Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OKB jep lajmin: Arrihet marrëveshja Rusi-Ukrainë, pritet eksportimi i miliona tonë grurë ukrainas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > OKB jep lajmin: Arrihet marrëveshja Rusi-Ukrainë, pritet eksportimi i miliona tonë grurë ukrainas
BoteKryesore

OKB jep lajmin: Arrihet marrëveshja Rusi-Ukrainë, pritet eksportimi i miliona tonë grurë ukrainas

Published: July 14, 2022
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të mërkurën se është rënë dakord gjerësisht për një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës, me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara, për të eksportuar miliona tonë grurë ukrainas të bllokuar nëpër depo që kur filloi agresioni rus më 24 shkurt.

“Sot u shënua një hap i rëndësishëm dhe thelbësor,” u tha zoti Guterres gazetarëve për zhvillimet në bisedime në Stamboll midis katër palëve. “Një hap në rrugën drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.”

Shefi i OKB-së theu heshtjen publike për negociatat, duke cituar një deklaratë të ministrit të mbrojtjes së Turqisë, i cili tha se është arritur një marrëveshje për pikat kryesore, përfshirë krijimin e një qendre koordinimi me Rusinë, Ukrainën dhe OKB-në; marrëveshje për kontrollet e grurit në porte; dhe sigurinë e anijeve që transportojnë grurin nga Odesa.

- Publicitet -

“Sigurisht, ky ishte takimi i parë,” vuri në dukje zoti Guterres. “Përparimi ishte jashtëzakonisht inkurajues. Tani, delegacionet po kthehen në kryeqytetet e tyre dhe shpresojmë se hapat e ardhshëm do të na lejojnë të arrijmë një marrëveshje zyrtare.”

Zoti Guterres nuk tha se kur do të ishte gati marrëveshja përfundimtare, por ai tha se shpresonte që palët të mblidheshin përsëri javën e ardhshme dhe të kishin një gati një marrëveshje përfundimtare.

Një zyrtar i OKB-së me dijeni për bisedimet tha se ishte një takim i rëndësishëm mes rusëve dhe ukrainasve ku ata arritën të bënin përparim të konsiderueshëm. në

Më shumë se 20 milionë tonë drithë ukrainas po mbahen në depo në portin e Odesës në Detin e Zi dhe dhjetëra anije janë bllokuar nga Rusia. Turqia tha se ka 20 anije tregtare në pritje, të cilat mund të ngarkohen shpejt dhe të dërgohen në tregjet botërore.

Marrëveshja për drithërat ka muaj që diskutohet. Zyrtarët e OKB-së ngritën alarmin pothuajse menjëherë pas fillimit të luftës për pasojat për sigurinë globale ushqimore nëse Ukraina, e cila është një nga eksportuesit kryesorë në botë të drithërave, nuk arrin të nxjerrë nga vendi eksportet.

Programi Botëror i Ushqimit thotë se 276 milionë njerëz në mbarë botën po përballeshin me urinë akute në fillim të këtij viti. Ata parashikojnë që ky numër të rritet me 47 milionë njerëz nëse konflikti në Ukrainë vazhdon./VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben says:
    July 14, 2022 at 7:19 am

    Përpara Sulltan Erdoan

    Je shpresë për popullin

    Tregoju vendin zullumqarëve

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?