Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk ke nevojë të na i thuash se nuk je në hetuesi”, biseda e Ramës me Luizin, ky i thotë pse nuk ka dashur ta telefonojë “kur ngeli në rrugë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Nuk ke nevojë të na i thuash se nuk je në hetuesi”, biseda e Ramës me Luizin, ky i thotë pse nuk ka dashur ta telefonojë “kur ngeli në rrugë”
KryesorePolitike

“Nuk ke nevojë të na i thuash se nuk je në hetuesi”, biseda e Ramës me Luizin, ky i thotë pse nuk ka dashur ta telefonojë “kur ngeli në rrugë”

Published: May 20, 2023
Shpërndaje

Ashtu sikurse paralajmëroi mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama, episodin e sotëm të podcast-it “Flasim”, e zhvilloi me fituesin e bashkisë së Shkodrës Benet Beci dhe fituesin e BBV Luiz Ejlli. Nga fëmijëria, jeta personale dhe karriera, Rama intervistoi “Blu Brathërs” siç i cilësoi ai për rreth 45 minuta.

Ejlli, që u bë i famshëm nga emisioni TV, tha që Shkodra në 14 maj vendosi me tru jo me zemër. Për ata që thonë “Luiz, u bëre i majtë, i djathtë, i mesëm” me këto nuk merrem, nuk merrem me këtë pjesë. Unë nuk jam bukëshkelës, unë vlerësoj individin, vlerësoj njeriun dhe në këtë rast është Beneti” – tha ai.

Nga ana e tij Beci e ka cilësuar Luizin një fenomen, që krijoi një emër të mirë për Shkodrën

- Publicitet -

Pjesa nga biseda

Luiz Ejlli: Kur isha jashtë si çdo njeri, të gjithë kemi pasur uljet dhe ngritjet tona, unë mbeta me plotë gojën në rrugë të madhe, kam telefonuar njerëz, qoftë biznesmenë, qoftë drejtues mediash, por edhe politikanë që i kisha njohje personale…

Kryeministri Edi Rama: Mua jo…

Luiz Ejlli: Po duke marrë parasysh që gjithmonë jam konsideruar i djathtë, nuk i kisha fare shpresat se mendoja se do thonë “Ky është i djathtë”, por këto do e sqaroj më mbrapa sepse siç e thatë dhe ju, është hera e parë që flasim dhe përballë, por as në telefon e asgjë.

Kryeministri Edi Rama: Kemi folur me diçka tjetër, por do ta sqarojmë më mbrapa.

Luiz Ejlli: Ajo nuk është e folur. Ajo ka qenë periudha kur ju i kishit vendosur qëllim vetes t’i kthenit përgjigje të gjithë shqiptarëve dhe është pak e vështirë. Telefonova zotërinë që kam përballë dhe më tha “Hajde”. Kam shkuar tek KESH-i, në atë kohë Beneti ishte administrator i KESH-it. E takova, më tha me thuaj çfarë problemi ke dhe i thashë që jam pa punë, në rrugë të madhe, kjo është CV-ja ime, këto janë aftësitë e mia. Nëse është e mundur për një vend pune dhe më tha që do shoh kur të bëhet audicioni i parë, ku të jetë, të ftoj të vish dhe uroj ta fitosh.

Për hir të vërtetës, e fitova dhe u futa dhe jam shumë mirënjohës

Kryeministri Edi Rama: Domethënë, në kohën e qeverisë së majtë?

Luiz Ejlli: Pse do ta lidhësh gjithmonë?

Kryeministri Edi Rama: The që nuk mora se isha i djathtë, por në punë qenke futur në kohën e qeverisë së djathtë.

Luiz Ejlli: Unë isha në punë edhe në kohën e të djathtës, por mbeta pa punë dhe më futi zotëria në fjalë dhe i jam shumë mirënjohës. Për ata që thonë “Luiz, u bëre i majtë, i djathtë, i mesëm” me këto nuk merrem, nuk merrem me këtë pjesë. Unë nuk jam bukëshkelës, unë vlerësoj individin, vlerësoj njeriun dhe në këtë rast është Beneti.

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka nevojë të na shpjegohesh se nuk je në hetuesi. Doja thjesht të dija episodin si ndodhi meqë gjithë në këtë informacionin që kam marrë nga shërbimet, këtu del që ke thënë që Beneti ishte njeriu që t’u gjend në moment të vështirë.

Kryeministri Edi Rama: Benet, kur ti vendose apo arrite të kesh Luizin në krah, çfarë mendove ti? Është e vetmja gjë që s’ke konsultuar me mua.

