Nga Bedri Islami
Ajo që kryeprokurori Dumani deklaroi në Kuvend se “krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën dhe mjaft politikanë të rëndësishëm janë jo vetëm mbështetës, por edhe pjesë e krimit“, nuk ishte e papritur. Ishte dhe mbetet njëra nga gjërat më të njohura prej viteve, por fakti që, këtë e theksoi njeriu më i rëndësishëm i strukturës se sistemit të ri të drejtësisë, e bën edhe më të pranishme të vërtetën.
Në Shqipëri, si në pak vende të tjera, krimi dhe politika kanë bashkërenduar që në muajt e parë të pluralizmit, kur njësitë e reja që po vinin në politikë, të deleguara apo jo, nuk mund të bënin pa ngritur këto struktura njësuese, të cilat, përmes dhunës fillimisht, e më pas përmes krimit të hapur, u vendosën si mbështetëse të politikës, deri sa një pjesë e tyre u bënë vendosës në politikë.
Asnjëra nga partitë e mëdha politike nuk ka alibi për të kundërtën. Pushteti ka ardhur ose ka ikur përmes tyre; njerëz të lidhur me bandat janë bërë pjesë e politikës, kanë vendosur herë pas here mbi politikën, sidomos urbane, dhe, në fund, kanë pritur shpërblimin e tyre.
Prokurori Dumani është e natyrshme të ketë të dhëna të bollshme, qoftë përmes strukturës që drejton, apo të tjerave që bashkërendojnë me të, por, edhe ajo që dihet në një prokurori speciale , është shumë pak nga e vërteta e plotë, nga aliazhi i vendosur mes politikës dhe krimit, mes njerëzve të politikës dhe bandave të krimit, sa që, shpesh herë, nuk dihet kufiri i njerës apo i tjetrës.
Korrupsioni politik ka qenë fillesa, marrja e pushtetit ka qenë vazhdimi, deri sa krimi ka kërkuar hesapet e veta.
Arrestimet që kanë ndodhur apo gjykimet që po përgatiten, e që kanë në objekt pjesë të rëndësishme të klasës politike, të shkuar apo të tashme, janë shenjat që, nëse do të gërmohej më thellë, shumë nga ata që janë sot në parlamentin e Shqipërisë do të ishin në njërin nga burgjet sigurisë së lartë.
34 vitet e pluralizmit në Shqipëri janë një kohë moralisht e dështuar. Janë bjerrje të shpresës së madhe që kishin studentët për një Shqipëri ndryshe dhe humbja e besimit të qytetarëve shqiptarë se ky vend do të bëhet. Në këto tri e gjysëm dekada u rrit me një shpejtësi të habitshme, marramendëse një klasë politike çoroditëse, thellësisht zhvatëse, që ka krijuar oazet e saj politikë, financiarë dhe të krimit; resorte të habitshme, shumica përmes parasë së pistë.
Nëse në marsin e vitit 1992 kishte një fillesë shprese se do të ndryshonte ky vend i bekuar dhe, nëse në qershorin e vitit 2013 kjo shpresë u përsërit, e të gjitha humbën, kjo ka të bëjë pikërisht me këtë klasë politike, e cila, mjerisht, asnjëherë, edhe kur krimi ishte flagrant, nuk u ndëshkua, nuk u skuq dhe vazhdon të jetë përsëri e njëjta, qoftë në pushtet, qoftë në opozitë.
A do të gjykohet ndonjëherë kjo klasë politike?
Të gjithë shefat e qeverive që kanë shkuar në këto 34 vite sot janë ndër njerëzit më të pasur në këtë vend; thuaj të gjithë ministrat kanë qenë pjesë e barbarisë së zhvatjes së pasurisë së përbashkët; liderë politikë që janë të lidhur me banditë të rrugëve gjenden kudo; gremina financiare janë krijuar në të njëjtën kohë kur janë ngritur edhe resortet madheshtorë; kultivimi i drogës, përhapja e shitja e saj, sidomos përtej kufijve ka qenë e mbetet praktikë e zakonshme; vjedhje masive të zbuluara e të padënuara; vrasje, vetëm në Tropojë janë mbi 200 djem të rinj të vrarë, për të cilët nuk është dënuar askush, sepse klasa politike është organizatore e tyre; vrasje gjykatësish, si i ndjeri Konomi për pronat në bregdetin e lakmuar të Lalzit, vrasje protestuesish të varfër në mesin e bulevardit, ku gjithçka është bërë në dritën e diellit, barbarisht; vrasje në Gërdec, ku, megjithëse dihet fare mirë se kush ishte “sy peshkaqeni”, asnjë institucion drejtësie nuk kishte guximin minimal të thërriste një pinjoll kryeministror, vrasje në një rrugë të njohur të Shkodrës; tenderë të dhënë firmave fantazmë, ku miliona euro do të ndaheshin nga njerëzit e politikës; banditë që blejnë vota, shesin emra deputetësh, i vendosin në listat e sigurta, deputetë që kujdesen për pronat e banditëve kur këto janë në burgje dhe, në fund, si një përtallje për gjithë çka ndodhur, na ishte një KÇK, që ndalonte tek banditët e rrugëve, por bënte kujdes të mos trazojë banditët e politikës.
