Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk më dhatë Nobelin, nuk mendoj për paqen”, Norvegjia reagon ndaj mesazhit të Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Nuk më dhatë Nobelin, nuk mendoj për paqen”, Norvegjia reagon ndaj mesazhit të Trump
AktualitetBote

“Nuk më dhatë Nobelin, nuk mendoj për paqen”, Norvegjia reagon ndaj mesazhit të Trump

Published: January 19, 2026
Shpërndaje

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store konfirmoi sot se ka marrë gjatë fundjavës një mesazh nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në të cilin ky i fundit theksonte se nuk ishte më i interesuar për paqen, dhe kjo për shkak se nuk iu dha kurrë Nobeli i shumëpretenduar prej tij.

“Duke qenë se vendi juaj vendosi të mos ma japë Çmimin Nobel për Paqen për faktin edhe pse kam ndaluar 8 luftra e më shumë, nuk ndiej më detyrimin të mendoj vetëm për Paqen, megjithëse ajo do të mbetet gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj edhe për atë që është e mirë dhe e duhur për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump të dielën, duke shtuar se kërkonte “Kontroll të Plotë dhe Total të Groenlandës.”

Store i tha medias norvegjeze VG se mesazhi i Trumpit, i raportuar fillimisht nga PBS, ishte një përgjigje ndaj “një mesazhi të shkurtër që ai vetë i kishte dërguar më herët kreut të Shtëpisë së Bardhë ne emrin e tij dhe Presidentit të Finlandës, Alexander Stubb,” në të cilin dy liderët nordikë bënin thirrje për uljen e tensioneve dhe kërkonin një telefonatë trepalëshe.

Sipas the Journal, parlamenti norvegjez emëron pesë anëtarët e Komitetit të Nobelit, por fituesin nuk e zgjedh  drejtpërdrejt qeveria.

- Publicitet -

Javën e kaluar, fituesja e çmimit, udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, i dhuroi Trumpit medaljen gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, Komiteti i Nobelit këmbënguli se zotërimi i medaljes nuk do të thotë të jesh laureat.

“Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë me medaljen, diplomën apo shumën e çmimit, është dhe mbetet laureati origjinal ai që është regjistruar në histori si marrësi i çmimit”, tha komiteti në një deklaratë, duke nënvizuar se nëse medalja ose diploma më vonë bie në zotërim të dikujt tjetër, kjo nuk e ndryshon faktin se kush është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Skypion says:
    January 19, 2026 at 2:49 pm

    Trump njihet per gjuhen e tij atipike. Tashme, e gjithe bota eshte mesuar me nje gje te tille. Ne vetvete, kjo nuk eshte as e mire as e keqe; prandaj, e shoh jo edhe aq te ndershme, kur mediat e majta, ne pergjithesi e kam fjalen, sidomos ato perendimoret, spekulojne mbi kete aspekt, per te krijuar ne mendjen e publikut imazhin e nje sunduesi arrogant apo diktatori.
    Akti i dhenies se medales Trumpit, nga liderja e opozites venezueliane, padyshim qe ka hidheruar shume Komitetin e Nobelit.
    Prandaj, edhe ky reagim nervoz nga ana e tij.

    Reply
    • anti25642654censurë says:
      January 20, 2026 at 7:03 am

      ????,”Trump njihet per gjuhen e tij atipike.”,vetëm kaq??po veprimet e tij mos janë gjë tipike??mos vallë është vetëm “i krijuar”imazhi i diktatorit apo është në tërë kuptimin e fjalës diktator??mor lal,bën si i zgjuar apo je me të vërtetë??ky në shtetin më të ballancuar demokratik,ku pushteti është i ballancuar dhe i kontrolluar në disa nivele,prapë po bën atë që pak diktatorë në botë mund ta bëjnë kaq hapur!!mor lal,mund të të pëlqejë si person,mund të jetë ajo që do ti,por mos kujto se të gjithë janë po kaq të mënçur sa ti!!ka dhe ndonjë budalla që nuk ti pranon këto propaganda diktatoriale!!

      Reply
  • demo says:
    January 19, 2026 at 3:21 pm

    Je i dreperdrejte i nderuar President i Amerikes.Mrrokllat,fjalekalimet,passwordet diplomatike le ti kercasin zhavorr ne goje kryekomunaret e fshatrave me 1,5 miljon banore.

    Reply
  • Artan says:
    January 20, 2026 at 7:50 am

    Mos ia vër re Skarypionit, se aty i ka shpresat e vetme, te Trapi, per ta sjelle të ardhmen e Shqipërisë, “Doktor Berishen”, në pushtet. Komunistët kishin dikur baba Stalinin, PDhistët kanë sot baba Trapin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Greqia merr pamjen e “Ferrit”, zjarre masive në ishujt helenë
  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Komentet e Fundit

  1. nastradini on A do arrestohet Balluku
  2. Supaxhiu 300 evro on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Zhorzho on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  4. Xen Bolja on A do arrestohet Balluku
  5. Arbeni on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?