Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk arriti të siguronte votat e nevojshme për të qenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.
Meta garonte nën siglën e koalicionit ‘Për Shqipërinë Madhështore’ të udhëhequr nga PD dhe Sali Berisha dhe ndodhej në listën e hapur të Tiranës
Me anë të një postimi në Facebook, nga burgu, Meta falenderon ata qytetarë që votuan për të më 11 maj, ndërsa fushatë e konsideron të pabarabartë.
Për Ilir Metën standardet e zgjedhjeve, demokracia dhe shteti i së drejtës u cënuan.
Meta u distancua qartë nga çdo tentativë për të marrë mandat parlamentar përmes dorëheqjeve të kandidatëve në listën e Partisë së Lirisë në Qarkun Tiranë, duke deklaruar se një veprim i tillë do të binte ndesh me parimet dhe bindjet e tij të vazhdueshme për përfaqësim të ndershëm.
“Dua t’i siguroj të gjithë se Ilir Metaj që nga viti 2008, që kur u bënë ndryshimet e mbrapshta kushtetuese, ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve, në mënyrë të vazhdueshme dhe parimore, sepse kjo është çështje e bindjes dhe karakterit tim dhe si pasojë nuk mund të pranoj asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore për cilat unë kam luftuar dhe do luftoj gjithmonë”, tha Presidenti i PL-së.
Reagimi i Ilir Metës:
Së pari falenderoj rreth 8 mijë zgjedhës që votuan për Ilir Metaj, të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës në themel të tij.
Për mua ata nuk janë votues por heronj dhe do të gëzojnë përjetë të gjithë mirënjohjen time të pakufijshme.
Disa zëra dashamirës, por edhe të tjerë djallëzorë, sugjerojnë si mënyrë për marrjen e mandatit tim parlamentar, dorëheqjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listën e mbyllur të Qarkut Tiranë.
Dua t’i siguroj të gjithë se Ilir Metaj që nga viti 2008, që kur u bënë ndryshimet e mbrapshta kushtetuese, ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve, në mënyrë të vazhdueshme dhe parimore, sepse kjo është çështje e bindjes dhe karakterit tim dhe si pasojë nuk mund të pranoj asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore për cilat unë kam luftuar dhe do luftoj gjithmonë.
Dëshiroj të falenderoj dhe vlerësoj Tedi Blushi , dhe kolegët e tjerë në Partinë e Lirisë të cilët luftuan me përkushtim në këtë fushatë të pabarabartë përballë Narkoshtetit dhe makinerisë së tij zgjedhore kriminale, pabesive dhe thikave pas shpine.
Një falenderim të veçantë edhe për të gjithë ata komisionerë, numërues dhe vëzhgues, të cilët po vazhdojnë me këmbëngulje dhe përgjegjësi të lartë të numërojnë dhe të mbrojnë çdo votë deri në votën e fundit.
j.l./ dita
Po burgaxhinjve pse s’i con leter falenderimi? Apo s’e lidh gje me ta?
Pasi deshtoi me PL (partine e lirise) tani le te themeloi PB (partine e burgut).
Dhe po fitoi besimin e “shokeve te idealit” aty mrena, pas kater vitesh ka gjasa bohet dhe ky kermminister si dikur lideri histerik i PS.
Bote me rrota kjo.
Ne Arnautistan gjithshka eshte e mundur…
Çeçua ka biçak,turp mos u dëgjo më qoft me kaq ke hum besimin o esat..Po krahaso në veten me ata që xhveshën e prishën uzuna fabrika e gjithçka pasuri kombëtare si barbar e gati e çuat vendin në luft civile o berishian të këqij pa fund.Edi Rama dhe unë nuk i pëlqej shum gjëra por vendin e do Inteligjent i ka rën koka mbi enciklopedi franceze e si i madhi Fanol u foli krerëve e mysafirëve në gjuhën e tyre për kombin shqiptar vlera të shtuara erdhën liderët e kontinentit e më tej dhe ju foli e kërkoi arsimin elitar i lumt e fati i jon për qetësi e besueshmëri për vëndin e jo rraqexhi e bajraktar idiot pa fund si berisha..
Sa vota more, o Agush?
Pandeli Majko eshte sot ne Kulmin e pjekurise politike(eshte me i ri se Rama),por vajti viktime e Ndershmerise se Tij.
Si kryeminister i Halleve te shumta nuk vodhi,as flori,as baker,as ndonje cope leter kontrate,qe ti siguronte mbijetesen Politike.priti e percolli gjysem miljoni refugjate lufte te Kosoves,ne nje vend qe sapo kishte dale nga lufta budallallekut,mes armeve,fukarallekut,dhe kercenimit te mitingjeve dhe luftes civile te shejtan malokut.Beri nje gabim fatal kur ishte N2 ne parti dhe Qeverri,ne vend qe ti kujtonte te nderkallurit Edi Rama Vathet ne vesh,pirsingjet ne veshe,ne hunde,corapet e kuqe me zyle,do bente mire te vinte VETON.O Une,o ky ne Qeverine e Partise Socialiste.Se po nuk e hodhe Ti zogun e qyqes nga foleja,Te hedh Ai ty.Tani o Majko,qe mbete prapa Listes,mos thuaj faleminderit,se ishe Zot ne AAte Shtepi,por beji shurren baces.Vuri Minat.
Pasi permendi vitin 2008 shqiptaret duhet te kujtojne keto sekuenca me poshte
LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB..( Meta-Braho- Klosi)
Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare.
.
Pra nese Meta i thote UDB-ASH …Salihit ne korrik 2008 dhe pas 11 muajve ne qershor 2009 ben kualicjon me Serberishen…le ta leme komentuesin te mendoje sa poshte kemi rene…
Shenim;
Vetem per nje gje ka te drejte Meta.
..ne qeli duhet te gjente ne pranga Berishen
ku ky i fundit ka kartabjanke paprekshmerie
nga ato sekte ne adminstratat amerikane
qe e prune ne pushtet ne 1992 me Rajersonoviqin
Njeriu ben edhe krime por ka edhe momentin e pendeses pas nje fare kohe,ky kokelopa qe 35 vite gezòi te gjitha postet me te rendesishme shteterore pa pike turpi vazhdon te pretendoje.Keto mund te ndodhin vetem ne kete vend dhe keta kriminele pengojne zhvillimin total te shoqerise shqiptare.