Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk ju vjen turp, duhet mik deputeti për analizat”, Korreshi: Familjari im ndërroi jetë për një eko
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > “Nuk ju vjen turp, duhet mik deputeti për analizat”, Korreshi: Familjari im ndërroi jetë për një eko
Politike

“Nuk ju vjen turp, duhet mik deputeti për analizat”, Korreshi: Familjari im ndërroi jetë për një eko

Published: May 21, 2026
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në interpelancën me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, ka reaguar me tone të ashpra dhe me akuza të forta ndaj qeverisë.

Interpleancë të cilën deputeti e ka kërkuar për gjendjen në spitalin e Lushnjës, ku dhe ka ngritur alarmin për kushtet e këtij spitali.

Korreshi tha se në spitalin e Lushnjes, ilaçet blihen me lekët e pacientit ndërsa analizat mnd të bëhen vetëm me mik kur ndërhyn deputeti.

- Publicitet -

Demokrati ka treguar edhe një rast personal, ku tregoi se i afërmi i tij 38-vjeçar ndërroi jetë vetëm për një eko, sepse urgjenca e Lushnjës nuk i konstatoi zemrën e zmadhuar.

Korreshi i drejtoi ministres Sala pyetjen se çfarë zgjidhjeje do të gjejnë për problemet e tyre njerëzit që nuk njohin deputetët, pasi çdo gjë në spital bëhet me mik.

“Ju flet Tirana, dhamë lajmet, harruat ta thoshit. Më nxore mallin e revistës televizive. Nuk ju vjen turp para shqiptarëve, se po të kishit një fije cipë thoshit obobo ku e paskemi lënë shëndetësinë. Hajde ikim në Lushnjë dhe ta shohim gjendjen.

Dhe synetlliqet nuk bëhen më në Lushnjë. Nuk punoi 6 muaj aparati i anestezisë, s’ka frigorifer për t’u mbajtur insulina. Në Lushnjë s’ka asgjë, është kafshëri, vatër infeksioni. Nuk ju vjen turp, keni të bëni me jetë njerëzish.

Haram lekët e shqiptarëve se e keni bërë skandal. Si guxon del këtu dhe na tregon ilaçet, që i blejnë njerëzit vetë. Analizat bëhen me mik.

Kam pasur një humbje të madhe njerëzore në familje, një muaj e gjysmë mori urgjencën, i thanë ik se s’ke gjë. Për një eko vdiq, 38 vjeç vdiq sepse nuk iu konstatua zemra e zmadhuar. Ju jeni kafshë. Duhet të hysh mik që të mbahet një i sëmurë me kancer në spital. Nuk ka asgjë, pse duhet të flas unë që duhet të rregullohet ashensori në spitalin e Lushnjës.

Unë dhe ju i mbarojmë hallet, po njerëzit që nuk njohin deputetë çfarë do bëjnë? Janë në mes të rrugës. Kërkoju falje të gjithëve atyre që janë të shtruar në spitalin e Lushnjës. Notën 10 për stafin mjekësor se dhe në kohën e Enverit nuk janë bërë vizita në ato kushte”, tha Korreshi.

Sipas Korreshit, nga verifikimet, por edhe raporti i auditit shtetëror, ambientet e kuzhinës, magazinës dhe lavanderisë së këtij spitali janë në kushte të këqija, me myk, lagështi dhe mungesë mirëmbajtjeje.

Korreshi theksoi se këto kushte alarmante po rrisin rrezikun e infeksioneve për punonjësit dhe pacientët.

Në fund, depueteti iu drejtua ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, për neglizhencë të shërbimeve që ofrohen nga institucionet nën varësinë e saj.

