Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Numërimi i votës së emigrantëve, tre anëtarët e komisionit do të zgjidhen nga KQZ, janë jo partiakë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Numërimi i votës së emigrantëve, tre anëtarët e komisionit do të zgjidhen nga KQZ, janë jo partiakë
Lajmi i funditPolitike

Numërimi i votës së emigrantëve, tre anëtarët e komisionit do të zgjidhen nga KQZ, janë jo partiakë

Published: December 28, 2024
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të hedhë një hap drejt depolitizimit të procesit të administrimit dhe numërimit të votave në 11 maj, duke larguar partitë politike nga numërimi i votës së diasporës.

Në draftin e hartuar nga KQZ, që do të diskutohet ditën e hënë është parashikuar që për votën e diasporës të ngrihen struktura të posaçme vlerësimi e numërimi të votave.

Sipas këtij drafti Komisioni i Numërimit dhe Vlerësimit të Votës nga Jashtë, dhe Grupet e Numërimit, të Votave nga Jashtë do të përbëhen nga anëtarë të caktuar nga KQZ, ndërkohë që dy partitë e mëdha PD e PS do të kenë vetëm vëzhgues.

- Publicitet -

“Komisioni i Numërimit dhe Vlerësimit të Votës nga Jashtë përbëhet nga tre anëtarë të caktuar nga KQZ, jo më vonë se 20 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Partia më e madhe e shumicës parlamentare dhe partia më e madhe e pakicës parlamentare kanë të drejtë të caktojnë nga një anëtar vëzhgues.”


Por mësohet se propozimi i KQZ për të depolitizuar procesin e numërimit të votës së emigrantëve, është i papranueshëm për opozitën.

Burime pranë PD bëjnë me dije se për votën e diasporës duhet të ruhen të njëjtat rregulla që parashikon Kodi Zgjedhor për administrimin dhe numërimin e votës së shqiptarëve që jetojnë brenda vendit.

PD sjell në vëmendje se kodi është i qartë. Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor përbëhet nga përfaqësues të mazhorancës e opozitës e po ashtu grupet e numërimit kanë një përfaqësues nga partia më e madhe e mazhorancës, një nga partia e dytë e mazhorancës dhe një nga partia më e madhe e opozitës e një nga partia e dytë e opozitës; ndaj ky rregull duhet të zbatohet edhe për votën e diasporës e cila për herë të parë do të zbatohet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit./vizionplus.tv

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Abdul Dibra says:
    December 28, 2024 at 5:16 pm

    Politika e politizoi voten qysh kur beri komisionet me perfaqesues politike.Nje krim themelor kunder demokracise nga te dy palet.Depolitizimi i administrates zgjedhore permanente dhe te perkohshme hap i madh ne drejtim te zgjedhjeve te lira.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 13 tetor 2026
  • Prapaskenat e paktit Trump-Putin për naftën: Pse “The Telegraph” përmend edhe investitorët e Zvërnecit
  • Ministri shqiptar që u kap me Mercedes të vjedhur, historia e bujshme e vitit 1999 në kufirin Shqipëri-Greqi
  • Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese
  • Faza e dytë e Territoriales, PS kërkon rishikimin e kompetencave të bashkive

Komentet e Fundit

  1. Adrian Thano on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  2. ¿? on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  3. demo on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. demo on Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  5. Tosi on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?