Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rënia e euros, mirë apo keq për ekonominë e vendit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rënia e euros, mirë apo keq për ekonominë e vendit?
Ekonomi

Rënia e euros, mirë apo keq për ekonominë e vendit?

Published: June 5, 2023
Shpërndaje

Në treg ka një një valë të re të mbiçmimit të lekut ndaj valutave të huaja, e veçanërisht ndaj euros.

Për këtë të fundit, Banka e Shqipërisë e llogarit sot kursin zyrtar në 108.18 lekë, në rënie me 0.55 lekë në vetëm 24 orë.

Vetëm prej fillimit të qershorit, valuta europiane ka humbur plot 1.51 pikë kundrejt lekut, teksa gjatë muajit Maj, me gjithë efektin psikologjik të zgjedhjeve, rënia ishte 1.39 lekë.

- Publicitet -

Deklaratat e ekspertëve se kursi mund të bjerë në raportin 1 me 100, si dhe qëndrimi i Bankës së Shqipërisë për të mos ndërhyrë në regjimin e lirë të tregut, po ushtrojnë më shumë presion mbi kursin.

Teksa sezoni turistik sapo ka nisur, situata në kursin e këmbimit pritet të vazhdojë e njëjtë, të paktën deri në vjeshtë, pasi sasi e re eurosh do hyjë në vend nga turistët.

Megjithëse rënia nuk po reflektohet ende në uljen e çmimeve të produkteve në supermarkete dhe dyqane, për disa ekspertë zhvlerësimi i euros nuk është i keq për ekonominë e vendit, zhvlerësimi i lekut, përkundrazi do ishte problem.

Nën zë flitet për rreth 2 miliardë euro që tregtia e narkotikëve ka prodhuar. Nëse shifra është e vërtetë, kjo do përbënte rreth 15-18% të Prodhimit të brendshëm bruto.

Pra moralisht, situata është e keqe, ekonomikisht nuk është e tillë, pasi sasi e madhe likujditeti po qarkullon brenda vendit, megjithëse jo në rrugë bankare.

“Personalisht e konsideroj atë që ndodhi këto 3 vjet (dhe e kam fjalën për ngjarjen që solli sasitë e mëdha të eurove në Shqipëri) si një karamele me helm. Ne helmin e morëm që e morëm, të paktën të shijojmë karamelen. Lëreni kursin e lirë!” – thotë Panajot Soko, një ekonomist që njihet si kritik i politikave qeveritare.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • K R says:
    June 5, 2023 at 12:37 pm

    Shumë u fol se rënia e euros do të kishte ndikim te niveli i eksporteve si tregues makro. Por kam një ide tjetër. Indeksi i eksporteve shqiptare (si tregues makro) është e vështirë të preket nga luhatja që po ndodh aktualisht në kursin e euros për disa arsye.

    E para, sepse eksportet shqiptare janë të ndara Dollarit dhe Euros, ku peshën kryesore e mbajnë nafta dhe kromi, të cilat tregtohen me dollarë, sipas indeksit të tregjeve respektive.
    Por edhe tek eksportet në euro, ndikimi është parcial. Turizmi shqiptar, për shembull, që përftohet kryesisht nga turistë europianë që përdorin euro, është kaq i lirë në çmim, saqë një shtrenjtim në këto nivele i lekut vendas, as nuk pritet të dekurajojë fare turistët e huaj që kanë vendosur të vizitojnë Shqipërinë, as edhe agjencitë që operojnë me to.

    Apo të ardhurat e munguara nga zhvlerësimi i euros tek agro-eksportet shqiptare, për shkak të sezonit, do të kompensohen nga rritja e vëllimit, sepse tani është stina e prodhimit të shtuar agrar dhe agropërpunues. Nisur nga këto të dhëna, personalisht nuk prisja ndikim tek indeksi i eksporteve në nivel makro dhe koha më dha të drejtë. Ndryshe nga ç’u trumbetua, eksportet shënuan rritje dhe dobësimi i euros nuk ndikoi indeksin makro.

    Reply
  • trafik says:
    June 5, 2023 at 12:40 pm

    leku ka nje mbicmin vetem me euro dhe usd (monedhat e preferuara te trafikut te kokaines). Shikoni nje here kursin me frangen zviceriane, nuk leviz qimja. Shtet trafikantesh vk

    Reply
  • ekonomiste i enverit je ti says:
    June 5, 2023 at 12:43 pm

    o kelluf plastik ne eksportojme pune (fasonerite), ka 70mije te punesuar aty qe digjen nga renia e euros

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    June 5, 2023 at 1:21 pm

    Renie e euros sjell vetem varferi per shtetin shqiptar pasi kjo valute largohet nga vendi nga grupi i biznemeneve qe kane marre borxhe ne euro apo ata qe po vjedhin çdo dite leke ne saje te korrupsionit.. Banka e Shtetit Shqiptar te shfrytezoje kete situate te inflacionit nderkombetar te dollarit, euros e te shtyp sa me shpejt leket e duhura, pasi letra e shtypit gjendet me çmim te lire, te blej kete valute ose ar dhe te rris rezervat valutore te shtetit dhe te mos favorizoj nje grup te caktuar oligarkesh. Nuk mund te jete leku yne MONEDHA ME E FORTE NE BOTE; apo ne PLANETIN TOKE. Tere shtetet e botes , perfshire SHBA, Kinen etj. zvalutojne kartmonedhen e tyre ne e mbivleresojme sikur jemi potenza ekonomike me e forte e botes. Ky eshte maskarallek. Nuk jemi nje shtet qe prodhon, apo me industri te zhvilluar etj. etj. etj. Mos beni propagande me ULJEN E EUROS, eshte vetem hajdutellek i pasurise qe sjellin emigrantet nga nje grup biznemenesh qe jane debitore ne euro apo importojne ne euro.

    Reply
  • uskania says:
    June 5, 2023 at 2:13 pm

    Forcimi i lekut ul borxhin e jashtëm dhe rrit mirëqënien, lërëni pallavrat.

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    June 5, 2023 at 4:33 pm

    Uskania, ekonomia ne Shqiperi zhvillohet mbi bazen e lekut. Cili prej investitoreve shqiptar do te kerkoje kredi ne leke per te realizuar nje projekt? Sa i kushton bujqesise apo prodhuesve te tjere, prodhimi ne leke dhe a mund te eksportoje me lekun e mbivleresuar.? Borxhi i jashtem nuk eshte problem pasi shlyhet kurdohere me nje borxh tjeter dhe me monedhe euro apo dollare te zhvleresuar. Problemi themelor eshte zhvillimi vendit dhe ekonomise qe varen nga kreditimi ne leke. Leku duhet te mbahet brenda nje intervali te caktuar ne lidhje me monedhat euro e dollar dhe jo te mbivleresohet brenda pese ditesh!!!!.

    Reply
  • Potriot says:
    June 5, 2023 at 9:38 pm

    Nuk ka lidhje me artikullin por me qe ju nuk link haspsira komenti per politikane po shkruaje Ketu. Cfare qe ka ky ligje qe deputete nuk Mbabane pergjegjesi sipas Bashes. Vetem budallejte nuk meanness pergjegjesi se cfare flasin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. demo on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  2. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  3. demo on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Detari on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  5. New York on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?