Koha për të pasur një gjykim për një klasë politike thellësisht të korruptuar e skajmërisht antikombëtare ka qenë prej shumë kohe. Në tri dekada e më shumë , jo rastësisht, mbi këtë vend, kanë rënë aq shumë gjëma të mëdha, sa që secilit komb tjetër do i kishin mjaftuar, dhe do u ishte dukur e tepërt edhe për një shekull.
Si nuk ndodh askund tjetër, me gjithë ndodhitë e rënda, vjedhjet e jashtëmendjes, krijimin e një oligarkie e korporate të paligjshme, por vendosëse deri në vrasje, shpërthimin e një katastrofe si ajo e vitit 1997, grushte shteti dhe mbështetje të makinerisë vrastare të Milosheviqit e regjimeve të tjera despotike, humbjen e shpresës dhe të besimit ndaj shtetit, PPP e “famshme” që do i varen mbi shpatulla zhvillimit të vendit si një lloj grangrene financiare, në Shqipëri ndëshkueshmëria ka qenë e paqenë, e pashpresë dhe inekzistente.
Ajo që po bën tashmë SPAK është çka është pritur prej kohësh. Po çfarë është kjo klasë politike, e cila ka zaptuar shtetin?
Mjerisht, ndryshe nga sa ishte menduar nga një grup njerëzish idealistë, Shqipëria prodhoi në seri njerëz meskinë të politikës, të cilët, të frymëzuar prej idesë së pasurimit të paligjshëm, shesin çfarë të munden, deri nderin, të vërtetën, ndërgjegjen, e më pas edhe kombin.
Kja klasë politike, megjithëse e rrëzuar nga pushteti sipas alternativës tetëvjeçare, e riardhur, e po ashtu e rrëzuar edhe më parë, pas gjëmave të mëdha, që morën jetën e mijra vetëve, jo vetëm që vegjeton qetësisht, stërritet e ushtron presionin e saj të kudoqofshëm, deri në absurditet, por tashmë kërkojnë ngultas rikthimin në pushtet. Liderë të këtij mendimi dhe precedenti politik të pashembullt, vazhdojnë të jenë të njëjtët njerëz, që fatkeqësisht hynë në politikë me bluza të bardha, për ta gjakosur atë pas pak viteve, si askush tjetër në një shtet demokratik; që hynë si studentë idealistë, për t’u kthyer në manjatë financiarë; që u bënë pjesë si piktorë modernistë, për të krijuar sistemin zhvatës të PPP-ve; ministra që ishin mekanikë dhe u gdhinë ministra të shendetësisë; të panjohur që drejtuan dikasteret.
Në vitin 1992 mbi 75 për qind e popullsisë priste ndryshimin përmes figurës enigmatike të Berishës. Edhe sot, megjithëse në dukje jashtë pushtetit, ai ka ende në vete mjaft nga fijet që e vërdallosin këtë pushtet, sidomos në disa nga strukturat kyçe të tij. E përsëri, si ndodh rrallë, ai do të kishte pranuar çdo lloj disfate e katastrofe, financiare apo politike të “armiqve” të tij politikë, vetëm e vetëm për të arritur fitoren “e brendshme” të tij.
Mbi klanin politik berishist rëndojnë mjaft krime të pa ndëshkuara. Janë aq të shumta , sa që tani është e panevojshme ripërsëritja e tyre. Ky klan, familjar e politik, krijesë e një oligarkie politike e financiare të rrezikshme deri në skaj, është përgjegjës në një rëndesë të madhe, por jo i vetmi, në gjithë këtë katrahurë ku vërvitet një vend me resurse, me njerëz të aftë, por të pashpresë, dhe në të cilin, pasuritë e tij, si mos ma keq, sot janë shitur në koncensione të babëzitura. Atë që ka lënë pa bërë qeveria Berisha, po e bën qeveria Rama. Nëse kjo e fundit nuk vret në bulevard dhe nuk të hedh në erë si në Gërdec, të detyron të mallkosh vendin ku ke lindur, duke e braktisur atë.
A do gjykohen këta? Sistemi i drejtësisë nuk është vetëm SPAK: Ka ende shumë njerëz në drejtësinë e sotme të lidhur fuqishëm me politikën. Janë pjellë e saj, ndaj askush të mos mendojë se është një pjellë që mund të “hajë” rritësit e saj. Por, mbi të gjitha, mafia ende në këmbë e sistemit të drejtësisë është e lidhur me bandat që kanë tagrin e tyre në politikë.
Shteti, që kur është krijuar më i pari i tyre, fillon e ngrihet kur ndëshkohet krimi. Ndëshkueshmëria është shtyllë mbajtëse e shtetit, ndryshe, e gjitha kjo që po ndodh sot, për fat të keq, do të jetë si atl kalatë e rërës në buzë të detit, që shuhen pas dallgës së parë.
Besimi i njerëzve se një ditë do të gjykohen ashtu si e meritojnë këta që kanë drejtuar në 30 vitet e fundit, jo vetëm si persona publikë, por si precedentë të rrezikshëm politik e financiar, ka filluar të humbasë. E bashkë me to, edhe besimi i një njeriu që ka pritur gjithë shpresë kthimin nga e mbara të vendit të tij.
Ky, jam unë, si mund të jetë secili nga ne.
