Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nxënës që u futën me telefon morën 9.5″, maturantët njoftojnë protestë para Ministrisë së Arsimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Nxënës që u futën me telefon morën 9.5″, maturantët njoftojnë protestë para Ministrisë së Arsimit
AktualitetKronike

“Nxënës që u futën me telefon morën 9.5″, maturantët njoftojnë protestë para Ministrisë së Arsimit

Published: June 27, 2022
Shpërndaje

Brenda një harku të shkurtër kohor, maturantët janë njohur me rezultatet e te tria provimeve me detyrim, ndërkohë që premtohen shumë shpejt edhe rezultatet e lëndës me zgjedhje.

Testi i Matematikës ishte ai që i vuri “vulën” zemëratës së të rinjve, që deri dje ishin më të qetë krahasuar me vitet e kaluara, ku çdo tezë është kontestuar. Një lumë pakënaqësish kanë vërshuar në rrjete sociale nga maturantët që thonë se do të protestojnë sot në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit.

Protesta

Pas protestës së të shtunës së javës që shkoi për tezën e provimit me zgjedhje, e cila, sipas tyre, nuk përputhej me programin e lëndës të zhvilluar në shkolla, maturantët do të dalin sërish sot në rrugë për të kundërshtuar skemën e vlerësimit të provimit të dytë me detyrim, Matematikës. Pas lumit të komenteve negative në “Facebook”, zemërata do të zhvendoset sot përpara Ministrisë së Arsimit, për atë që ata e cilësojnë si “mund i çuar dëm”. “Të harxhosh miliona lekë në vit kurs, të punosh dhe natën me Matematikën dhe të shohësh notën 6 në provim, nuk kam fjalë. Mund në vite i çuar dëm. E dija që do dilja keq, por jo kaq. Edhe Biologjia kushedi se çfarë do të na nxjerrë, duke parë skemën e vlerësimit. Ndërkohë, nxënës që u futën me telefon morën 9.5. Shpresoj të vijnë në protestë sa më shumë nxënës”, shprehet një nga të rinjtë e indinjuar në rrjete sociale.

- Publicitet -

Qarku që thyen rekord me rezultate maksimale

Dalin notat e Matematikës Rezultatet e provimit të Matematikës për shumicën e maturantëve ishin më shumë se sa zhgënjyese. Nga 29 mijë e 829 maturantë pjesëmarrës në provim, plot 1729 maturantë kanë rezultuar mbetës, ose 5.7%, i përafërt me atë të vitit të kaluar, ku kalueshmëria ishte në nivelin 94% në rang kombëtar. Pavarësisht pakënaqësive, ka pasur një numër të konsiderueshëm maturantësh që kanë rrëmbyer dhjetën absolute, 10.00. plot 234 të tillë, nga vetëm 36 vitin e kaluar. Një tjetër tregues i trendit pozitiv të të dhënave të përgjithshme është nota mesatare, e cila gjithashtu ka ardhur në rritje. Nga 6.75 vitin e shkuar, maturantët e 2022 kanë një mesatare totale në nivelin e 6.88.

Sipas grafikut të notave në rang qarku të përpunuar nga disa të rinj të “Portali studentor”, Kukësi rezulton “kampion” me mesataren më të lartë, 8.43, ndjekur nga Durrësi, Lezha, Tirana e Shkodra. Por jo vetëm në Matematikë. Maturantët e Kukësit kanë shkëlqyer edhe në dy provimet e tjera me detyrim, Gjuhë e huaj dhe Gjuhë shqipe e letërsi, me mesatare në rang qarku përkatësisht 8.39 dhe 7.83. Ky fenomen nuk ndodh vetëm sivjet në fakt, por edhe më herët.

Janë ekspertët e pavarur apo ata të Ministrisë së Arsimit që mund të përmendin arsyet që renditin të rinjtë e qytetit verilindor në krye të “top” listës së të shkëlqyerve në mbarë vendin, në një kohë që nuk përfshihen në asnjë olimpiadë kombëtare a ndërkombëtare. Nga ana tjetër, administrimi vijon të përmendet si një ndër pikat më të forta të maturës, pavarësisht se rëndom, tezat bëjnë xhiron në rrjete sociale ndërkohë që të rinjtë testohen.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Nje mergimtar says:
    June 27, 2022 at 7:31 am

    Eshte per te ardhur keq ,kur per disa vite resht shohim “protesta” maturantesh per testet e provimeve te matures.Ministria e Arsimit duhet ti kish vendosur pikat mbi “i” e ti kishte sheshuar problemet.Fakti qe ne provimin e matematikes 237 -maturante kane marre noten maksimale tregon nuk kemi difekte te tezes me programin e lendes.Mturantet dhe prindrit duhet ti shohin difektet ne punen e tyre per pervetesimin e njohurive.Jo gjithmon ta kerkojme fajin tek gabimet e testit por edhe tek puna e mesuesave dhe e nxenesve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • Dekalog për Kryeministrin
  • Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  • Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
  • Deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën Kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  2. Tepelen on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Gjirokastra on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Spinoza on DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
  5. X on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?