Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nxënësi theu krahun në shkollë, drejtoresha…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nxënësi theu krahun në shkollë, drejtoresha…
AktualitetKronike

Nxënësi theu krahun në shkollë, drejtoresha…

Published: November 15, 2023
Shpërndaje

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi i cili sipas drejtoreshës së shkollës  është pezulluar nga detyra se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije. Por pezullimi ka ardhur pasi mësuesi është ankuar për drejtoreshën për moskryerjen e detyrave funksionale.

Drejtoresha e shkollës nuk lajmëroi ambulancën dhe institucionet për incidentin, pezulloi mësuesin që u ankua për të. Pretendimi i saj është se mësuesi ka ushtruar dhunë, por këtë gjë nuk e ka kallëzuar askund. E gjithë ngjarja e ka zanafillën në datën 3 nëntor në shkollën “Meleq Gosnishti” në Patos.

Aleksandër Semanjaku mësues prej 45 vitesh në arsimin fillor, ankohet në emisionin Fiks Fare se drejtoresha e ka pezulluar nga detyra padrejtësisht. “Në pushimin e gjatë një nxënës i klasës së 8-të i ka thyer krahun një nxënësi të klasës së 5-të, unë shtyva nxënësin e klasës së 8-të në mënyrë që t’i ndaja, më vonë më akuzuan për dhunë,” – tregon mësuesi.

- Publicitet -

Me sy të përlotur ai thotë se nuk ka dhunuar kurrë një fëmijë dhe nuk ka marrë kurrë asnjë vërejtje në profesionin e tij. Por masa e pezullimit erdhi se mësuesi u ankua për drejtoreshën e shkollës, pasi kjo e fundit nuk mori asnjë masë për nxënësin e dëmtuar. Minimalisht nuk lajmëroi ambulancën dhe asnjë institucion.

“Sapo u ankova për drejtoreshën, ajo më pezulloi me arsyetimin se kam dhunuar”, – thotë mësuesi. Ballafaqimi mes mësuesit dhe drejtoreshës së shkollës bëhet në zyrën e saj, ku kjo e fundit herë thotë ke ushtruar dhunë herë nuk ke ushtruar, dhe pas bisedave ka një vendim pezullimi në të cilin thuhet se pezullimi erdhi se u ankua një prind.

Ndërkohë në takimin që mësuesi bëri me drejtoreshën e Zyrës Vendore Arsimore Patos, Zamira Velçani, kjo e fundit ishte e qartë se mësuesi u pezullua për hakmarrje nga drejtoresha. Ajo i thotë se ankesa e tij kundrejt drejtoreshës ishte strumbullari i pezullimit.

Por ndryshe sillen drejtueset kur shkojnë gazetarët e Fiksit. Drejtoresha e shkollës, Entela Kënaçi nuk pranon që mësuesi ka ushtruar dhunë, ajo thotë se e pezulloi mësuesin pasi pa faktet por nuk tregon çfarë faktesh. Ajo pranon se nuk ka lajmëruar asnjë institucion për situatën në shkollë.

Drejtoresha e ZVA-këtë herë është e qartë, ajo thotë unë nuk kam parë dokumentet dhe nuk e njoh situatën, ndaj kërkon një shkresë zyrtare, ndryshe nga biseda me mësuesin ku fajësonte këtë të fundit për ankesën ndaj drejtoreshës.

Ndërkohë drejtoresha e DRAP, Flutura Meçaj, edhe pse kjo situatë kishte 10 ditë që kishte ndodhur, nuk dinte që ka një mësues të pezulluar. Meçaj premton për gazetarët se do ngrihet një grup pune që do sqarojë të gjitha veprimet e drejtoreshës.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?