Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OECD: Shqipëria ka numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullsinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > OECD: Shqipëria ka numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullsinë
AktualitetEkonomi

OECD: Shqipëria ka numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullsinë

Published: November 4, 2025
Shpërndaje

Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendeve me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë në vitin 2023.

Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22.1 ishin emigrantë në 38 vendet OECD, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë përpara vendeve të tjera si Rumania si vendi i dytë me 12.7 emigrante për 1000 banorë, Bullgaria (11.9) apo Kuba (10.6) (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ky nivel i lartë emigrimi nënkupton se gati një në çdo 4 shqiptarë ka emigruar jashtë vendit, duke reflektuar përmasat e jashtëzakonshme të lëvizjes demografike që ka prekur vendin tonë gjatë dekadës së fundit.

- Publicitet -

Shqipëria, ndryshe nga vendet me konflikte apo kriza humanitare, si Siria apo Afganistani, po përjeton një emigracion të motivuar kryesisht nga faktorë ekonomikë dhe socialë të tilla si, mungesa e mundësive në tregun e punës, pagat e ulëta, rritja e kostove të jetesës dhe perceptimi i një të ardhmeje më të mirë jashtë vendit.

Në kontekstin europian, fakti që Shqipëria e tejkalon disa herë mesataren e rajonit dhe të BE-së tregon një boshatisje të vazhdueshme të popullsisë aktive po përkthehet në mungesë fuqie punëtore, plakje të shpejtë të shoqërisë dhe presion mbi sistemet e sigurimeve shoqërore.

Ndërsa vendet fqinje po arrijnë të ngadalësojnë ritmet e emigracionit përmes rritjes ekonomike, Shqipëria vazhdon të humbasë një pjesë të madhe të qytetarëve të saj drejt vendeve të OECD-së, kryesisht Italisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ky tregues e kthen emigracionin në një nga sfidat më të mëdha strukturore të ekonomisë shqiptare, me pasoja të drejtpërdrejta në produktivitet, konsum dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.

Motivi kryesor i emigracionit mbetet niveli i ulët ekonomik. Paga mesatare në Shqipëri është ende shumë më e ulët se në vendet e destinacionit të emigrantëve shqiptarë, veçanërisht në Itali, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse ekonomia ka pasur rritje të qëndrueshme në shifra, kjo nuk është përkthyer në një përmirësim të ndjeshëm të jetesës për shtresat e mesme dhe të ulëta. Çmimet e larta, qiratë e papërballueshme dhe mundësitë e kufizuara për punë të paguara mira kanë shtyrë shumë të rinj dhe profesionistë të kërkojnë një jetë më të qëndrueshme jashtë.

Një faktor tjetër i fortë është mungesa e perspektivës dhe besimit te institucionet. Shumë shqiptarë e shohin emigrimin si mënyrën e vetme për të pasur siguri ekonomike dhe sociale, për shkak të perceptimit të korrupsionit, mungesës së meritokracisë dhe pasigurisë politike. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të rinjtë, të cilët ndihen të përjashtuar nga vendimmarrja dhe mundësitë e zhvillimit profesional.

Gjithashtu shpopullimi strukturor lidhet me valët e mëparshme të emigracionit: shqiptarët që kanë emigruar vite më parë, tani po tërheqin familjarë të tjerë përmes bashkimit familjar apo kontratave të punës. Kjo po krijon një efekt zinxhir, ku çdo brez i ri e sheh emigrimin si rrugë të natyrshme jetese.

Nga ana tjetër shërbimet e dobëta publike, sidomos në arsim dhe shëndetësi po bëhet shkak për emigrimin e shumë familjeve të arsimuara, të cilat largohen për tu ofruar fëmijëve të tyre një arsim më cilësor dhe mundësi karriere në tregjet perëndimore.

Nëse këto tendenca vazhdojnë, Shqipëria rrezikon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në moshë pune, duke e bërë më të vështirë rritjen ekonomike dhe zhvillimin afatgjatë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Antipatronazhisti says:
    November 4, 2025 at 3:15 pm

    Komenti i patronazhisteve : OECD – ne e paska blere Berisha.

    Reply
  • xxx says:
    November 8, 2025 at 11:08 am

    E megjithate e fshehin faktoret e vertet kryesor pas atij ekonomik. A thua njeriu shqiptar eshte kafshe qe i mbaroi silazhi e foragjerja, ndaj shkoi te kullose nga fusha matane.
    Nderkonmbetaret, nepermjet mekembesit te tyre injorant e arrogant Edvinrama, dhe pitbullit hungerues Berisha, e katandisen te ardhmen e ketij vendi ne rruge qorre, pa dalje, ne burg. Burgun e marrdhenieve te mbrapshta njerezore.
    Nderkombetaret na dhane dhjerokracine per te na ngulur maskarallekun. Njeriu per njeriun ujk.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?