Benet Beci: Luizi u krijua si fenomen, në fakt e kam parë në dy anë. U krijua si fenomen që për Shkodrën ishte shumë interesante, për qytetin dhe si menaxher që jam, i shoh në aspektin se çfarë prurjesh mund të ketë. Gjithmonë e kam parë, se ky krijoi një emër të mirë për Shkodrën, krijoi një fizionomi të mirë, një dashuri dhe njëkohësisht nxori në pah disa elementë të Shkodrës që janë të humorit, të pozitivitetit, të energjisë, që në fakt janë ashtu. Në një farë mënyre e kam parë gjithmonë mirë, me idenë që si mundet ky njeri që të jetë një njeri që mund t’i shërbejë Shkodrës. Ky e ka bërë menjëherë atë shërbim për Shkodrën në momentin që ka dalë.

Kryeministri Edi Rama: Po pse ishte shërbimi për Shkodrën duke ardhur me ty dhe jo duke shkuar nga zemra? Se ky zemrën e ka djathtas. Te ty ka ardhur me mendje.

Benet Beci: Ka dhënë një mesazh të jashtëzakonshëm dhe nuk ka të bëjë me mua. Unë kam bërë ndere shumë, se punët kanë qenë ashtu, për të bërë ndere, për të dhënë. Mirëpo, mënyra e mirënjohjes sesi e ka kthyer Luizi, në fakt është një mesazh i jashtëzakonshëm për një nga gjërat më të rëndësishme në parim që është mirënjohja dhe ajo ka pasur shumë vlerë për mua, se jo çdokush e bën atë. Jo çdokush. Në jetë ne ballafaqohemi jashtëzakonisht, bën shumë dhe shpesh herë nuk ta kthen kush. Për mua ka qenë një shenjë që ka një mekanizëm që funksionon në jetë që në një moment të kthehet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Vlora 97 says:
    May 20, 2023 at 7:39 am

    E legalizove politikisht dhe Luizin o Rame

    Tani jepini dhe post politik dhe thuajini rinise ja keshtu behet suksesi ne jete, me p..dh e me b…thë, duke nejt shtrirë para kamerave

    Reply
  • Tironci says:
    May 20, 2023 at 8:38 am

    mentealternativa1.blogspot.com

    mentealternativa1.blogspot.com

    Reply
  • Dudumi says:
    May 20, 2023 at 11:28 am

    Me keto budallalliqe merret robi kur s’ka me c’te merret. Rama eshte perfekt per edicionin e ardhshem bbvip. Do i rritet fama me shume dhe do e votojne direkt shqiptaret jave per jave. Robi kur mbush te pesedhjetat o eshte pjekur ose mbetet aguridhe perjete. Ky eshte bere si Grida ne versionin mashkullor. Kur do ike e ti lere vendin ndonje tjetri pasi vec PD coi per shkarpa edhe PS.

    Reply
  • demo says:
    May 20, 2023 at 12:04 pm

    Ky big Brother ka lujt gjithe Jeten.Shko ne Lushnje,ben si karderr me sigurimsat,se lista e Dasmes ketij ishte gjithe Byroja dhe Ministria brenda,,Shko ne plazh bytheperjashta dhe i expozonte vete fotografite,nuk ja vodhi Berisha.Hante dajaK,,SHKONTE TEK FOTOGRAFI PERSONAL SHOKUT ENVER(P.KUMI)TI BENTE NJE POZE.
    Dilte me sopate ne dore te priste shtyllen e Berishes,qe pengonte trafikun.
    Dita pare kryeminister arrestoi koleksionistin e ikonave Gj.Thimion,qe ishte Furnitori i ikonave te vjedhura.
    Diten e dyte populli priste arrestimin e Berishes,,Ky ka 5600 dite qe sajon batuta me bemat e Berishes dhe mban Big Bratherin on Line.

    Reply
  • Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D) says:
    May 20, 2023 at 1:08 pm

    Kryefjale e ketij shkrimi eshte ajo qe u ARRIT ne ShkoderI lumte POPULLIT ATDHETARE shkodran SA AUTOREVE realizuar, me *TRE HERRONJ*po i QUAJ: Kreatyrete shkodres- Benet Beci e krah LUIZI- mes TYRe -Kryeministri.Socialiste EDI RAMA-POPULLI i Shkrodres MBESHTET si RRALE here-! Mrodhesi-SJELLE..!
    Dite Nje mije- Ju urojme ! Per mbi 100 Antarw/e te org *Vaterane e Pasardhes*-Torontos-

    Reply
  • demo says:
    May 21, 2023 at 6:44 am

    Si po duken bathet,,Gzim Kruja,tifoz i Vllaznise,shpirti Repartit,dera Mejhanes,,I kerkoi Vajzen per grua Drejtorit-ME I LA NEREN ME NEER!
    Luisi do t`i kerkoje doren e vajzes Benetit-Me i la neren me neeeer!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?