Ne nje republicke ambasadoriale si kjo e jona nuk kane faj as Vrasesi serial Salih Berishaj as Vrasesi i Shpreses Edi Ramortja…Besimi im te haleate tane atllantikas eshte lekunder ne 4 dhjetor 1991 ( rrezimi i qeverise stabilitetit nga drakula viqidolit) dhe eshte vrare perfundimisht ne duetin e terroristave Beleri Berisha ku njeri eshte eurodeputet dhe tjetri fshin menderen me Non Graten e Amerikes me pelqimin e saj..Neser (sot) eshte 4 dhjetor fix 33 vjetori i prishjes qeverise stabilitetit nga Usali Serbiberaj i komanduar me “dron” nga faqezinjte Rajerson-Biberaj qe vrane besimin tim te dipllomacia amerikane..Ndiqni per memorial kete liste te qeverise me te mire shqiptare per te gjitha kohrat
Ylli Bufi
Gramoz Pashko
Zyhdi Pepa
Genc Ruli
Bajram Yzeri
Perikli Teta
Muhamet Kapllani
Shefqet Muçi
Gramoz Pashko
Maqo Lakrori
Nexhmedin Dumani
Emin Musliu
Sabit Brokaj
Preç Zogaj
Fatos Bitincka
Drini Mezini
Jordan Misja
Vilson Ahmeti
Agim Mero
Fatos Nano
Ylli Çabiri
Ç’e ka këtë lloj te shkruajturi mendjemadh ky ne vete te pare.Kujt po i behet vone e ku humbur besimin ti apo jo?Kush je ti?
Berisha dhe gjithe ato qe e kane vjedhur popullin Shqiptar
dhe tallen me te duhet te denohen ne perputhje me ligjet,
qe kerkohet te interpretohen ne menyre te drejte.
Chess!Rrezimi i asaj Qeverrie te Koalicionit,te dale nga zgjedhjet e Drejta dhe te Ndershme te 31 Marsit 91,ishin veper e perbashket e Berishes dhe llumit te hajduteve,rrugacebe,burgaxhijve.Ketu u keput enderra e Studenteve nismetare per Evropen Demokratike dhe Timonin e mori ne dore Llumi.Sepse Berisha po pillte.Berishes i kishin shperthyer ujrat pa leshuar dobicin e Vucidollit.Berrisha nuk po duronte jo 6 muaj,por as 6 minuta pa Pushtet.Sindikatat e hajduteve,Bandat e rrugaceve nuk po duronin dot pa rrembyer Pasurine e popullit,qe atehere quhej pasuri socialiste..U versulen si bisha me ulerima kunder Deklarates Neritan Cekes ne mbroijtje te Qeverrise Stabilitetit. Ketu fillojne themelet e shtrembera te demokracise shqiptare,mbi te cilene cdo hajdut ka hedhur nje gur.
Pa u shembur ZGAFELLA VUCIDOLLIT,asgje mund te ndertohet ne kete vend.Burgu Berishes shpeton Shqiperine.
Burg Berisha,burg.Mos e lini jasht kafshen,se eshte i rrezikshem.
Bravo demo,je shume i zoti per te gjetur rastin e te sulmosh Berishen ! Ti e ben mire qe e sulmon sepse nuk te dhs pasuri por te pakten fol edhe kunder kessj qeverie qe edhe ata qe arriten te marrin dicka nga pasuria e tyre ky po ja merr per investitoret strategjik.
Berisa dhe keta qe vrane shpresen – kujdeset si gjithmone Bedrana te fshehe Ramen mes tyre e mos ja thote emrin. Kur ka kaq vjet qe i thur lavde dhe ka bere Avokatin mbrojtes te kesaj Rilindje duke i gelqeros gafat, keqqeverisjen, shkaterrimin e ekonomise, vjedhjet kolosale aq hapur, koncesionet mafioze, ministrat e menderosur nga zullumet, GJITHCKA!
Tani Bedrana kerkon te luaje rolin e te pa-Anshmit dhe kujton se e ka bere ate rol duke e fshehur serish emer mbiemer te Edi Rames vrasesin e shpreses e shpopulluesit te Shqiperise, mu si ai Struci qe fsheh koken ne rere e kujto se eshte fshehur i gjithe.
Bedri Iaslam i, ti je vecse nje ushtar i mjere mediatik i Detashmentit te Rilindjes e i tille do mbetesh deri ne fund, sado te vesh mbi koke maska pa-Varesie te rreckosura. Me to ne koke vetem se do behesh plus edhe qesharak.
Kam folur sa kam plasur,por ti nuk qene ketu.
Ke plotesisht te drejte ne gjithcka qe thua, por ke lene pa thene me kryesore qe kjo klase banditesh politike na e shiti atdheun duke e kthyer ne protectorate. Mbase protector per interesat e tij, do ua fut dy kembet ne kepuce e i dergon ne Guandanamo, ndryshe me keq do shkojne punet.
Zoti Bedri… Kam një pyetje a mund te na thoni cilat ishin bandat qe përdorte Partia demokratike nga 1992 e me tej… sepse te gjithë ata qe krijuan Banda ne 1997 dolën nga burgjet e u falen me Amnistinë e 1997 (27 Mars dhe hartuar nga Spartak Ngjela) dhe po kështu kur quani korrupsion për atë kohe as na thoni cilët kishin benz-a… range-rovers-a nga pushtetarët e asaj kohe e cilët biznesmenë ishin milionerë si te lidhur me PD..?????????
