Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “I vunë në makinë një…” Gazetarja tregon ngjarjen e rëndë me Altin Dumanin: “Pas kësaj u lidh shumë me amerikanët”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “I vunë në makinë një…” Gazetarja tregon ngjarjen e rëndë me Altin Dumanin: “Pas kësaj u lidh shumë me amerikanët”
KronikeLajmi i fundit

“I vunë në makinë një…” Gazetarja tregon ngjarjen e rëndë me Altin Dumanin: “Pas kësaj u lidh shumë me amerikanët”

Published: April 12, 2024
Shpërndaje

Gazetarja Fatjona Mejdini tha për kreun e SPAK, Altin Dumani, se është një njeri shumë korrekt si në aspektin profesional, ashtu edhe familjar.

“Bashkëshortja e tij është pedagoge në një Universitet shtetëror në Durrës, e cila nuk është në fushën e drejtësisë, por të gjuhëve të huaja. Vajza e madhe është studente në SHBA, ka një element interesant në fakt se është me bursë të shtetit amerikan. Do të thotë që është ekselente, ndërsa vajza tjetër është në sistem publik 9 vjeçar në Shqipëri”, tha ajo shkurtimisht për familjen e kreut të Strukturës së Posaçme.

Më tej, Mejdini ndau një detaj shumë interesant për Dumanin. Sipas saj, në vitin 2009 ai çoi një koleg të tij në Prokurorinë e Tiranës në qeli, për një rast ryshfeti. Element që tregon besnikërinë e tij ndaj punës e cila u bë më pas arsyeja e krijimit të raporteve të mira me amerikanët.

- Publicitet -

“Në vitin 2009 kur ai drejtonte task-forcën në Prokurorinë e Tiranës. Ka qenë mini SPAK-u që u drejtua nga Dumani. Ka një element shumë interesant që është një shembull shumë i mirë ilustrativ. Në vitin 2009, Dumani ka çuar për arrest një kolegun e tij prokuror. Për shkak të një rasti ryshfeti.

Po flasim për vitin 2009 kur prokurorët ishin edhe sekserë. Ishte gjë që ndodhte rëndom. Bashkëshortja e tij ishte gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe prokurori kishte marrë një ryshfet nga një grup kriminal për t’i zbutur dënimin një elementi kriminal. Kjo ishte një gjë e madhe për kohën, nëse ti mund të arrish të hetosh kolegët e tu, atëherë toleranca për të tjerët është shumë e vogël dhe mendoj që në këtë formë ai fitoi edhe besimin e amerikanëve.

Në 2013-ën Dumani është përgjuar, për këtë çështje. Çështje e cila është e zbardhur. I është vendosur nga persona të afërt me prokurorin, i cili është dënuar si përfundim me një vit burg. I kishin vendosur GPS në makinë për të parë lëvizjet e tij. Kjo mund të ishte edhe për shkak të një atentati të mundshëm. Është kapur në kohë, ka pasur një aksident, GPS ka rënë nga makina. Dumani e ka pikasur dhe e ka çuar çështjen, dhe në fund ka dalë se ishin njerëz të afërt të prokurorit që në formë hakmarrje po e përgjonin. Kjo është një provë e madhe!”, tha Mejdini.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    April 12, 2024 at 11:49 pm

    Nuk na duhen lyderat botrore,,Nuk na duhen Hajdutet botrore,,Ti or djal pac uraten,po i vure prangat Atyre dy boteroreve.

    Reply
  • ce says:
    April 13, 2024 at 4:50 am

    Sot per sot Altin Dumani eshte njeriu me i votuar, me i besuar ne Shqiperi si nje gjyqtar model qe njeh ligjin dhe vetem ligjin ne punen e tij te rende, por te lavdishme ne drejtim te kthimit te besimit te popullit tek drejtesia e re per te cilen vetem ky njeri duket se do ta beje. Altin Dumani eshte sot njeriu me i respektuar per Shqiptaret dhe sjell vetem shprese se me ne fund korrupsionit qe futi ne drejtesi sistemi gjingjonas i foltores se vicidolit po i vjen fundi. E mbani mend o Shqiptare cfare beri imam haxhi dede Sali dumbaba me 40 hajdute para disa vitesh kur ishte ne pushtet: nje nate para se te behesh gjyqi kunder superhajdutit te veshur me pushtet , Agushit me bllok ne dore, ofera 700 mije euro ne zyren e Drita priftit , perbindeshi i vicidolit shkoi per darke tek Agushi dhe i la te kuptoje shqiptareve se gjyqi qe zhvillohesh te nesermen kunder spiunit hajdut Agush do te nxirte videon te pavlefeshme. Kjo sepse sistemi i foltores se vicidolit e beri drejtesine prone te kryeministrit dhe beri qe ne drejtesi te depertonin njerzit me hajdute si Gjin Gjoni, Osman Aliu( durres) Gruaja e hajdarit e qindra te tjere qe sot vetingu i flaku nga sistemi. Mburresh pastaj spiuni Agush kur doli i pafajshem dhe tallesh 5 me 1 me gjyqin me te felliqur ne bote qe mbrojti nje superhajdut qe me vone mori malet e kodrat ne kerkim te popullit te 2 marsit si i lajthitur.

