Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Numërimi i votave të Diasporës në duart e PS dhe PD, KQZ kërkesë të propozojnë anëtarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Numërimi i votave të Diasporës në duart e PS dhe PD, KQZ kërkesë të propozojnë anëtarët
Lajmi i funditPolitike

Numërimi i votave të Diasporës në duart e PS dhe PD, KQZ kërkesë të propozojnë anëtarët

Published: April 7, 2025
Shpërndaje

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të kenë në dorë fatin e numërimit të fletëve të votimit të qytetarëve që jetojnë në Diasporë.

Procesi i numërimit të vletëve të votimit të Diasporës do të administrohet vetëm nga dy numërues, të cilët do të zgjidhen nga PS dhe PD.

Numërimi i vletëve të Diasporës që të realizohet për herë të parë në ambientet e Parkut Olimpik “Feti Borova”, do të ketë në total 7 tavolina numërimi me nga dy anetare secila.

- Publicitet -

Panorama Online meson se procesi do të ecë paralelisht me numërimin e votave në KZAZ-të e tjera në në të gjithë vendin.

Procesi i numërimit pritet të realizohet me dy faza, fillimisht do të numërohen votat për koalicionet apo për partitë politike, pasi te nxirret rezultati. Kutitë do të rihapen sërish për të nxjerr votat e kandidatëve në listat e hapura.

Numëruesit e dy forcave politike, duhet të plotësojnë një sërë kriteresh për të qenë pjesë e këtij procesi.  Ata nuk duhet të kenë masa ndëshkuese, të mos jenë kandidatë për deputet apo ish kandidat apo ushtarak apo police apo punonjes te SHISH.

“Dokumentacioni shoqërues për çdo propozim/anëtar përfshin: diplomën e arsimit të lartë (të noterizuar), kopjen e letërnjoftimit, vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore ose certifikatë të gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim për mosekzistencën e konfliktit të interesit, që nuk ka masa disiplinore në procese zgjedhore të mëparshme, që nuk është në funksionin e deputetit, kandidatit për deputet në Kuvend, ushtarak, punonjës i strukturave të Policisë së Shtetit ose të Shërbimit Informativ Shtetëror, apo anëtar, sekretar i një komisioni tjetër zgjedhor”, thuhet në vendimin që pritet të miratojë KQZ.

KQZ pritet të miratojë projekt vendimin, në të cilën i bën thirrje dy forcave kryesore që të propozojnë numëruesit që do të administrojnë procesin e numërimit të votave që do të vijnë nga jashtë.

“Në mbështetje të ndryshimeve më të fundit të Ligjit Nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, referuar nenit 25/2, pika 4 e 5 dhe Vendimit Nr. 406, datë 4.4.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për caktimin e numrit të Komisioneve të Administrimit, Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë (KANVVJ) dhe Grupeve të Numërimit të Votave nga Jashtë (GNVJ)”, jeni të lutur të dërgoni propozimet përkatëse për anëtarë në Komisionet e Administrimit, Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë (KANVVJ), përkatësisht nga dy anëtarë për secilën nga 7 KANVVJ-të si dhe dokumentacionin shoqërues për çdo anëtar të propozuar, që vërteton se ata plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në nenet 30 dhe 31 të Kodit Zgjedhor.

Dokumentacioni shoqërues për çdo propozim/anëtar përfshin: diplomën e arsimit të lartë (të noterizuar), kopjen e letërnjoftimit, vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore ose certifikatë të gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim për mosekzistencën e konfliktit të interesit, që nuk ka masa disiplinore në procese zgjedhore të mëparshme, që nuk është në funksionin e deputetit, kandidatit për deputet në Kuvend, ushtarak, punonjës i strukturave të Policisë së Shtetit ose të Shërbimit Informativ Shtetëror, apo anëtar, sekretar i një komisioni tjetër zgjedhor.

Këto propozime duhet të dërgohen në KQZ me shkresë zyrtare, jo më vonë se data 10 Prill 2025”, thuhet në vendimin që pritet të miratojë KQZ.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Detari says:
    April 7, 2025 at 8:42 am

    lol tragjikomike. Prodhojne sa vota i duhen, te dhenat i kane, vet i firmosin. Shfajqet ne greqi-itali etyj ishin per te justifikuar vjedhjen. Te gjithe e dime se numri real qe jetojne jashte dhe do votojne me poste eshte me pak se 100 veta.

    Reply
  • Papa says:
    April 7, 2025 at 9:10 am

    Fleta e votimit do kete nje kod qr apo te tipit tjeter por gjithsesi ajo eshte e gjurmueshme si nga kush pra kqz dhe kush voton
    Me siguri kane rene dakord ti ndajne pergjysem meqe numerojne vetem dy vete por ka nje problem
    Kush voton nga jashte mund ta fotografoje voten para se e fut ne zarf dhe nqs eshte simpatizant i partive te reja ai voten e vet mund tja kerkoi subjektit politik qe ka votuar meqe krejt votat do skanohen
    Nqs nuk arrin fleta e votimit te votuesi ai prap mund ti ankohet subjektit politik qe sipatizon dhe te kerkoje info nqs emri i tij rezulton sikur ka votuar apo jo

    Reply
  • demo says:
    April 7, 2025 at 9:29 am

    Nuk ka Rendesi kush voton,,Rendesi ka,kush numuron.-ka thene Stalini.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 7, 2025 at 9:41 am

    Numurimi votave në të gjitha QV,KZAZ..duhet të bëhej nga KOMISIONER jashtë partive politike me ARSIMTAR,NOTER,AVOKAT,etj..por nuk ka dashur NON GRATA.Pasi Ai akoma kërkon që të vjedhi votat e Partive të tjera si përherë që nga 1996,09,011,etj.
    Po kështu,Hajduti votave e pasurisë Kombëtare nuk deshi VOTIM E NUMURIM ELEKTRONIK,e pa ndodhur në asnjë PARTI OPOZITARE NË BOTË.!
    PS nuk ka nevoi të vjedh VOTA,pasi Ajo ka “.. PATRONAZHIST..” në çdo shkallë të Pallatit,Lagje,Fshat,Qark..e kudo që nga 1991 në gjuthë Shqipërinë.Këtë metodë e bën çdo parti në botë,në të kundërt nuk është PARTI POR BANDË FORCE,SI NË ELBASAN 2021-SHTET BRËNDA SHTETIT,sikurse ndodhi me badën e GAZ BARDHIT,kur nga furgoni tij nxori Tropojanin vraës të armatosur PAPLEKA që vrau Dr.Xhuvanin e paarmatosur pse ishte i PS.
    Turpi i mbuloftë banditët e PD-BANDË VRASTARE 34 VJEÇARE.!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 01 korrik 2026
  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO dhe VIDEO: Protesta përballë Parlamentit u përshkallëzua me shoqërime të dhunshme
  2. K R on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”. U tentua të ndikohej vota e eurodeputetëve për rezolutën e Vjosë-Nartës
  3. K R on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  4. Kokpalari 21 janarit on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  5. Vlora 97 on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?