OK,B.Islami:
Fatkeqsia Nr.1 i Kombit(Shqipëri-Kosovë) është NON GRATA AMERIKANE,e cila u kujtua shumë von për të dhe, nuk reagoi kur ishi i SPAK-A.Kraja i kërkoi PROVA DASH pse ishte i KORRUPTUARI i madh familjarisht dhe me ha-le-atët,,Minues I DEMOKRACISË,,shpërfills i DREJTËSISË,etj,kur 101 provat ishin & janë në Shqipëri e jo në Amerikë. E me gjith ikjen e tij nga drejtimi SPAK,Ai ndryshoi vetëm karriken & jo godinën & spaletat..!
Kryetari Aktual i SPAK Altin Dumani ishte i preferuari YURI KIM,por jo i S.Berishës & E.Ramës.Ndonse i dyti është qorrollisur nga goditja e të tijve me shumicë,i pari po e godet BALLAS për ta larguar ose për ta eleminuar si Prekurori XH.HANA,i cili pasi qepi mirë dosjen e Remzi Hoxhës të eleminuar nga SHIK i tij me urdhër të tij 100 %.
Ndaj,Altin Dumani,ndonse më i miri në Shqipëri nuk e çan dot i vetëm BUNKERIN E ZI të Korrupsionit & krimit të organizuar në 34 vite,Pasi po e saboton GJKKO,etj,ku dy gjyqtare dolën KUNDËR SHBA që kërkuan përjashtimin e Sb nga PD menjëherë.E ndërsa Luli/Basha hodhi hapin e parë,pasi u kërcënua prej babit politikë ja futi gjumit duke i lën fushën e lirë Non Gratës,i cili me militantët e kamur prej tij në 34 vite-U hodh në sulmë kundër të gjithve,siç dihet tashmë.!
Nxjerrja nga burgu i dhëndrrit Malltezi me mbi 60 prona në Shqipëri & Europë nga Gjyqtarja I.Olldashi ishte goditja e par që ju dha SPAK,ku edhe pas apelimi prej SPAK humbi betejën me Gjykatën në vazhdim.
Goditjen e dytë SPAK e mori me lirimin e S.Berishës nga Gjyqtarja FLOJERA DAVIDHI,ku Sb tashmë nuk do pyesi më për SPAK,GJKKO,MAXHORANCË,etj,po ka mprehur SHPATËN kundër PD Amerikane,duke mbajtur shpresat te Presidenti zgjedhur,Ku ky ka penguar edhe Ambssadorin Amerikan duke e lën Shqipërinë në dorë të PËRBINDSHIT TË VIÇIDOLIT.!
Ndaj FATKEASIA NR.2 në 34 vite ka kënë,është dhe do të jetë DTEJTËSIA e kapur 100 % nga Sb 1992 dhe tashmë në dorën e ARGITËS e cila lëviz të gjitha fijet në drejtësinë e listuar prej BABIT me vjerrën Milica kolonele e UZNO( sot UDB),i cili deklaroi se..Me ardhjen në Pushtet do të ZHBËJ drejtësinë e RE dhe do të emroi në detyra të VETINGUARIT për korrupsion të TIPIT GJIN GJONI,të cilin e zgjodhi kryetar në Lezhë dhe pritet ta listoi për deputet.!
Po Edi Rama çpo bën ? Ai e ka qëpur gojën qëkurse Ambasadorja Y.KIM i tha.”.Lark duart nga SPAK,GJKKO..” dhe, tanimë po vështron sesi Ata që kan ngrën dardha po bien në rrjetën e peshkut të msdh(sipa Ambasadorit Lu..), viktimë e marrzisë së tyre,duke menduar se radhën për në SPAK e kishte PD që u rrëzua nga qeverisja në 2013 me 1000.000 vota për korrupsion.!? Dhe biçaku SPAK,GJKKO po kosit vetë majtas,duke e bër Sb të gajaset në kuvënd me të PS-“..Erdha unë..jam Sb unë..dhe ju e dini .!?
Nëse SPAK+GJKKO nuk i nxjerr nga politika të korruptuarit e mëdhej & tu sekuestroi pasurinë e 50 viteve mbi 350 mild.$ dhe të 34 viteve shkërdhatokraci(pasi Ata nuk largohen edhe kur humbin mbi 100 herë për të gëzuar pasurinë marramëndëse),Duhet pranuar se DREJTËSIA DËSHTOI NË SHQIPËRI & BASHK ME TË EDHE ATA QË INICUAN KËTË LLOI REFORMIMI NË DREJTËSINË SHQIPËTARE.!!
Përfundimisht populli i humbet shpresat & bashkë ta edhe UNË i arrestuari mafjes PD-Sb 1996..për të më vjedhur VOTAT.!
FLM DITA.
Media eshte nje nja Lakmuesit qe tregojne se nje vend ka Demokraci apo Regjim.
Media neper vendet me Demokraci eshte ajo qe e para zbulon e denoncon korrupsionin qeveritar.
Mediat ne vende me Regjim jo vetem qe nuk hap goje kunder asnje vjedhje e korrupsioni qeveritar, por mundohet ti krijoje alibi e tja mbuloje.
Ne keto 12 vite Rilindje te mbushura me shume me korrupsion se me dite, Media kurre nuk ka qene ajo qe ka zbuluar e denoncuar vjedhjet e korrupsionin qeveritar, perkundrazi – ka tentuar gjithmone ti krijoje mbulesa e alibi per t’ja fshehur.
