Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit e monopoleve”, Dhoma Amerikane publikon Indeksin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit e monopoleve”, Dhoma Amerikane publikon Indeksin
EkonomiKryesore

“Nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit e monopoleve”, Dhoma Amerikane publikon Indeksin

Published: December 14, 2022
Shpërndaje

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin e Biznesit për vitin 2021-22, një vëzhgim me 230 anëtarët e saj, sipërmarrje të shumëlllojshme, që përfaqësojnë komunitetin më të madh të biznesit në Shqipëri.

Indeksi vjetor i Dhomës Amerikane të Tregtisë shënoi një përmirësim të klimës së biznesit në krahasim me një vit më parë (+3.77), e lidhur kjo më së shumti me hapjen dhe rimëkëmbjen pas pandemisë COVID 19, kur bizneset u ndërprenë për një periudhë të gjatë.

Por të anketuarit theksojnë se klima e biznesit është një çështje sfiduese për ta, sepse shumica e problemeve të ngutshme janë të vjetra dhe të parregulluara ndër vite.

- Publicitet -

Autorët e Indeksit theksuan se nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit, monopoleve dhe konkurrencës së pandershme.

Të anketuarit pohojnë se shqetësimet e tyre kryesore e të përhershme, dhe që janë përkeqësuar këtë vit, janë mungesa e punonjësve të kualifikuar, monopolet dhe konkurrenca e pandershme, ekonomia informale, burokracia qeveritare dhe niveli i korrupsionit.

Indeksi thekson se emigrimi i lartë po dobëson fuqinë punëtore, dhe është kthyer në shqetësimin më kryesor të bizneseve aktualisht.

Pjesa dërrmuese e kompanive pohuan se ecuria e tyre po dëmtohet ngaqë e kanë përherë e më shumë të vështirë të gjejnë punonjës të kualifikuar, tregues ky i përkeqësuar me -9 pikë, në krahasim me një vit më parë.

Indeksi regjistron tregues të përkeqësuar më tej edhe sa u përket problemeve të vjetra të klimës së biznesit si monopolet dhe konkurrenca e padrejtë” (-2.95 pikë), korrupsioni (-0.79 pikë), burokracia qeveritare” (-1.64 pikë) dhe zbatimi i ligjeve (-1.32 pikë).

Të anketuarit pohuan se praktikat e drejta, të barabarta dhe transparente janë ende larg nga shpresat e kompanive dhe investitorëve.

Perceptimi i një pjese të madhe të anketuarve është negativ edhe sa u takon politikave dhe shërbimeve bankare, si dhe mbi sigurinë e financimit për zhvillimin e biznesit.

Vlerësimi për marrëdhëniet e biznesit me autoritetet e taskave u përkeqësua (-2.52 pikë), po ashtu si edhe për ministritë (-1.57 pikë).

Indeksi theksoi nevojën urgjente për të luftuar korrupsionin, monopolet, pabarazinë dhe konkurrencën e pandershme dhe ekonominë informale në partneritet midis autoriteteve publike dhe sektorit privat, duke vendosur zgjidhje afatgjata për një klimë të re dhe të qëndrueshme biznesi.

VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Milo Pandi says:
    December 14, 2022 at 2:19 pm

    Ku janë këta 230 anëtarë të dhomës së tregtisë amerikane?!… Nuk kam par asnjëherë të publikohen bisneset e këtyre anëtarëve, Gjithmonë kam parë që thonë nuk,… nuk,… nuk,.. janë plotësur kushtet. Një gjë të tillë nuk e kam lexuar nga dhomat e tjera të huaja në vendin tonë. Ka një gatishmëri për t’i propaganduar këto “përfundime” urgjentisht nga VOA.
    Çfarë presin këta? Të plotësohen kushtet si në SHBA?! Atëherë këtyre nuk do u vij radha kurrë të bëjnë bisnes në Shqipri sepse pas 100 vjetësh nuk do të jetë asnjë gjallë normalisht, natyralisht.

    Reply
  • Pylli says:
    December 14, 2022 at 4:28 pm

    ME KETA HORRA E QORRA
    QE KANE NE DORE FRONIN E TIMONIN
    MENDONI SE DO TE KETE PERPARIM
    NGRINI POCE E KERCENI ME MIRE NAPOLONIN

    Reply
  • Skenderbeu says:
    December 14, 2022 at 10:28 pm

    Dhaka amerikane e tregetise ka penguar tregetine e lire te shqiptarve dhe eshte me e koruptuar a ne Shqiperi qe nepermjet presion e e ndaj qeverise ka perfituar me rruge te pa ndershme millions dhe Nuk ka ndonje bisnes te dukshem vetem i ve shkopinj ne trots qeverise dhe perfitoi nga parate e posts te opozites qe ka vene me krim dhe korupsion dhe eshte deklaruar nga departamenti i shtetit non grata.

    Reply
  • Skenderbeu says:
    December 14, 2022 at 10:29 pm

    Dhoma amerikane e tregetise ka penguar tregetine e lire te shqiptarve dhe eshte me e koruptuar a ne Shqiperi qe nepermjet presion e e ndaj qeverise ka perfituar me rruge te pa ndershme millions dhe Nuk ka ndonje bisnes te dukshem vetem i ve shkopinj ne trots qeverise dhe perfitoi nga parate e posts te opozites qe ka vene me krim dhe korupsion dhe eshte deklaruar nga departamenti i shtetit non grata.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SPAK sekuestron celularin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
  • “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  • Protestë edhe në Korçë, studentët dhe gjimnazistët sulmojnë Drejtorinë e Arsimit
  • Tirana në gjendje lufte, reagon Brukseli: Ndalni dhunën, dialogu është e vetmja rrugë
  • Protesta e të rinjve, arrestohen 55 persona, 98 të tjerë procedohen penalisht

Komentet e Fundit

  1. kastriot on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  2. K R on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  3. Piqeras on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  4. Skypion on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  5. Xha Teme Analisti on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?