Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shoku i vdiq nga mbidoza dhe e hodhi në përrua, 47-vjeçari: Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin, vetë flija nga dhoma tjetër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shoku i vdiq nga mbidoza dhe e hodhi në përrua, 47-vjeçari: Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin, vetë flija nga dhoma tjetër
KronikeKryesore

Shoku i vdiq nga mbidoza dhe e hodhi në përrua, 47-vjeçari: Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin, vetë flija nga dhoma tjetër

Published: February 25, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 47 vjeçarin Majdiel Husa, i cili akuzohet se nuk kallëzoi në polici vdekjen e shokut të tij, Elton Tahiri nga mbidoza. Sipas prokurorisë, Husa akuzohet për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

47 vjeçari ka deklaruar se me Tahirin ishin njohur në komisariatin e Rinasit, më datë 1 shkurt kur ishin kthyer deportiv nga Gjermania. Ai thotë se pasi kanë dalë nga komisariati, kanë shkuar në shtëpinë e tij në Laprakë, ku kanë konsumuar drogë të llojit kokainë dhe heroinë. Husa ka deklaruar se Elton Tahiri kishte injektuar shumë drogë në trup dhe u bënë keq dhe më pas u shktrinë për të fjetur, por Eltoni nuk u zgjua më kurrë. Ajo që është më e rëndë është se Husa ka mbajtur trupin e pajetë të Tahirit për 10 ditë në shtëpi dhe më pas nga frika e ka marrë dhe e ka hedhur në përrua.

“Bashkë me ne ishte edhe një shoku i Eltonit. Pritëm njëri-tjetrin deri sa dolëm nga komisariati dhe të tre bashkë shkuam në shtëpinë time në Laprakë pasi unë jetoj i vetëm. Gjatë rrugës blemë kokainë dhe heroinë nga një i njohuri im.

- Publicitet -

Eltoni injektoi shumë në trup dhe u bë keq. E solla në vete për një moment dhe më pas u shtrimë për të fjetur. Kur jam zgjuar të nesërmen shkoj tek dhoma e gjumit ku pash vetëm Eltonin duke fjetur akoma ndërkohë që shoku i tij kishte shkruajtur një letër ku thoshte: “Siç duket Eltoni do flerë dhe ca. Unë po shkoj tek familja ime meqë po më presin dhe pastaj do kthehem prap”.

Më ka habitur që Bledari e kishte lënë Eltonin vetëm pasi ai e konsideronte si vëlla.

Unë kam dal nga banesa kam takuar një shok. Kam blerë sërish drogë dhe kam shkuar në shtëpi. Pash që Eltoni flinte dhe kam takuar një shokun tim dhe i kam thënë “kur do ikë ky se më ka zënë derën”. Kam dal sërish dhe kur kam shkuar në shtëpi kam parë që Eltoni nuk merrte frymë.

Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin. Unë flija nga dhoma tjetër. Mbrëmjen e 12 shkurtit kam marrë me qira një makinë dhe trupin e Eltonit e çova në Bërxullë. Të nesërmen pashë lajmet që raportonin për gjetjen e tij dhe mendova “policia do e shohë që ka vdekur nga mbidoza dhe nuk do merren me mua”. Kisha frikë të tregoja”, ka treguar Husa.

Elton Tahiri u gjet i vdekur më 13 shkurt në Bërxullë, një ditë pasi shoku i tij e hodhi pranë përroit të Limuthit pasi kishte frikë se mos fajësohej për vrasjen e tij. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?