Kur nje here te vetme ky autori i ketij shkrimi ka bere nje denoncim te nje afere korruptive qeverisese ne keto 12 vite qe na qenkesh pesimist sot per drejtesi e ndeshkime? Asnjehere.
Dhe kjo tregon ashtu si shume tjera se sot Shqiperia jeton nen nje Regjim me vello demokratike te cilen ja hedhin mbi koke Mediat e paguara prej saj.
Zoti “demo” faleminderit per vemendjen por ju gaboni rende kur thua: (citoj)..veper e perbashket e Berishes dhe llumit te hajduteve,rrugacebe,burgaxhijve (fund citimi)…Ju gaboni qe ja faturoni LLUMIT por mos harro se ata ishin figurante ne nje skenar qe kishte kohe qe ishte pregatitur..Konkretisht Izet Haxhia thote shprehimisht se ne 1 prill 1991 erdhi Elez Biberaj ne seline PD dhe urdheroi te prishen votimet e 31 marsit 1991 dhe nisi Pit Bullin e tij Azem Hajdarin me aktoret qe ishin llumi qe thua ti me te drejte… e keqja me e madhe ose me sakte menxyra e vitit 1991 dhe 2005 po perseritet dhe tani ne 2024 sepse keto miqte tane (te leshit) me viagren e Non Grates e kane Usaliun e tyre me te fuqishem se kurre duke i hedhur miell te bardhe kthetrave te tij te pergjakura..Merimanga Biberiste Rajersoniste eshte ringjallur dhe akoma me tremb fakti se Trampi para pak vitesh e beri Berishen e Amerikes ( lexo Elez Biberin) drejtor te madh te VOA-s….Ardhja e Berishes per here te trete ( ose mos prangosja e tij) do kete impakt me te zi se pushtimi nga turqit ne shekullin e 15-te ose me ndryshe si thote nje analist qe ju keni per zemer (citoj) Keta te bejme me zor ta vlersosh Enverin.. e kam fjalen per Biberishistet e Amerikes dhe Racistet e Europes
O Demo Islami….se e mban veten per historian politik .
Ate lloj Qeverie e rrezoi SHBA .Ishte zgjatim i diktatures dhe naivitet i demokrateve te cilet nuk donin nje peplasje te dhunshme me komunistet te cilet kishin akoma gjithçka ne dore ,Ushtrine ,Sigurimin ,Policine dhe Fshataresine .
Berisha mori urdher te braktiste koalicionin .Nuk u permbys rregjimi qe opozita demokratike te vazhdonte akoma si mburoje e diktatures me pallavra bashkejetuese ne te mire te kombit .
Po te mos prishej koalicioni qesharak ,nuk do vinte fitorja e 22 Marsit 1992 .
Evropa kishte 3 vjet qe kishte ndryshuar ,ketu tek ne duheshin fjalime ,perralla e dajak qe ndryshohej populli i SMT ,Uzinave e Kooperativave .
Me Bedri Islamin merresh ti….Bedriut i ka dhene Partia nje fyell me nje vrime ne 1991 dhe akoma tek ajo brime i bie .Berisha 12 vjet maje plehut ,Bedri Islami thote po te ishte Berisha ne burg ,nuk vidheshin kaq shume nga socialistet 😂😂😂😂 .
Zoti ” Ylli” ishte domosdoshmeri historike ne 1991-1992 qe kuajt e lodhur te Partise te Punes te iknin nga skena historise…por ne asnje menyre te mos vinte ne pushtet nje sorrugato i tyre si Berisha qe u kthye kobure ne duart e makartisteve te semure psiqikisht tip Rajersoni dhe te Komitetit te ‘Maleve’ tip Biberaj…Komunizmi ne Shqiperi prakikisht ra ne dhjetor 1981 kur Enveri vdiq moralisht dhe Mehmeti fizikisht…Pra me nje fjale ne 1990-1991 te “mundje komunizmin” ishte nje veprim kanibal ndaj nje sistemi te vdekur…Po ku e gjeti Amerika ime ,e Bidenit & Trampit nje Super Monster nga Lugu i zi i tropojes qe do VARTE HYSEN SHOSHORET NE LITAR ???…Po ku e gjeti Amerika ime ,e Bidenit & Trampit nje Super Monster nga Lugu i zi i tropojes qe kishte ne familje TRE SEKRETARE PARTIE …SALIU-vellai dhe Vjehrri te vinte ne krye te vendit qe ne 1997 e hoqi Shqiperine nga harta e shteteve nen zgerdhimje perendimoresh. AQ ME SHUME QE ISHTE DHENDER BEOGRADI KU KISHTE DHE SELINE VENDKOMANDA AMERIKANE PER BALLKANIN ??….Nese Amerika sipas jush ka dore ne prishjen e qeverise shenjte te stabilitetit ne dhjetor 1991 duhet te marre persiper dhe skenarin terrorist te 2 prillit 1991 ne Shkoder per te cilen faqeziu Rajerson para tre vitesh deklaroi me “kopili” qe po te mos organizohej (lexo organizonim) 2 prillin ..nuk rrezohej komunizmi..gjasme..Shkurt Amerika duhet te kerkoje te falur per “SALIGATE” dhe jo tallin trapin apo bidonin me non grata gallata..Turp ! …e duam Ameriken por me shume duam te verteten !!
