Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OBSH: Studimi i Shqipërisë ofron prova se vaksinat përforcuese për punonjësit shëndetësore janë jetike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > OBSH: Studimi i Shqipërisë ofron prova se vaksinat përforcuese për punonjësit shëndetësore janë jetike
KryesoreShendetesi

OBSH: Studimi i Shqipërisë ofron prova se vaksinat përforcuese për punonjësit shëndetësore janë jetike

Published: October 16, 2023
Shpërndaje

Një studim i ri në Shqipëri ka sjellë prova të reja se përforcuesi i vaksinës COVID-19 ofron mbrojtje të shkëlqyer kundër infeksionit SARS-CoV-2 te punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Studimi u krye nga Instituti Shqiptar i Shëndetit Publik, Qendra e Evropës Juglindore për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën dhe Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Në studim u zbulua se punonjësit shëndetësorë që morën një përforcues Covid-19 gjatë valës Omicron kishin 88% më pak gjasa të sëmureshin me COVID-19 sesa punonjësit e pavaksinuar shëndetësorë.

I kryer mes afro 1 mijë e 500 punonjësve shëndetësorë në tri spitale nga janari deri në maj 2022 (periudhë kur Omicron qarkulloi gjerësisht në Shqipëri), studimi ofron prova mbi efektivitetin e përforcuesit të vaksinës COVID-19, dëshmi që ka munguar në vendet me të ardhura mesatare në mbarë botën.

- Publicitet -

“Me infeksionet e Covid-19 në rritje përsëri në Shqipëri dhe globalisht, gjetjet e studimit janë një kujtesë e rëndësishme që vaksinat mbeten mënyra më e mirë për t’u mbrojtur kundër Covid-19,” thotë Silvia Bino, autore e studimit dhe Shefja e ISHP.

Bino thotë se të gjithë punonjësit e shëndetësisë, si dhe popullatat e tjera të cenueshme të bëjnë vaksinën e Covid-19 dhe të gripit këtë vjeshtë dhe dimër, që të zvogëlojnë rrezikun e infektimit.

Thirrja e Binos vjen në një kohë kur marrja e vaksinës perforucuese mbetet e ulët në Shqipëri dhe vende të tjera në Ballkan dhe në të gjithë Rajonin Europian të OBSH-së, i cili mbulon 53 vende në Europë dhe Azinë Qendrore.

OBSH rekomandon që punonjësit shëndetësorë të vijës së parë të marrin një përforcues Covid-19 12 muaj pas vaksinës së fundit.

Për më tepër, OBSH thotë se grupet e tjera të rrezikuar, duke përfshirë të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore të marrin një përforcues Covid-19 6 ose 12 muaj pas dozës së tyre të mëparshme të vaksinës, në varësi të moshës ose problemeve kronike.

Që nga shtatori 2023, vetëm 20% e punonjësve shëndetësorë në Shqipëri kishin marrë një dozë përforcuese kundër Covdi-19 dhe shumica e atyre dozave përforcuese ishin marrë më shumë se një vit më parë.

Kjo marrje e ulët e dozës përforcuese ka ndodhur pavarësisht rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që të gjithë punonjësit shëndetësorë të marrin një përforcues të vaksinës COVID-19 në vitin 2023.

“Vaksinimi i punonjësve nuk është kritike vetëm për to por edhe për shëndetin e pacientëve të tyre. Ndihmon gjithashtu për të siguruar një sistem shëndetësor mirëfunksional dhe të fortë që mund të përballojë më mirë presionin e shtuar këtë vjeshtë dhe dimër, dhe në fund, kujdes më të mirë për njerëzit, shëndeti i të cilëve është parësor”, tha Albana Fico, drejtoresha e QSUT.

“Ndërsa studimi mati efektivitetin e vaksinës përforcuese, studime të tjera kanë gjetur vazhdimisht se dozat përforcuese të Covid-19 shpëtojnë jetë dhe mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda,” tha Iris Finci, epidemiologe në OBSH/Europë dhe autore kryesore e studimit.

Në të gjithë Rajonin Europian të OBSH-së, Covid-19 vazhdon të shkaktojë infeksione, shtrime në spital dhe vdekje dhe variante të reja vazhdojnë të qarkullojnë.

Ka gjithashtu të ngjarë që gripi, virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe Covid-19 të qarkullojnë përsëri në të njëjtën kohë këtë vjeshtë dhe dimër, gjë që mund të çojë në rritje të infeksioneve dhe dhe mund të ushtrojë më shumë presion mbi shërbimet shëndetësore.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?