te administrates qe te mund te qeverisesh gati 1 milion banore te Tiranes . Kjo pune qe synon ti do te te ktheje ne lolo ne gjithe ate mori punesh komplekse e te veshtira e punonjes te shumte me interesa te ndryshme . Plus pastaj qe edhe te duash te punosh me ndershmeri (qe nuk te njeh askush) , nuk te lene presionet dhe ofertat e servilizmat e lajkatareve te mos perlyesh ne korrupsion . Dhe me tej akoma , nuk te le Saliu , femijet e tij dhe garda e mykur e Saliut qe te punosh i pa varur . Do te ishte nje mrekulli e pa pare ne kushtet e sotme te PD – se qe te fitonje zgjedhjet , pa lere pastaj veshtiresite e mesiperme qe do te te duhej te kaperxeje ylberin !

    Reply
  • K O R C A says:
    October 7, 2025 at 8:18 pm

    Mire qe nuk qenke politikan , por ti je fare pa pervoje pune ne labirinthet e pa fund te administrates qe te mund te qeverisesh gati 1 milion banore te Tiranes . Kjo pune qe synon ti do te te ktheje ne lolo ne gjithe ate mori punesh komplekse e te veshtira e punonjes te shumte me interesa te ndryshme . Plus pastaj qe edhe te duash te punosh me ndershmeri (qe duhen vite te krijosh bindje ne popull ) , nuk te lene presionet dhe ofertat e servilizmat e lajkatareve te mos perlyesh ne korrupsion . Dhe me tej akoma , nuk te le Saliu , femijet e tij dhe garda e mykur e Saliut qe te punosh i pa varur . Do te ishte nje mrekulli e pa pare ne kushtet e sotme te PD – se qe te fitonje zgjedhjet , pa lere pastaj veshtiresite e mesiperme qe do te te duhej te kaperxeje ylberin !

    Reply
  • demo says:
    October 7, 2025 at 8:38 pm

    Do te mesoje edhe ky si te tjeret.
    Kur te ndaje nje vakt te ngrohte per shtresat ne nevoje,i shkon shume garuzhda ne dore,kazani perballe,perparsja dhe qeleposhja e kuzhinjerit.Do te jete spektakli me i bukur i Vitit te ri.

    Reply
  • Detari says:
    October 7, 2025 at 9:41 pm

    ja dhe ky qe imiton ramazonin, si ka mundesi ne albaniston te gjithe slloganet i kane me luft per kundershtarin thua ti se i zgjedh populli per te luftuar krahun tjeter…

    Reply
  • Artan says:
    October 8, 2025 at 12:07 am

    Jo se ishte dikush ketu qe me naivitet besonte se ky sa te behej kryetar do t’i thoshte ku te kam pare Doktor Rrumpalles.Dhe une me naivitet besova se ky do kandidonte vertet si i pavarur, “pertej se majtes dhe se djathtes”.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    October 8, 2025 at 6:57 am

    Sozia Stalinit e tmerronte Hrushovin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?