Ylli,Kurre mos kishte ardhur Fitorja e 22 Marsit!ajo Fitore ishte Humbja me e Rende.Nga ajo fitore fituan hajdutet dhe burgxhijte.Fituan militantet e Berishes,qe nuk e linin ti piqnin kembet ne toke deri te Tribuna.,,
Kam pare magazinat e rezervave te shtetit,qe kishin nga tubat zingato tek gjeneratoret e Hidrocentraleve te privatizohen me gjithe territorin (qe kishte pronar)nga nje hajdut Ordiner i denuar per vjedhje nga Diktatura,por qe u konvertua ne Hajdut politik nga pushteti Berishes.Kam pare te privatizohet pa pyetur pronarin e tokes nje Fabrike tullash nga tre kriminele te denuar nga Diktatura per vrasje,posedim Dinamiti,rrahje polici. Toka ku ishte ndertuar ajo fabrike i perkiste nje pedagogu te degjuar me disa vepra shkencore ne fushe te Historise.I ra damllaja me Tapite e zogut ne dore,neper dyert e Kadastres dhe gjykatave.Pyeste Berisha per profesore,inxhinjere,..Burhaxhijt,,keta ishin gjaku dhe zemra partise.U be si Enver Hoxha ne 44 qe vriste intelogjencen,pronaret,tregtaret,U rrembente shtepite,pasurine.Kete beri edhe Berisha me ATE RREZIMIN E QEVERRISE SE KOALICIONIT.Ngriti llumin e shoqerise te behej proinar ne mallin e shtetit,ne Toke te Pronarit. Kane kaluar 30 vjet te mira nga ajo kohe sikur kane kaluar 30 dite.
Demon mos ma ngisni
Se e kam shumë xhan
Mendon për Kosovën
Mendon për veten.
Demon mos e kundërshtoni
Juve mohues të vlerave
Se për ndryshe gjeni bend
Në stallën e derrave.
Se kishte një gabim varianti më lart
Demon mos ma ngisni
Se e kam shumë xhan
Mendon për Kosovën
Mendon për Vatan.
Demon mos e kundërshtoni
Juve mohues të vlerave
Se për ndryshe gjeni vend
Në stallën e derrave.
Z.Bedri.
Shqiperia ka qene ,eshte dhe do te jete.
Vdiq Enver ,nuk vdiq shqiperia e shqiptaret.
Edhe keta mafiet komuniste nje dite do te vdesin ,o nga perendia ose duke qeruar njeri tjetrin qe eshte mundesi me e madhe.
Jete tjeter do te kete shqiperia e shqiptaret.
Cila eshte gjeja e re z.Bedri ne shkrimin tuaj? Asgje te re optimiste ,vetem pesimisem.
Mesazhi juaj eshte : Raman votoni,mire a keq.
Perse si nuk jep mesazhe demokracie duke folur edhe per partite e reja me opimizem ?
C’fare votimi behet kur kemi vetem dy emra te zhytur ne krime e mafie?
Zoti mali, megjithe respektin e palekundur per ju, me lejoni t’ju them se eshte e vertete se Shqiperia ka qene (qe nga 1912 ne fakt), eshte dhe kushedi e ishalla do te jete, po puna eshte se shqiptaret e gjore shkojne gjithmone nga shiu ne bresher. Qekur egziston Shqiperia e njohur si e tille, gjithnje ne krye te saj kane erdhur karieristet, maniaket, te marret, katunaret, te pashkollet, hajdutet etj. etj. Ti shume mire qe je optimist, se per kete Bedriun nuk them qe eshte pesimist, thjesht eshte koqe, qe shkruan broçkulla per buken e gojes, po deri tashti, me thene te verteten nuk eshte se kemi arsye te jemi optimiste. Edhe kur ta haje ky i gjati, se patjeter nje dite do ta haje, njelloj si ata te tjeret, kush dreqin e di se cfare monstre do te dale ne krye te ketij populli te mrekullueshem e super inteligjent qe jane shqiptaret.
¿?,akoma shkruan more?
Po ikë pirdhu në halè!
