Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk mund të qëndroj shurdh ndaj zemërimit të francezëve”, Macron: Reforma e pensioneve nis në vjeshtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Nuk mund të qëndroj shurdh ndaj zemërimit të francezëve”, Macron: Reforma e pensioneve nis në vjeshtë
Bote

“Nuk mund të qëndroj shurdh ndaj zemërimit të francezëve”, Macron: Reforma e pensioneve nis në vjeshtë

Published: April 17, 2023
Shpërndaje

Reforma e pensioneve në Francë ishte e nevojshme për të siguruar pensionin e të gjithëve dhe për të prodhuar më shumë pasuri për kombin tonë. Këtë deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron në fjalimin e tij televiziv para francezëve, duke konfirmuar se kishte shpallur ligjin që prej tre muajsh po shkakton protesta në vend.

“Ndryshimet e planifikuara do të hyjnë në fuqi gradualisht duke filluar nga vjeshta”, shtoi presidenti francez, duke nënvizuar se “ndjen zemërimin e francezëve”.

Pas miratimit të reformës së pensioneve, Macron ka propozuar hapjen e tre kantierëve, një për punën, një për drejtësinë dhe një për përparimin. Në të parën, ai përshëndeti krijimin e 1.7 milionë vendeve të punës në 6 vitet e fundit dhe deklaroi se dëshiron të inicojë reformën në shkollën e mesme profesionale në mënyrë që numri më i madh i adoleshentëve të kenë akses në trajnime kualifikuese dhe në punë.

- Publicitet -

Macron shtoi se ai synon të nisë një pakt të ri jete mbi punën me partnerët socialë në javët e ardhshme.

“Ne kemi 100 ditë paqe, unitet, ambicie dhe veprim në shërbim të Francës përpara nesh. Kjo është detyra jonë dhe unë ju besoj. Unë besoj që ne ta arrijmë atë.

Këto tre kantiere formojnë udhërrëfyesin e qeverisë që kryeministrja Elisabeth Borne do të detajojë javën e ardhshme. Këto tre projekte duhet të na bashkojnë dhe të bashkojnë liderët më të lartë të vendit dhe unë do të marr pjesë në to. 14 korriku duhet të na lejojë të bëjmë një bilanc të situatës”, tha Macron.

“Nuk mund të qëndroj i shurdhër ndaj zemërimit të francezëve”, thekoi kreu i Elizesë në fjalimin e  tij teksa shtoi se në lidhje me reformën e pensioneve, “është shprehur zemërimi, zemërimi për një punë që për shumë francezë nuk lejon më një jetë të mirë.

Me rritjen e çmimeve, me benzinën, shpenzimet, zemërimin sepse disa mendojnë se po bëjnë pjesën e tyre, por pa u shpërblyer për përpjekjet e tyre, qoftë në ndihmë apo në shërbime publike efektive, askush, dhe veçanërisht jo unë, nuk mund të qëndrojmë të shurdhër ndaj kësaj thirrjeje për drejtësi sociale dhe rinovim të jetës sonë demokratike”.

Reagimet e opozitës dhe sindikatave ndaj fjalimit të presidentit Macron drejtuar kombit ishin të menjëhershme. Udhëheqësja e Kuvendit Kombëtar, Marine Le Pen, tha në Twitter se kreu i shtetit kishte vendosur të “të injoronte vuajtjet e francezëve”.

Gjithashtu në rrjetin social, lideri i France Insoumise, Jean-Luc Melenchon, argumentoi se “populli në Francë nuk lejon të vidhen dy vjet liri”, duke iu referuar reformës së pensioneve që parashikon rritjen e moshës së pensionit nga 62 vjeç deri në 64 vjeç.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?
  • Dy botë në një shesh: Protesta e së shtunës nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe partisë së Berishës
  • Trazira në rrugë, akuza për grusht shteti: Polonia në kaos, përplasje e ashpër mes qeverisë Tusk dhe Gjykatës Kushtetuese
  • Masivitet nga MAGA dhe mesazhe të papritura: Pse fjalimet e Trumpit në fushatën e mes-mandatit po duken si tur lamtumire
  • Gjermani, protestat e rinisë për krizën e kostos së jetesës shpërthejnë në dhunë

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Dy botë në një shesh: Protesta e së shtunës nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe partisë së Berishës
  2. Basisi on Dy botë në një shesh: Protesta e së shtunës nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe partisë së Berishës
  3. vlonjati on Dy botë në një shesh: Protesta e së shtunës nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe partisë së Berishës
  4. Lumi Vlorës on Dy botë në një shesh: Protesta e së shtunës nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe partisë së Berishës
  5. labi on Dy botë në një shesh: Protesta e së shtunës nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe partisë së Berishës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?