Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Objekte mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Objekte mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t
BoteKuriozitete

Objekte mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t

Published: August 8, 2026
Shpërndaje

Pentagoni ka publikuar një tjetër grup dokumentesh të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke përfshirë video të reja, dokumente dhe materiale që datojnë nga viti 1953 deri në vitin 2026.

Në materialet e publikuara, shfaqen disa objekte misterioze, mes tyre një sferë e errët që lëviz me shpejtësi mbi një zonë të banuar në Lindjen e Mesme dhe një tjetër objekt në formë sfere që shfaqet mbi Oqeanin Paqësor dhe më pas zhduket për pak çaste nga pamja.

Publikimi i fundit përmban 41 materiale, përfshirë mbi 10 video, tre imazhe dhe një numër të madh dokumentesh në format PDF. Bëhet fjalë për publikimin e pestë të këtij lloji nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

- Publicitet -

Një prej videove, e regjistruar në vitin 2021 mbi Gjirin e Omanit, duket se tregon një objekt të errët, të përshkruar në dokumente si një “cold orb”. Objekti lëviz në mënyrë të çrregullt dhe, sipas përshkrimit zyrtar, mund të ketë pasur një diametër rreth 1.2 metra.

Një tjetër video, e regjistruar nga një sensor ushtarak amerikan në një vend të pazbuluar në Lindjen e Mesme në vitin 2025, tregon një sferë që lëviz në vijë të drejtë mbi një zonë që duket si lagje banimi.

Në një dokument të deklasifikuar të FBI-së përfshihet edhe dëshmia e një ish-piloti ushtarak, i cili tha se kishte parë drita të pazakonta gjatë një fluturimi nga Bostoni drejt Dublinit në tetor 2023. Sipas tij, dritat shfaqeshin kryesisht mes mesnatës dhe orës 03:00, duke u bërë gradualisht më të ndritshme përpara se të zhdukeshin.

Piloti deklaroi se disa prej tyre qëndronin të palëvizshme, ndërsa të tjera lëviznin në vijë të drejtë dhe në disa raste ndryshonin drejtim. Ai tha se kishte parë variante të ngjashme të këtyre dritave të paktën dhjetë herë.

Një tjetër material, i filmuar mbi Oqeanin Paqësor në vitin 2019, shfaq një sferë të zezë që duket se zhduket nga pamja dhe më pas rishfaqet. Në dokumentacion sqarohet se pamjet fillestare janë marrë nga një sensor, ndërsa ekrani është filmuar me një pajisje në dorë, gjë që mund të shpjegojë disa prej dridhjeve dhe ndryshimeve të dukshme në figurë.

Dokumente që datojnë nga vitet ’50

Mes materialeve të reja gjendet edhe një dokument i vitit 1953, i përgatitur nga Qendra e Interpretimit Fotografik të Marinës amerikane. Dokumenti analizon dy video të regjistruara në Montana dhe Utah në vitet 1950 dhe 1952.

Sipas përfundimeve të qendrës, objektet në pamje dukeshin se rritnin madhësinë e tyre ndërsa rritej “ndriçimi”. Analiza arrinte në përfundimin se karakteristikat e tyre ishin “të papajtueshme me ato të fenomeneve natyrore”.

Tre imazhet e publikuara në këtë grup nuk janë fotografi të objekteve, por rindërtime artistike, të bazuara në dëshmi të personave që pretendojnë se kanë përjetuar takime me objekte të pazakonta.

Një prej tyre paraqet një objekt të madh në formë trekëndëshi të errët në qiell, me drita të rrumbullakëta në secilin prej tre skajeve. Sipas dokumentit, pamja është bazuar në dëshminë e dy ish-pjesëtarëve të ushtrisë amerikane për një incident të vitit 2011.

Publikimi i këtyre materialeve vjen në një periudhë kur interesi publik dhe politik në SHBA për fenomenet e paidentifikuara ajrore është rritur ndjeshëm. Në vitin 2022, Kongresi amerikan zhvilloi seancën e parë publike mbi UFO-t pas rreth pesë dekadash.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka premtuar se publikimi i dokumenteve do të vazhdojë. Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se materiale të tjera do të bëhen publike “në mënyrë të vazhdueshme”.

Megjithatë, publikimi i pamjeve dhe dokumenteve nuk përbën provë se objektet janë me origjinë jashtëtokësore. Termi UAP përdoret nga autoritetet amerikane për fenomene ose objekte të pazbuluara që nuk janë identifikuar ende, pavarësisht nëse ndodhen në ajër, në tokë apo nën ujë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Lala i Myzeqesë, pa Myzeqe says:
    August 8, 2026 at 9:34 am

    Sa herë që iu hynë në bythë amerikanëve, kujtohen për UFO-t.

    Reply
  • ¿? says:
    August 8, 2026 at 12:07 pm

    Edhe mbi Tirane ishte pare nje gje qe fluturonte ne menyre te çrregullt, me drita qe ndizeshin dhe fikeshin. Kur e kishin analizuar me kujdes kishin pare qe ishte Edvini i Kristaqit qe i kishte hjundet te lyera me te bardhe dhe nje presh ne b&the. Nga prapa e ndiqte nje tjeter me presh ne b&the po nuk kuptohej mire a ishte Saliu apo Tritani.

    Reply
    • Të thuash të vërtetën says:
      August 8, 2026 at 4:53 pm

      Na shkriva gazit o pithpyetje humorist i madh je na shpëtoi në brekë nga e qeshura . Rrotë kari e kokë loqe .

      Reply
      • ¿? says:
        August 9, 2026 at 12:11 pm

        Kurse ti qe kujton se thua te verteten ik e lahu shpejt se na qelbe era mut. Meqe ra llafi, sepse me kujton nje mut edhe me te vjeter, qe ka nderruar nickun, po kot e perzien te verteten me hajvanlleqet e tua, po ajo kakë qe ke qene gjithnje je.

        Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?