Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
opinion

Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë

Published: August 3, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Ndodhem larg vendit këto ditë dhe nuk e kam lexuar çfarë ka thënë kryeministri ynë “socialist” në atë “traktat”, të cilin e ka titulluar me një fjalë të madhe—Besa—dhe që përpiqet t’ua paraqesë socialistëve shqiptarë dhe mbarë opinionit publik si një premtim historik.

Por nuk e ndiej të nevojshme ta lexoj.
Edhe pse nuk më pëlqen të shprehem për tekste që nuk i kam lexuar dhe këtë nuk e kam bërë kurrë, instinkti politik, përvoja e gjatë në studimin e teorisë e të jetës politike dhe mënyra e qeverisjes së këtij kryeministri, të cilën ka të paktën tre vite që e kritikoj, më bëjnë të kuptoj një të vërtetë themelore:

- Publicitet -

Nuk mund t’i besohet një kryeministri që është arrogant me qytetarët, nuk dëgjon shqetësimet e tyre dhe nuk do t’ia dijë për hallet e popullit të vet.

Nuk mund t’i besohet një njeriu që besimin e qytetarëve, të cilët e kanë zgjedhur, e ka shkelur sa e sa herë.

Me pak fjalë, nuk mund t’i zihet besë një njeriu të pabesë. Mungesa e plotë e transparencës në qeverisje është, në fakt, një formë e pabesë qeverisjeje. Thjesht dhe shkoqur.

Ndërsa u flet anëtarëve të Knessetit izraelit për Besën që shqiptarët u dhanë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore për t’i mbrojtur nga persekutimi nazist—një virtyt i vyer i popullit shqiptar, jo një atribut personal i kryeministrit tonë—ai sillet me pabesi ndaj qytetarëve të vendit të vet.

“Besa” për të cilën flet dhe për të cilën përbetohet sot kryeministri, në një kohë kur duket se paniku nga zemërimi në rritje i qytetarëve i ka errësuar gjykimin, i ka çoroditur narrativën dhe i ka shndërruar gjuhën e trupit dhe gjestet e tij në objekt humori e sarkazme, nuk është gjë tjetër veçse një tjetër manovër politike, e destinuar të dështojë, për t’i mbijetuar refuzimit popullor.

Po, refuzimit, madje edhe urrejtjes.

Prej kohësh, një pjesë e madhe e shqiptarëve e kanë urryer Berishën, si politikan dhe si tip karakterial. Por sot edhe Rama, pavarësisht tetëqind e ca mijë votave që vazhdon t’i përmendë si burim të legjitimitetit të tij politik, është shndërruar në një figurë politike dhe karakteriale po aq të urryer sa kundërshtari i tij.

Po aq të urryer janë bërë, në sytë e publikut të gjerë, edhe ata politikanë socialistë sharlatanë—ashtu si edhe jo pak deputetë të Partisë Demokratike—që pretendojnë se përfaqësojnë elektoratin e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë: në rolet e kryetarit të Kuvendit, kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore etj., si edhe shumë deputetë, të cilët, sa herë marrin fjalën, dëshmojnë ose injorancën e tyre të plotë në çështje politike e legjislative, ose dobësinë e karakterit, ose të dyja bashkë.

Të gjithë ata janë bërë pjesë e një Kuvendi të diskredituar, anëtarët e të cilit qytetarët i tregojnë me gisht, i presin me vezë dhe i shohin me përbuzje, si mishërim të degradimit të politikës shqiptare.

Këtë e them, siç e kam theksuar edhe më parë, jo si kundërshtar i së majtës, por si një intelektual i majtë, i cili në çdo zgjedhje ka votuar për Partinë Socialiste—partinë që ky kryeministër, i cili nuk përfaqëson më as vlerat dhe as traditën e saj socialiste, e ka uzurpuar dhe e drejton sot sipas vullnetit të tij.

Si qytetar i kësaj Republike, jam i detyruar t’i njoh dhe t’i respektoj ligjet që hartojnë ata njerëz që, fatkeqësisht, kemi zgjedhur të jenë ligjvënësit tanë. Por si individ, si studiues i politikës dhe i shoqërisë dhe si intelektual, refuzoj ta konsideroj legjitim atë Kuvend dhe qeverinë që ka dalë prej tij.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?