    Reply
  • shkurt 2014 says:
    April 13, 2024 at 6:40 am

    komunisti i vetem sot eshte plake,i ardhur nga vicidoli ne Tiran me valaxhe druri,eshte nji nder me te urryerit ne vendin tone,ai tani cilesohet monstra e vicidolit.Ky monster bashke me monstren tjeter ate te cepanit,me kta edhe k/hajduti i Shqiprise e shqiptarve edvin karapushti cuan Shqiprine e shqiptaret ne mjerim te plote.Vollen,plackiten e vrane te ardhmen e shqqiptarve.Pore fale Zotit e SHBA ktyre kriminelve po ju afrohet dita,dides fundi,qe do jete tragjike per kta kriminele.Prokuroria e posacme qe drejtohet nga Z Altin Dumini,se bashku me prokurorte e tjere e hetuesit e BKH po vene piken mbi I ndaje te korruptuarve,qe vollen parate e pasurite Kombtare.Hetimet jane intensive jane ne progres ku po arrestojne hajdutet,e gjite ata qe vene dore ne taksat e pasurite vendit.Njekosishte vazhdojne edhe sekuestrimi i pasurive,kjo eshte fitore madhe.Prandaj detyra jone si popull eshte te mbeshtesim Drejtesine,nga e cila presim DREJTESI.

    Reply
  • Zgalem says:
    April 13, 2024 at 1:13 pm

    Une i i kam ndjekur problemet e ngjarjeve nepermjet “Ditarit ” . I kam te portretizuar te gjithe njerzit e rendesishem te tranzicionit . Kam kohen e duhur , sepse flas nga politroni i pensionistit aktiv . Ne kete tranzicon , simbas ditarit tim , Prokurori Dumani , po ben historine e re te shtetit shqiptar . Jep te tera shenjat , qe eshte i pa kompromentushem , profesionist i afte dhe guximtar . Perkrahesit e berishes , paten perhapur mitin se Berisha eshte i mbinatyrshem , per Shqiperine . Sipas mitit te tyre , nuk ka burre nene ta gjunjezoi . Koha po verteon te kunderten : Berisha flet me vete . Ata qe e degjojne , kane thjesht interesa . Ky nuk eshte i vetmi rrast . Pashe sot , qe ish Kryebashkiaku i Lushnjes u akuzua , pasi doli nga burgu , per nje ceshtje tjeter . Dumani nuk fle gjume . Nje nen eshqiptare , ka lindur njre djale , qe po i del per zot Shqiperise te traumatizuar . Dumani i dha ngjyren , qe i ka munguar drejtesise shqiptare , qe nga lindja e shtetit , ne Vlore . Bisedoja me nje shok . Ai me tha : Do tja rrisni shume mendjen Dumanit dhe e keqja e tij etj.. Burrri i mencur dhe kurajoz , simbas psikollogjise , e urren vetkenaqesine . Kurre nuk kenaqet me sukseset e tij . I tille eshte prokurori Dumani , qe nje here i vjen Kombit . Zgalem

    Reply
  • Zh.ongariUSA says:
    April 17, 2024 at 10:38 am

    Pse NUK fillon me Me DUCKEN DHE RRAMEN MecGONIGAL..KETU ESHTE QELBUR PESHKU .NE E DIME ME MIRE SE AMERUCANET KU NA DHEMB DHE CFARE ILACI NA DUHET .KESHTU O DUMBANI BEHU DOKTOR NE DREJTESI JO DREJTOR BURGU ..KU ESHTE A.AHMETAJ?? PSE I THE OSE E LE TE ARRATUSEJ ??? PO LLALLA?? PO OLSI RRAMA ?? KE KELLQE?? PROVOJ SA TE “FORTA”I KE !!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?