Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Numri i maturantëve ra me 34% në dhjetë vjet, ulet dhe numri i regjistrimeve në universitete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Numri i maturantëve ra me 34% në dhjetë vjet, ulet dhe numri i regjistrimeve në universitete
EkonomiLajmi i fundit

Numri i maturantëve ra me 34% në dhjetë vjet, ulet dhe numri i regjistrimeve në universitete

Published: June 5, 2024
Shpërndaje

Këto ditë, maturantët po u nënshtrohen provimeve përmbyllëse në studimet e detyrueshme të ciklit parauniversitar, por të dhënat zyrtare nga Ministria e Arsimit tregojnë se numri i tyre gjatë 10 viteve të fundit ka pësuar rënie me 34%. Në vitin 2014, në provimet e maturës morën pjesë 42,318 nxënës, ndërsa këtë vit, rreth 28 mijë maturantë, 14 mijë më pak ose -34%.

Numri i maturantëve këtë vit rezulton të jetë reduktuar me 7% në krahasim me vitin 2023. Reduktimi i të rinjve maturantë do të thotë më pak studentë në universitetet e vendit në të ardhmen. Shumë degë, sidomos ato të mësuesisë, rrezikojnë të mbyllen.

Vitin e kaluar u regjistruan në universitet rreth 22 mijë maturantë, nga rreth 30 mijë gjithsej, teksa shifrat sugjerojnë se këtë shtator, numri i të rinjve drejt auditorëve do të jetë edhe më i ulët.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, tregu i punës po vuan nga mungesa e punonjësve dhe aftësive në të gjithë sektorët. Reduktimi i fuqisë punëtore dhe rënia e cilësisë mësimore (testi PISA 2022) pritet të vështirësojë edhe më shumë situatën, teksa bizneset dhe qeveria janë angazhuar që të përmbushin mungesat me punonjës të huaj.

Zhvillimet demografike lajmërojnë se gjatë dekadës në vijim do të thellohet rënia e numrit të maturantëve dhe studentëve.

Rënia e lindjeve, emigracioni i përqendruar në moshat e reja, pritet të çojë numrin total të studentëve që regjistrohen në vit të parë jo më shumë se 10 mijë në vitin 2032 dhe jo më shumë se 50-60 mijë studentë gjithsej në universitete, nga rreth 120 mijë që ishin në vitin akademik 2022-2023.

Ekspertët sugjerojnë se kjo tendencë nuk duhet konsideruar si një sfidë, por një shans për të rritur cilësinë e studimeve në universitetet dhe për t’iu kthyer atyre funksionet që u takojnë në dije dhe në angazhimin në shkencë.

Zhvillimet demografike dhe ato të teknologjisë tregojnë se në dekadat në vijim, degët e TIK-ut dhe të shëndetit do të jenë ofruesi i madh i vendeve të punës në të gjithë botën. Kjo tendencë po vihet re edhe tek universitetet shqiptare në të cilat në vitet e fundit ka një përqasje më të mirë për të përzgjedhur.

Në Universitetin e Tiranës, programi i studimit që kishte më shumë interes ishte informatika me Financa, Informatika Ekonomike dhe Drejtësia që pothuajse ezauruan kuotat që në raundin e parë, ndërsa degët që kishin më pak interes ishin gjuhët e huaja, ku në raundin e parë mbeten mbi 90 për qind të kuotave të lira.

Gjithashtu degë të tilla si shkencat politike, Fizika, Historia, Gjuhë -letërsia, arkeologjia, Biologjia, Filozofia kishin mbi 70-80 për qind të kuotave të lira në raundin e parë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben says:
    June 5, 2024 at 10:27 am

    Proces integrimi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë
  • SHBA feston 4 Korrikun: nga historia, te tradita dhe festimet
  • Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qendro
  • VIDEO: Nisin homazhet për Ali Khamenein, miliona njerëz mbushin rrugët e Teheranit
  • 4 Korrik 2026

Komentet e Fundit

  1. Oso Shkodrani on A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  2. Anonymous on Kur KM poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  3. Ganua on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Era on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  5. 下载陪陪我交友平台软件 on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?