Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OKB rrëzon rezolutën e SHBA për Ukrainën, Shqipëria rreshtohet në krah të BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > OKB rrëzon rezolutën e SHBA për Ukrainën, Shqipëria rreshtohet në krah të BE
Lajmi i funditPolitike

OKB rrëzon rezolutën e SHBA për Ukrainën, Shqipëria rreshtohet në krah të BE

Published: February 25, 2025
Shpërndaje

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi të hënën një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara për përvjetorin e tretë të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës, e cila mban një pozicion neutral ndaj konfliktit, ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje për ndërprerjen e luftës.

Rezoluta e shkurtër pasqyron ndryshimin e politikës së Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës nga Presidenti Trump pas marrjes së detyrës muajin e kaluar dhe qëndrimin e tij më pajtues ndaj Rusisë. Ky është një ndryshim nga administrata e ish-presidentit Joe Biden, e cila udhëhoqi përpjekjet në OKB për të mbështetur Ukrainën gjatë gjithë luftës.

“Kjo rezolutë na vendos në rrugën drejt paqes”, u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, diplomatja amerikane Dorothy Shea. “Është një hap i parë, por vendimtar – për të cilin të gjithë duhet të jemi krenarë. Tani ne duhet ta përdorim atë për të ndërtuar një të ardhme paqësore për Ukrainën, Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar.”

- Publicitet -

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, pranoi “ndryshime konstruktive” në pozicionin e Shteteve të Bashkuara për konfliktin. Ai i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se rezoluta nuk ishte “një zgjidhje ideale”, por “një pikënisje për përpjekjet e ardhshme drejt zgjidhjes paqësore”.

Rezoluta u miratua me 10 vota pro, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara dhe abstenime nga Britania dhe katër anëtarët evropianë të Këshillit. Asnjë anëtar nuk votoi kundër rezolutës.

Franca dhe Britania ishin përpjekur të siguronin një shtyrje të votimit, por dështuan. Më pas ato, së bashku me Danimarkën, Greqinë dhe Slloveninë, kërkuan ndryshime në tekstin e propozimit të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë zëvendësimin e formulimit “konflikti Rusi-Ukrainë” me “sulmin në shkallë të gjerë të Federatës Ruse ndaj Ukrainës”.

Ata gjithashtu donin të përfshinin gjuhën që mbështeste sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe për një “paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që përbëhet nga 15 anëtarë ishte bllokuar gjatë gjithë luftës në Ukrainë dhe nuk ishte në gjendje të ndërmerrte asnjë veprim, sepse Rusia ka të drejtën e vetos.

Por Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh ka mbështetur vazhdimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe ka bërë thirrje për një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në përputhje me Kartën e OKB-së.

Organizata e Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë më herët të hënën rezolutën amerikane për të zbutur qëndrimin e Asamblesë së Përgjithshme ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh votoi mbi projekt-rezolutat rivale, një nga Uashingtoni dhe një e shkruar nga Ukraina dhe shtetet evropiane për të shënuar përvjetorin e tretë të sulmit rus në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara u detyruan të abstenonin në votimin e rezolutës së tyre, pasi vendet evropiane ndryshuan me sukses versionin e Uashingtonit për ta formuluar në një mënyrë të tillë që pasqyronte mbështetjen e OKB-së për Kievin gjatë luftës, përfshirë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Abdul Dibra says:
    February 25, 2025 at 1:13 pm

    Putini kanos boten me bomba atomike,Trump me luften e 3 te botërore. Te dyja jane te mundshme me lider te tille, e trishte kur mendon se qindra milion jete,mbase miliarda, jane te varur nga keta dy njerez, te shohim.

    Reply
  • Flamur Struga says:
    February 26, 2025 at 11:24 am

    Nje shtet keshtu si eshte SHBA,nuk do lejoj qe nje putin ne moske dhe nje tjeter ne Uashington,te bejne pazare sipas orekseve te tyre.SHBA,eshte fanari ndricues i botes,ketu egziston Kushtetuta,ligji ,mbi te cilin nuk mundet te jete nje satrap nje tregetar per te luajtur me nderin forcen vigane ,kuadrot qe i ka krijuar SHBA, ne te gjitha poret e jetes ,instituciinet e keti shteti,te forte te fuqishem.Popujt e botes te cilet luftojne per LIRI bazohen tek themelet e keti shteti gjigand,kot perpiqen tregetaret ta venisin reputacionin e keti Dielli boteror.Vendimi i OKB eshte nje vendim i drejt dhe human ..nuk e lejon askushi qe : rrolin te cilin e kushte SHBA,te venitet nga nje tregetar i mjere.Syrin e ka te pa ngopur si ai i moskes ,fatkeqesisht nen kthetrat e ati doli edhe ky.Por ja : Ligji i tha jo…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?