Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk është anti-emigracioni: Çfarë po e bën partinë e ekstremit të djathtë AfD kaq të suksesshme në Gjermani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Nuk është anti-emigracioni: Çfarë po e bën partinë e ekstremit të djathtë AfD kaq të suksesshme në Gjermani
BoteLajmi i fundit

Nuk është anti-emigracioni: Çfarë po e bën partinë e ekstremit të djathtë AfD kaq të suksesshme në Gjermani

Published: September 8, 2026
Shpërndaje

Ka shumë arsye për rezultatin rekord të AfD-së në zgjedhjet për parlamentin e landit Saksoni-Anhalt: një fushatë zgjedhore e suksesshme, kancelari i papreferuar dhe vota nga ata që nuk votojnë zakonisht. Një analizë.

Fushatat agresive kundër refugjatëve dhe migrantëve janë në thelb të identitetit të Alternativës për Gjermaninë (AfD) . Megjithatë, duket se ato nuk kanë qenë vendimtare në zgjedhjet për parlamentin e landit në Saksoni-Anhalt. Kjo tregohet nga analiza e sondazheve të votuesve, të kryera nga instituti i hulumtimit të opinionit Infratest Dimap të dielën e zgjedhjeve.

Sipas të dhënave, çështja e imigracionit në fakt luajti vetëm një rol të vogël në vendimet e votimit të njerëzve. Çështje të tilla si siguria sociale, paqja në Evropë dhe politika ekonomike ishin dukshëm më vendimtare.

- Publicitet -

Edhe mes votuesve të AfD-së, imigracioni nuk renditet si një prioritet kryesor. Saksoni-Anhalt është një nga landet me përqindjen më të ulët të të huajve në Gjermani: kuota e të huajve prej rreth nëntë për qind është shumë më poshtë mesatares kombëtare prej rreth 15 për qind.

Saksoni-Anhalt është gjithashtu një nga landet më të dobëta ekonomikisht në Gjermani, me paga relativisht të ulëta dhe mungesë të vendeve të punës për punëtorë të kualifikuar. Rajoni ka vuajtur për dekada nga emigracioni i punonjësve të kualifikuar.

Vlen të përmendet se AfD-ja, e cila në Saksoni-Anhalt klasifikohet qartë si parti e ekstremit të djathtë, i la pas kristjandemokratët rivalë të kryeministrit të landit, Sven Schulze, në të gjitha fushat e politikës.

Kur bëhet fjalë për luftimin e krimit ose politikën e azilit, janë dy herë më shumë njerëz besojnë se AfD-ja është e aftë të ketë sukses sesa CDU-ja. Madje edhe në politikën ekonomike – një çështje tradicionale bazë që lidhet me CDU-në – AfD-ja është në avantazh.

Sondazhi: AfD më afër njerëzve

AfD gjithashtu duket se po ia del në këtë moment të krijojë një lidhje të veçantë me shumë njerëz. Në një sondazh të Infrastest Dimap, 67 për qind e votuesve të anketuar thanë se partia kishte kuptuar më mirë se të tjerat që njerëzit në Saksoni-Anhalt nuk ndiheshin më të sigurt. Më shumë se gjysma e të anketuarve gjithashtu besojnë se AfD është më afër shqetësimeve të qytetarëve sesa partitë e tjera.

Shumë njerëz duket se jo vetëm ndihen të kuptuar nga AfD-ja, por e konsiderojnë atë edhe si partinë më të aftë për të zgjidhur problemet e landit. Kur u pyet se cila parti ka aktualisht përgjigjet më të mira për sfidat e së ardhmes, të rinjtë veçanërisht përmendën shpesh AfD-në. Por ajo gjithashtu kryeson në këtë pyetje edhe mes votuesve më të moshuar.

Në kontrast, rezultatet për partitë në qeveri në kabinetin e Kancelarit Friedrich Merz janë katastrofike. Mes votuesve të rinj, vetëm pesë për qind besojnë se CDU është në gjendje të gjejë përgjigjet më të mira për sfidat e ardhshme, dhe vetëm tre për qind besojnë se Socialdemokratët janë në gjendje ta bëjnë këtë. Një verdikt asgjësues.

Tërheqje veshi për Kancelarin Merz

Shumë njerëz në Saksoni-Anhalt duket se gjithashtu donin të dërgonin një tërheqje veshi për qeverinë federale në këtë zgjedhje për parlamentin e landit: 59 për qind e të anketuarve thanë se ajo e meritonte këtë. Ishin kristjandemokratët, si humbësit e mëdhenj në zgjedhje, ata që përballën kryesisht me këtë zemërim: 58 për qind e të anketuarve deklaruan se ishin më shumëw të zemëruar nga partia e Kancelarit.

Prandaj, nuk është aspak befasuese që Friedrich Merz-i mori vetëm kërkesa shumë të kufizuara për mbështetje nga dega në parlamentin e landit e CDU-së. Shumë njerëz në land janë të pakënaqur me punën e tij – popullariteti i tij është në nivelin më të ulët ndonjëherë. Në një renditje të preferencave të politikanëve kryesorë, ai mbetet shumë prapa liderëve të partive të AfD-së dhe Socialdemokratëve, të cilët janë pjesë e qeverisë së koalicionit.

Në përgjithësi, AfD ka shtuar vota të konsiderueshme në të gjitha segmentet e popullsisë, por veçanërisht te punëtorët dhe te vetëtëpunësuarit. Afërsisht dy të tretat e punëtorëve votuan për të, ashtu si më shumë se gjysma e personave në profesion të lirë.

Edhe pse kjo parti e shtoi mbështetjen si te meshkujt ashtu edhe te femrat, elektorati i saj mbetet kryesisht mashkullor. Ajo mori 52 për qind të votave të meshkujve, krahasuar me vetëm 32 për qind të votave të femrave. Megjithatë, edhe te femrat, është ajo që e ka mbështetjen më të fortë.

Në fund të fundit, një faktor kyç në suksesin elektoral të AfD-së ka qenë me shumë gjasa aftësia e AfD-së për të mobilizuar një numër veçanërisht të madh të atyre që nuk votojnë zakonisht. Ajo mori më shumë vota nga ky grup sesa nga çdo grup tjetër. AfD kështu përfitoi më shumë se çdo parti tjetër nga pjesëmarrja e lartë në votime prej rreth 78 për qind.

Autori Hans Pfeifer është reporter i DW i specializuar në ekstremizmin e djathtë

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nuk është anti-emigracioni: Çfarë po e bën partinë e ekstremit të djathtë AfD kaq të suksesshme në Gjermani
  • Rama: Po përgatisim një program kombëtar për Inteligjencën Artificiale, do të jetë i detyrueshëm për administratën
  • One Business Academy, një dekadë investim në talent dhe ekspertizë
  • Ramadani merr ftesën e Maran, mesfushori kuqezi grumbullohet për Nations League
  • Rregullorja e GJKKO për celularët, avokatët bojkot pa afat seancave gjyqësore: Nuk ka negociata

Komentet e Fundit

  1. demo on Ahmetaj: Audiopërgjimi i janarit 2026 zgjat tre orë, kush është “Gysi ndërkombëtar” i Ramës
  2. fshatari.pafshat on Një jetë e tërë në mbrojtje të kujtesës dhe dinjitetit: Shuhet historiani Hajredin Isufi
  3. demo on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  4. Dajti 1. on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  5. Beni on FOTO: Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, zbulohet projekti 21 milionë euro i FSHZH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?