Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Numri i nxënësve në zonat rurale ra me 40% në një dekadë, dy herë më shumë se në qytete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Numri i nxënësve në zonat rurale ra me 40% në një dekadë, dy herë më shumë se në qytete
EkonomiLajmi i fundit

Numri i nxënësve në zonat rurale ra me 40% në një dekadë, dy herë më shumë se në qytete

Published: August 28, 2024
Shpërndaje

Gati një vit pas përfundimit të Cens 2023, INSTAT nuk po publikon të dhënën kryesore të popullsisë që banon në fshat dhe asaj që banon në qytet, por nisur nga numri i nxënësve në shkolla duket se gjatë dekadës së fundit popullsia rurale e vendit ka pësuar rënie të fortë.

Të dhënat nga Ministria e Arsimit tregojnë se nga viti 2012 në vitin 2022 numri i nxënësve të regjistruar në shkollat e fshatrave pësoi rënie me rreth 40 për qind ndërsa numri i nxënësve në shkollat e qytetit ka pësuar rënie me 20 % për të njëjtën periudhë.

Ministria e Arsimit raportoi se në vitin shkollor 2012-2013 ishin në shkollat e fshatrave të vendit ishin të regjistruar mbi 186 mijë nxënës, ndërsa numri i tyre ra në 113 mijë ose 40 për qind më pak në vitin shkollor 2021-2022.

- Publicitet -

Në shkollat e qytetit në vitin 2012 u regjistruan mbi 204 mijë nxënës, ndërsa në vitin 2021 mbi 164 mijë ose 19.4% më pak.

Numri i saktë i banorëve që jetojnë në zonat urbane dhe rurale është vendimtare për politikat publike dhe të kompanive që të mund të hartojnë strategji dhe plani biznesi të drejta.

Popullsia e vendit ka pësuar tkurrje me rreth 14.8 për qind ose me rreth 420 mijë banorë ndërmjet dy censeve 2021 dhe 2023, por të dhëna të tërthorta tregojnë se, popullsia e zonave rurale ka pësuar rënie më të fortë për shkak të migracionit të dyfishtë brenda dhe jashtë vendit.

Numri i nxënësve në shkollat rurale tregon se popullsia e zonave rurale ka rënë me ritme dy herë më të larta në qytete. Gjithashtu përgjysmimi i numrit të bagëtive në dekadën e fundit ilustron këtë fakt. Pasi rënia lidhet kryesisht me falimentin e fermave të vogla me 1-3 krerë që përfaqësojnë ekonomi të vogla familjare.

Numri i fëmijëve në vendin tonë është duke u pakësuar me shpejtësi vitet e fundit kryesisht prej emigracionit të lartë te të rinjve dhe normave të ulëta të fertilitetit.  Gratë në moshë riprodhimi po lindin gjithnjë e më pak fëmijë dhe mosha për martesë po rritet si për burrat dhe për gratë.

Gjithashtu lëvizjet brenda vendit janë duke krijuar një efekt negativ të dyfishtë për popullsinë banuese në zonat rurale. Për shkak të rënies së numrit të nxënësve vit pas viti mbyllen dhjetëra shkolla. Nga ana tjetër mbyllja e shkollave detyron familjet e mbetura të zhvendosen në qendrat më të mëdha urbane për të vijuar shkollimin ë fëmijëve.

Të dhënat e tërthorta sugjerojnë se popullsia në fshat ka pësuar ulje me të fortë se ajo në qytete dhe gjithashtu popullsia në zonat rurale është me plakur se në qytete pasi ka pasur emigracion me të fortë të të rinjve. Këto zhvillime do të ndikojnë për keq sidomos prodhimin bujqësor.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Sulo Palla says:
    August 28, 2024 at 8:50 pm

    Duhen hap shkolla per personat mbi 60 vjec.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze
  • U shkarkua nga Veliaj, reagon Sulaj: Mirënjohje Kryeministrit Rama
  • Pas Anuela Ristanit, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e tregut të ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?