“Pyetja ime për ju është a keni ngrënë mëngjes? Se unë po ju ofroj mëngjesin e Spitalit të Lushnjës të pacientëve. Dhe nga auditi që keni bërë ju, në punë nuk është kuzhiniere, por infermiere. Çfarë do të bëjë? Do të presë një fetë bukë dhe do të mbushë një gotë kos. Kur u audituan ambientet e Spitalit të Lushnjës, rezultoi se magazina qëndrore, lavanderia dhe kuzhina ishin në kushte të këqija. Muret me lagështi, myk dhe të pamirëmbajtura. Kushtet e gatimit dhe lavanderisë ishin të papërshtatshme, duke rritur rrezikun e infeksioneve për punonjësit dhe pacientët. Pse nuk vini me mua dorë për dore që të vizitojmë ambientet e Spitalit të Lushnjës? Çfarë pune bën ministrja e Shëndetësisë? Rri në aeroplan apo duhet të vizitojë edhe spitalet e saj që ka nën varësinë e saj”, tha Korreshi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    May 21, 2026 at 1:05 pm

    Mjek nuk jam,por i semuri ne spital nuk vete ne restorant per tu shqepur me te ngrene.Spitali nuk eshte Restorant.O Sajmir Koreshi,je bere Zegjineja Partise Demokratike,.Para se ti dergojne ne treg,fermeret e Lushnjes te lene ne dere trangujt,kungujt,patllixhanat,.qe ti provosh cilesine dhe tja besh Reklamen ne Parlament.
    Nuk je deputet per gallate,per te treguar Pitkinin ne Spital..Si te vdiq ty i afermi per nje EKO.se EKO ka Privati sa te duash per 1 mije leke,qe te mos vdesesh,por Ti kerkon te jesh ne qender te vemendjes si gallataxhi.Me mire se Tribuna Parlamentit nuk ta permbush kete pasion,as PORTOKALLIA.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    May 21, 2026 at 1:14 pm

    E lexova për kurjozitet,pasi nuk dëgjoj më debat në Kuvëndin e 70 % idiotve si ky..LALA (preshi i I LUSHJES).
    1.Ministrja nuk merret me ushqimet dhe guzhineren-Infremiere..
    2.Problemet nuk ngrihen në një interpelancë 1 herë në vit..
    3.Po të kishte kaq mungesa sa ngre ky për POLITIKË,PS nuk do votohej në 4 mandate..
    4.Në Lushje ka PS,PD,BASHKI,PREFEKT,GRUA,RINI,Nuk ka BASHPUNIM MES TYRE..
    5.Ky është bezdisur nga persona që i kan kërkuar ndihmë..ose ka dëgjuar molitantët e PD..dhe shpif..
    6.Në 1968 unë kam operuar APANDESITIN në S.Lushjes MODEL..Ndaj,ky duhet të thoshte kur ishim më mirë..
    7.Në atë kohë MJEKSIA ISHTE FALAS DHE U BË MË KEQ NGA QEVERIA E PARË GANGËSTERE PD 92(sipas DASH).!
    8.KOSTUMI I PRERË KEQ NË 1992 NUK BËHET MË PËR NJËRZ ..POR PËR NË LANË..
    9.ASNJË K.MINISTËR NUK KAM DËGJUAR..KUSH MJEK MERE RYSHFET..DO SHKARKOHET(SE NË BURG FUT GJYKATA E SALIUT).!
    10.KY ËSHTË SISTEMI VJEDHJEVE QË ZGJODHI POPULLI QË VOTOI SALIUN 92..I CILI ME 60 VILA..PO SHANTAZHON SPAK,BOTËN NË 35 VITE.!
    11. NDAJ 2 JANË FATKEQSIT NË 35 VITE:
    1.BERISHIZMI NË 35 VITE GUR VARRI NË PD…
    2.DREJTËSIA EKSPERIMENTALE NË SHQIPËRI(SHBA,BE TALLEN ME NE)..

    Reply
  • Aldrin says:
    May 21, 2026 at 1:16 pm

    Jo, nuk u vjen turp fare, se Shteti nuk ngrihet mbi baze turpi, por mbi baze Ligjore.
    Ligji e lejon qe Shteti te vjedhi dhe populli te vdesi.
    Populli e lejon qe te shteti ta vrasi
    Perse te kete turp ministrja?
    Nuk eshte Shteti i ministres Sala, por i shqiptareve.
    Nese shqitparet do vazhdojne te sillen si krimba, ministrja Sala nuk ka pse te kete turp.

    Reply
  • demo says:
    May 21, 2026 at 2:29 pm

    Ti je bere me keq se Zegjineja,o karagjoz.Shko konkuro te Portokallia!Cdo ti ne Parlament o Samir Koreshi?
    Apo eshjte mbyllur Estrada Lushnjes?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?