@¿?:
Megjithe respektin per replikat tuaja pikante kundra llogjeve “patriotike” te fanatikeve te Enverit mengadale me vleresime “patriotike” per inteligjencen historike te shqyptareve si popull sepse me kete teze nuk mund te bie dakord sidomos per inteligjencen e shqyptareve historikisht duke filluar qe nga Republika e Pare Sovjetike e Fan Nolit ne 1924 ne Ballkan dhe vecanerisht me LANC-in kriminal jugosllav te Enverit qe solli me vete PUSHIMIN e Shqypnise nga Morri i Murtajes se Kuqe Staliniste per 80 vjet me radhe deri me sot qe i beri gjate Diktatures Hoxhiste shqyptaret si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu, duke vrare dhe masakruar intelektualet properendimore si fillim, duke u thithur vazhdiisht intelektin shqyptareve qe mbeten nga truni me propaganden staliniste alla “Me jep nje laps dhe leter qe ta bej komunist edhe femijen ne barkun e nenes” njashtu sic kane mbetur deri me sot, qe sapo votojne per Edi Ramen pastaj ja mbathin ne Bote per te kerkuar azil te popujt e tjere, i pe si i gezoheshin me histeri enveriste Edi Rames emigrantet dru me pre ne Athine, Selanik, Londer apo New York ku i shikova me syte e mij live? Protestat e vakta te diaspores demokratike nuk mund te fshehin faktin se shqyptaret kane mbetur dri me sot njashtu sic i la Enveri ne vitet 90-te:
SI NJE FIS PA INTELEKT PREJ AFRIKE ZULU
Dhe me fatal eshte fakti se edhe opozita shqyptare eshte
SI NJE FIS PA INTELEKT PREJ AFRIKE ZULU
qe:
Ne vend te denoje krimet e Enverit dhe te komunizmit del lideri historik Sali Berisha dhe deklaron se CLIRIMI nga fashistet nuk eshte 29 nentori, por 28 nentori si ne asnje vend tjeter ish kounist te Evropes Lindore ku pozita dhe opozita me kohe kane fshire nga kalendari 29 nentorine ZI te Clirimit gje e cila nuk ka ndodhur ne Shqypni dhe turpi me i madh i PD dhe opozites antikomuniste eshte fakti se nuk e hapin gojenfare dhe asnje fjale ne parlament per 17 nentorin e ZI te Dali Ndreut dhe Mehmet Shehut kur i u sulen intelektualeve te Tiranes, i grabiten dhe i vrane duke i groposur ne Zallherr dhe eshtrat e kockat e tyre qe duken ne siperfaqe te tokes sot jane deshmia e ketij krimi te pa tregruar dhe te pa ndeshkuar ne nje kohe qe Parlamenti debil shqyptar voton rezolute per krimet e Milosheviqit ne Srebrenice te Bosnjes.
CFARE INTELIGJENCE ZERO POPULLORE ESHTE KJO?
Intelektualo, me vjen keq po nuk e paske kapur ironine…..Nejse, besoj se e kupton tashti…
Për disa qorra komentues më lart që akuzojnë Bedriun si Ediramist, mund t’ju the se eshte hera e pare qe zoti Islami del kunder Rames hapur dhe fuqishem i cili thote shprehimisht (citoj)…………..Atë që ka lënë pa bërë qeveria Berisha, po e bën qeveria Rama. Nëse kjo e fundit nuk vret në bulevard dhe nuk të hedh në erë si në Gërdec, të detyron të mallkosh vendin ku ke lindur, duke e braktisur atë.(fund citimi) ………………..
Ne fakt Bedriu ka bere dy gabime “kriminale” te pakten pas 2013-ës ku do te vecoja…E PARA …Edi Rama ne prill 2014 ne Kukes ne nje eveniment per Kosoven foli per Berishen si Hero dhe Atdhetar per Clirimin e Kosoves dhe per cudi salla u shtang e tera…Ku ishe ti Bedri tash 10 vjet kur Ramortja e beri Berishen nga Tradhetar ne Atdhetar 24 karatsh ??..E DYTA ..më e rëndë…Bedriu në asnjë rrethanë nuk drejton gishtin për disa lobe të dyshimta ne Amerikë të cilët e katapultuan DHENDRIN E MILICES nga Beogradi në 1991-1992.. e mbrojten hapur kur kreu superkrime si 21 janari me Arvizinjte e tyre dhe tani jo vetem qe tallin TRAPIN me Non Graten por ka gjasa ti japin pushtetin per here te trete….me te cilen Amerikanet po gabojne me shume se turqit ne shekullin e 15-te..Do krahesoj 2 shëmbuj qe vërtetojne shkencërisht faktin se amerikanët me disa lobe antishqiptare atje e kanë Berishen Usaliun e tyre me KARTABJANKE….Ne pucin e shtetit shtator 1998 aleatet tane jo vetem qe pergezuan terroristin e tyre Berishe qe dorzoi TANKET NE MENYRE VULLNETARE…jo vetem qe i moren një deshmi humoristike brënda mureve te ambasades por i bene presion qeverise kohes qe te mos arrestohej Usaliu i tyre per terrorizmin e tij….Ndryshe ndodhi me 21 janarin 2011 kur Salihi urdheroi vrasjen e bulevardit duke e pranuar dhe vete kete krim dhe nje palo ambasador e quan kete kriminel “burre shteti” Me sakte do ishte se Bedriu e kam humbur besimin te euroatllantiket qe bejne ligjin ne Shqiperi me dildot e tyre…njeri serial killer dhe tjetri me impotence kriminale.(vijon)
…… nga poeti popullor, Demiri :
“Ku e ke djalin nënë Jovanka ?
-Në Tiranë, tek Sllobodanka.
Na është kthy dhëndri n’pushtet,
Tash do dalim n’selamet.
“Dobro došli, daj Fazlliçi !
E uron Shkelzen-o-viçi.”
“Zdravo unuka Argitë !
Të gezojme që erdh’ kjo ditë!
Tash fitojme ç’far’ t’na doje zemra:
Pare t’pista, prona, tendera,
Me rritë normën e fitimit,
Jem’ bashkue me botën e krimit.
Objektiv i madh për mue:
Këto milionat me i fitue.
Si t’i fusim në xhepin tonë,
Ka metoda, ti pastrojmë!
Armë, drogë e kontrabandë,
Jane për burrat: punë e randë,
Këtu, Argite mos i fut hundët,
Kem Shkelzenin për kësi punësh.
More Shkelzen, t’ka baba trim,
Je i lind për demontim!
