Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Pusho o maskara” – Si plasi sherri mes Tritan Shehut dhe Nallbatit, Noka nxjerr jashtë deputetin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Pusho o maskara” – Si plasi sherri mes Tritan Shehut dhe Nallbatit, Noka nxjerr jashtë deputetin
AktualitetPolitike

“Pusho o maskara” – Si plasi sherri mes Tritan Shehut dhe Nallbatit, Noka nxjerr jashtë deputetin

Published: March 12, 2024
Shpërndaje

Është zbardhur debati me dyer të mbyllura në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Rithemelimit. Në mbledhje, Tritan Shehu ka propozuar që aksioni të vijojë pavarësisht se çfarë negociohet, deri në lirimin e Sali Berishës.

Një propozim i tillë është ironizuar nga Bledjon Nallbati, i cili iu drejtua Shehut duke i thënë se s’ka bërë asgjë në këto 6 muaj. Në këtë moment, debati mes tyre ka agravuar derisa ka qenë Flamur Noka ai që ka shoqëruar Nallbatin jashtë për të ulur tensionet .

Tritan Shehu: Duhet të ngremë çështjen e Sali Berishës, pasi lideri i opozitës është i burgosur. Dhe po ua them, unë nuk do të marr pjesë nëse do të ngrihen Komisionet Hetimore Parlamentare në Shëndetësi, sepse unë nuk e konsideroj fitore dhe nuk është asgjë të ngresh komisione hetimore.

- Publicitet -

Natyrisht duhet të përqendrohemi tek reforma zgjedhore. Por as ligjet nuk kanë rëndësi, më shumë sesa kauza e liderit të opozitës që është i burgosur dhe kjo është e paprecedentë. Të vazhdojmë aksionin tonë në parlament pavarësisht se për çfarë po negociojmë, derisa të lirohet lideri ynë Sali Berisha…

Nallbati: Po doktor, unë jam shumë dakord për çfarë the, madje jam i mendimit që ta përshkallëzojmë edhe më shumë, por të jesh ti i pari në betejë dhe unë pas teje. Po në këto 6 muaj nuk ke bërë asgjë në protestën tonë në parlament dhe thua ta vazhdojmë. Dil ti i pari, bëj një gjë dhe të ndjekim ne nga pas.

Tritan Shehu: Me mua mos u merr se ti nuk je niveli im. S’të jap llogari ty unë.

Baçi: Po lëre, secili ka mendimin e vet. Gjithsecili të thotë të vetën.

Shehu: Pusho edhe ti!

Nallbati: Mos u merr me mua!

Shehu: Mos u merr ti me mua.

Flamur Noka ka shoqëruar në këto momente Nallbatin për të dalë jashtë mbledhjes, për të ulur gjakrat mes palëve.

Pas mbylljes së mbledhjes, Flamur Noka kërkoi që dy deputetët të sqarohen, dhe i kërkoi Nallbatit që ta shoqërojë për të sqaruar momentin me Tritan Shehun.

Kur vihen përballë, Tritan Shehu i drejtohet me tonë të larta dhe akuzuese deputetit demokrat: Maskara, ti nuk je niveli im. (vazhdon me sharje të ndryshme).

Ndërsa përgjigje pati edhe nga Nallbati, i cili mësohet t’i jetë kundërpërgjigjur me fjalët “bandit”.

Ndërsa Flamur Noka ka tentuar vazhdimisht të qetësojë dy deputetët.

Tritan Shehu mësohet se i është kthyer edhe Nokës, duke i thënë: “Po t’i pse nuk mbajte krahun tim?”

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?