Ti Argita, bija ime:
Fokusou n’ privatizime!
Sokoleshe, ti moj malesore,
Na e hap studion ligjore,
Gjithë projektet që ka shteti,
Do i përlajmë t’ tana për vedi.
Ç’farë ka prona ky milet,
Në mal, n’fushë a në bregdet,
Turru pra, ti moj azgane,
Me i kalu n’llogarine tane.
Thuri planet me ngadalë,
Futju bregdetit me radhë,
Nga Ksamili ne Velipoje
S’lëmë parcelë të na shpetoje!
Ty Jamarber t’kam si djalë,
T’i zaptosh tokat në Jalë!
Per Zenin kam tjeter plan
Jane dy mije hektare ne Seman
Nuk na vjen më fati në derë,
Ta shfrytezojme per t’fundit herë!
Të mos mbesë aset pa shit,
Të mos lëmë pronë pa grabit.
Do vëmë kapital pa masë,
Do fitojme para me thasë,
Me i pastrue sipas ligjit,
Kemi firmat e Fazllicit.
Shkina ime, moj Argite,
Mire i “qan” keto “sukses fite”
Çdo projekt që konsulton,
Dhjetë përqindëshin e “rrafshon”.
Nga që pronat ke synim,
Po të jap mendimin tim:
Tokë me çmim “badiava”
Veç n’ Porto Romano ka.
Jane pronarë ca katundarë,
I gënjejmë me pak dollarë.
Bëjmë nje Vendim historik:
E kthejme n’ Park Energjetik.
Vlera e tokës shkon n’stratosferë,
Rritet çmimi 300 herë !!
Sa firmos nje V.K.M.
Pare të madhe fitojmë ne !!
Shkelzeno, qepju Gerdecit,
Eshte mbreti i biznesit.
Gjithë mafiozët ma t’nderu
N’trafik armesh jane perqendru.
Eshte biznes fantastik !
Demontim dhe trafik.
Do ta bejme ne menyra te fshehta,
T’ mos leme gjurme ne evidenca.
Trafikojme edhe raketa,
Sa te doje Al-Qaida.
Ne rruge sekrete permes Çadit,
I çojme arme edhe Xhihadit.
Nuk na duhen ne uzinat,
Fillo, e ngre llamarinat.
Përdor mjetet e ushtrisë,
Ke dhe çikën e Farisë.
Kam mendu per proceduren,
Gati ke infrastrukturen.
Fatmir Medin e Aldo Bumçen,
I ke vartes n’ grupin e punes.
Mos humb kohen me liçencat,
Ti jep baba kompetencat.
Qeveria, perfshi mua,
Do te jete nen urdherat tua !!
Në poligon shko ndonjehere n’të rrallë,
Veç me mbush thasët me dollarë,
Non-stop, n’supervizion,
Baxhanakut i takon!
Per fitimin maksimal,
Nuk njoh ligj, as moral,
Puna del me leverdi,
Kur shfrytëzohen gra e fëmi.
Këto jane punë që leverdisin,
Pasurohemi me tanë fisin!
Fitim të tillë nuk ka parë bota,
Pesëdhjetë breza s’na dhemb koka.
– Nga Argita due’ i projekt:
Si ta fusim ARMO-n në xhep.
T’u krijojme pershtypjen t’tanëve,
“Se ua dhamë amerikanëve”.
Nga Teksasi, një firme hiçi,
Na e gjejnë Toma e Fazlliçi.
Koperturë n’afera krimi,
Rezart Taçi esht me kopili.
Thirre Taçin me urgjence !
Fillo, jepi konsulencë !
Të startojë me korrupsion, T’paguaje mediat, sa t’kërkojnë!
Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
Fonde sjellë nga Azerbaijani.
Nuk prish punë, t’ zeza a t’kuqe,
Mirë se të vijnë nga mafia ruse!
Vlerë fiktive vëmë n’ ofertë,
Me u “pague” për 5-6 vjet,
Po u zbuluem nga konkurentat,
I ndërron Ruli dokumentat.
Nuk e ban ai për shoqni,
Ai ka këtu pjesen e tij,
“Druri i arres” qe nxitim,
Sot e kam ortakun tim.
Për “OK”-n në parlament,
Duhet ba një marifet:
Veç të ketë emrin “garanci”
Boshe e fallco, s’ka rëndësi.
Grupi im parlamentar,
Jane ca koqe, ca gomarë,
S’jane të zot as “për një punë”,
Miratojne ç’far u them unë.
Pse jane arti, politika ?!
I blejmë ca nga opozita,
Kur ta mbyllim këtë pazar,
U çojmë ftesat për iftar.
Për paratë, s’kemi siklet, ARMO-n e marrim pa leke,
Po t’na pyesë ndonjë gazetë,
“Janë pague”, por jo n’buxhet.
Po e teproi ndonjë gazetar,
Do ta shpallë une tradhtar,
Do ia djeg gjithë pasurinë,
Me shtypshkronjë, e me makine.
Për transferta kriminale,
Kemi bankën personale,
Me Korkut e Elvanë,
Kryebandit Adrian Fullanë.
I bajme ligjet si t’i dona,
Që kjo ARMO t’jetë e jona.
Ky qe plani, me startu,
Eshte sukses i garantu !!
ËSHTË PROJEKTI I FITORES !
Ia KALOJME DHE AL KAPONES !!